• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

LVV do ta “zvogëlojë ndikimin e Listës Serbe” në institucionet e reja

by Os De
30/12/2025 21:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor në Kosovë, është pothuajse e sigurt se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e Albin Kurtit do të përpiqet ta zvogëlojë ndikimin politik të Listës Serbe, duke ia dhënë postet e garantuara për komunitetin serb në Kuvend dhe në Qeveri partisë së Nenad Rashqiti nga partia “Për liri, drejtësi dhe mbijetesë”, thotë për Radion Evropa e Lirë politologu Ognjen Gogiq.

Ndërkaq, ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu paralajmëron se për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb është i domosdoshëm konsensusi i partive parlamentare që përfaqësojnë serbët.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lista Serbe, parti që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, ka fituar rreth 42 mijë vota, ndërsa partia e Nenad Rashiqit, i cili ishte ministër në Qeverinë e Kosovës pasi Lista Serbe braktisi institucionet kosovare në nëntor të vitit 2022, ka fituar rreth 4.700 vota.

Edhe pse Lista Serbe më 28 dhjetor deklaroi se me rreth 90 për qind të votave të komunitetit serb i ka fituar të gjitha dhjetë vendet e rezervuara për serbët në Kuvendin e Kosovës, Rashiq një ditë më vonë njoftoi se kishte fituar një ulëse.

Pas zgjedhjeve parlamentare në shkurt, kur Rashiq gjithashtu fitoi një vend në Kuvend, Lista Serbe e kontestoi në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e tij si nënkryetar i Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, duke pretenduar se janë shkelur Kushtetuta dhe Rregullorja e Punës të organit ligjvënës.

Gjykata ende nuk ka marrë ndonjë vendim për këtë çështje.

Kryeziu thotë se Gjykata Kushtetuese tani nuk ka domosdoshmërish nevojë të deklarohet, meqë ndërkohë janë mbajtur zgjedhje të reja, por nuk e përjashton mundësinë që Lista Serbe të paraqesë një ankesë të re nëse për nënkryetar të Kuvendit zgjidhet sërish Rashiç.

Zhvillime të mundshme dhe pasojat politike

Sipas Kushtetutës së Kosovës, njëri nga nënkryetarët e Kuvendit duhet të jetë nga “radhët e deputetëve të Kuvendit që mbajnë vende të rezervuara ose të garantuara të përfaqësuesve të komunitetit serb”.

Nga ana tjetër, sipas Rregullores së Punës së Kuvendit, kandidatin për nënkryetar nga radhët e komunitetit serb e propozon shumica e deputetëve të këtij komuniteti.

Në këto dispozita bazohet edhe Kryeziu, duke shtuar se në situatën kur vendet e rezervuara për komunitetin serb i ndajnë dy ose më shumë parti, propozimi mund të përcaktohet me short.

“Në momentin kur kemi dy ose më shumë parti serbe në Kuvendin e Kosovës, subjektet politike serbe duhet të bien dakord dhe me short të vendoset se kush do të jetë kandidati për nënkryetar të Kuvendit”, thotë ai, duke paralajmëruar se nuk duhet të përsëritet situata kur Kuvendi konstituohet pa nënkryetar nga radhët e komunitetit serb.

“Kjo nuk do të thotë se kandidati duhet të vijë nga partia më e madhe, por vetëm që të jetë përfaqësues i minoritetit serb”, shton Kryeziu.

Siç thotë ai, këtë e ka konstatuar më herët edhe Gjykata Kushtetuese, kur nxori vendim mbi një ankesë të paraqitur nga Lista Serbe.

Politologu Ognjen Gogiç vlerëson se Nenad Rashiç fillimisht mund të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit, e më pas edhe ministër në Qeverinë e Kosovës, ndërsa në Kuvend do ta zëvendësonte dikush nga partia e tij.

Ai beson gjithashtu se Lista Serbe do ta kontestojë sërish zgjedhjen e Rashiçit, qoftë për nënkryetar të Kuvendit apo për ministër në Qeveri.

Lista Serbe këmbëngul në qëndrimin se Rashiç nuk ka numër të mjaftueshëm votash për të përfaqësuar komunitetin serb, duke thënë se votat i ka marrë edhe në zona ku nuk jetojnë serbët.

Cili është ndikimi real i Listës Serbe?

Pas zgjedhjeve të shkurtit, kur çdo votë e deputetëve ishte e rëndësishme për formimin e institucioneve, pothuajse askush nuk llogariste në nëntë votat e Listës Serbe.

Analistët politikë vlerësojnë se në këtë pozitë të Listës Serbe ka ndikuar edhe sulmi i armatosur në Banjskë në shtator të vitit 2023, ku u vra një polic i Kosovës, dhe që u krye nga një grup serbësh të udhëhequr nga ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç. Lista Serbe asnjëherë nuk u distancua nga ai.

Gogiq vlerëson për Radion Evropa e Lirë se institucionet e reja, të udhëhequra nga LVV-ja, në masë të madhe do ta “injorojnë” Listën Serbe dhe se ajo nuk do të ketë ndikim të rëndësishëm politik.

“Votat e Listës Serbe nuk janë të nevojshme për zgjedhjen e Qeverisë, as për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. E vetmja gjë që mund të bëjnë është ta kontestojnë zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nëse zgjidhet Rashiq, por edhe kjo është nën pikëpyetje të madhe, në varësi të qëndrimit të Gjykatës Kushtetuese”, thotë ai.

Hipotetikisht, shton Gogiq, LVV-ja mund të “lëshojë pe” ndaj Listës Serbe vetëm nëse Gjykata Kushtetuese vendos se nënkryetari i Kuvendit duhet të vijë nga partia më e madhe në Kuvend e komunitetit serb, që në këtë rast është Lista Serbe.

Zyrtarët e Listës Serbe shpesh në publik deklarojnë se kjo parti është përfaqësuesja e vetme dhe legjitime e serbëve në institucionet e Kosovës, por zëri i tyre edhe më herët pothuajse nuk është dëgjuar në Kuvend apo në Qeverinë e Kosovës, meqë rrallë kanë marrë pjesë në punën e këtyre institucioneve.

Shoqëria civile nga komuniteti serb më herët i ka bërë thirrje Listës Serbe që të marrë përgjegjësi dhe të angazhohet më aktivisht në jetën institucionale, në mënyrë që përmes institucioneve të ulet paqëndrueshmëria dhe të kontribuohet për paqe./ REL

Next Post
“I bëre shqiptarët frikacakë”, plas debati në studio mes Qafokut dhe Lapajt: Dështuat në zgjedhje, nuk ia dolët

"I bëre shqiptarët frikacakë", plas debati në studio mes Qafokut dhe Lapajt: Dështuat në zgjedhje, nuk ia dolët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

June 20, 2026
Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

June 20, 2026
Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

June 20, 2026
Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

June 20, 2026
SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

June 20, 2026
Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

June 20, 2026
Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

June 20, 2026
Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

June 20, 2026
Balla ironizon protestën për Zvërnecin: Bufat kanë filluar ta ndjejnë veten si flamingo

“Kush i merr shqiptarët për budallenj do marrë faturën në zgjedhje”, Balla tregon si opozita po manipulon fotot me AI

June 20, 2026
Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In