Një episod kurioz ka ndodhur gjatë fjalimit që Papa ka mbajtur në Kongresin amerikan. Papa ka pirë pak ujë nga gota që i kishin vënë në podium, teksa mbante fjalimin. Kur ka mbaruar, një kongresmen katolik, republikani Bob Brady nga Pensilvania, fanatik i njohur në bindjet e tij fetare, e ka marrë me kujdes gotën me ujin e mbetur, e ka çuar në zyrën e tij dhe e ka pirë bashkë me gruan Debra dhe anëtaret e tjerë familjes.
Madje i ka mbetur edhe pak uje, për t’ja hedhur mbi flokë nipërve të tij.










