• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kongresi i PS/ Klosi: Fokusi te riorganizimi i strukturave dhe fitorja e zgjedhjeve të vitit 2025

by Java News
05/12/2023 19:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 8 dhjetor, Partia Socialiste do të mbajë kongresin e partisë. Sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, i ftuar në “News Line”, tha se në Kongres do të diskutohet për riorgazimin e PS dhe po ashtu do të ndizen motorët dhe puna për zgjedhjet parlamentare të 2025.

Ai tha se Partia Socialiste ka dëshmuar përmes garave, se është alternativa kryesore e shumicës së shqiptarëve, si në zgjedhjet lokale ashtu dhe ato parlamentare.

“Kjo është jeta normale e PS, e cila gjithmonë në dekadën e fundit ka pasur vetëm fitore. PS ka treguar që pas çdo fitore rigjeneron veten e saj. Kemi forcë shumë të madhe të në gjithë territorin, PS qeveris në shumicën e bashkive, por ky nuk është i vetmi tregues që ne jemi të gatshëm të fitojmë zgjedhjet e 2025. Jemi të përgatitur dhe kemi takuar të gjithë anëtarësinë e PS për të folur se çfarë duhet të bëjmë në vazhdim. Duhet të jemi të gatshëm për të fituar 2025 dhe do punojmë për të qenë një parti e fortë, vitale dhe një parti, e cila përçon interesat kombëtare”, tha ai.

I pyetur se cilat janë pikat kryesore ku do të bazohet Kongresi i Partisë Socialiste-së, Klosi dha këtë përgjigje:

“Do jetë një kongres arritjes dhe diskutimesh dhe do shpalosim problematika e jetës së brendshme dhe çfarë do bëjmë në vazhdim për të fuqizuar strukturën tonë, reformat që kemi realizuar dhe çfarë presim që të realizojmë pastaj dhe cilat janë pikat që ne e bazojmë forcën tonë. Ne qartazi po strukturojmë veten tonë që të jemi të gatshëm të fitojmë”, tha ai.

Ai komentoi dhe foli edhe për veprimet krahut të Foltores, të cilët prej kohësh kanë humbur busullën e debatit politik dhe në vend të kësaj kanë hyrë në rrugën e zhurmës, kaosit, dhe djegies  së flakadanëve në sallën e Kuvendit.

Sipas Klosit, kjo është zgjedhja e tyre, ndërsa PS-ja vazhdon punën e saj me realizimin e reformave dhe adresimin e shqetësimeve të qytetarëve.

“Ne nuk merremi fare me opozitën, por me hallin dhe shqetësimet e qytetarëve. Ajo nuk është një seancë parlamentare. Ata i vënë zjarrin karrigeve dhe ato janë veprime që nuk i shkojnë jetës parlamentare. Aty janë tre veta si më aktivët, por nuk ka frymë opozitare. Mos ia kërkoni PS që të edukojë kolegët e opozitës. Kjo është zgjedhje e tyre, zgjedhja jonë është të dialogojmë me qytetarët. Në mungesë të argumentit,  në mungesë të alternativës, kanë zgjedhur të ndezin flakadanë. Ne i drejtohemi qytetarëve duke bërë reforma dhe duke konsumuar kohë duke folur me ta, ata e konsumojnë atë kohë duke djegur karriget e kuvendit, është zgjedhja e tyre.”, tha ai./m.j

Next Post
BE paralajmëron: Sulmet terroriste gjatë Krishtlindjeve mbeten një rrezik i madh

BE paralajmëron: Sulmet terroriste gjatë Krishtlindjeve mbeten një rrezik i madh

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    2 years ago

    Te inceratoret qe ngritet skemen per te plackitur taksat e qytetarve,atje do behet edhe riciklimi juaj.Ca mendoni ju se shqiptaret ju kan votuar ju ndnji here,jo kurren e kurres.Te quajturat vota per pushtetin e pa meritua te dy palve,jane ndare mbi bazen e marrveshjes qe ka bere monstra e vicidolit me k/hajdutin edvin karapushtin.Mbajeni mende 2025 do te jete fundi juaj,i k/hajdutit me bandat e tije,e 2 monstrve ai i vicidolit,e ai i cepanit,perfundimi juaj do jete tragjike sh kumarxhi.

    Reply

Leave a Reply to shkurt 2014 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këshilli i Ministrave miraton projektligjin për vullnetarizëm, ja çfarë përfshin

VENDIMI/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur (EMRAT)

December 30, 2025
“I bëre shqiptarët frikacakë”, plas debati në studio mes Qafokut dhe Lapajt: Dështuat në zgjedhje, nuk ia dolët

“I bëre shqiptarët frikacakë”, plas debati në studio mes Qafokut dhe Lapajt: Dështuat në zgjedhje, nuk ia dolët

December 30, 2025
LVV do ta “zvogëlojë ndikimin e Listës Serbe” në institucionet e reja

LVV do ta “zvogëlojë ndikimin e Listës Serbe” në institucionet e reja

December 30, 2025
CIA ka kryer sulm me dron ndaj një objekti portual në bregun e Venezuelës

CIA ka kryer sulm me dron ndaj një objekti portual në bregun e Venezuelës

December 30, 2025
VIDEO-“U gjet i djegur plotësisht”/ Detajet nga policia: Ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 66-vjeçari

VIDEO-“U gjet i djegur plotësisht”/ Detajet nga policia: Ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 66-vjeçari

December 30, 2025
Berisha bëhet gati për “Foltoren”, Lapaj i “liron” vendin/ Zhvendos protestën disa metra më tutje

“Vitin e Ri do e hamë këtu në shesh si Krishtlindjet”, Lapaj: Do ketë reagim popullor kundër regjimit të Ramës

December 30, 2025
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Viti i përplasjes së drejtësisë me pushtetin

December 30, 2025
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Masat urgjente per prishjen e syrit te keq

December 30, 2025
Vrasja e Renis Dobrës, detaje nga dosja hetimore: Shenja laku në qafë, tiroidja e dëmtuar i shkaktoi vdekjen…Zbardhet dëshmia e kushëririt

Vrasja e Renis Dobrës, detaje nga dosja hetimore: Shenja laku në qafë, tiroidja e dëmtuar i shkaktoi vdekjen…Zbardhet dëshmia e kushëririt

December 30, 2025
Ngjarje e rëndë në Elbasan/ Një person gjendet pothuajse i djegur në katin e parë të një pallati (EMRI)

Ngjarje e rëndë në Elbasan/ Një person gjendet pothuajse i djegur në katin e parë të një pallati (EMRI)

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com