• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Konflikti për femrat, pronari i lokalit tallava masakron me shkop bejsbolli 23-vjeçarin

by A R
30/08/2016 09:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një i ri mbeti i plagosur rëndë dhe është në rrezik për jetën, pasi pronari i një lokali tallava në fshatin Dishnicë të Korçës e masakroi atë më shkop bejsbolli.

Sipas Policisë, ai ka marrë plagë të rënda në pjesën e kokës si pasojë e rrahjes barbare. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm kur 23-vjeçari me inicialet M.T., është konfliktuar me 41-vjeçarin Olsi Zyberi dhe për pasojë ky i fundit e ka goditur me sende të forta në kokë duke i shkaktuar dëmtime serioze.

Shkak i konfliktit është bërë një grindje banale ku personat edhe nën efektin e pijeve alkoolike janë konfliktuar me njëri-tjetrin duke përdorur edhe sendet e forta, çka ka shkaktuar edhe plagosjen rëndë të njërit prej tyre.

I riu i plagosur është dërguar menjëherë në spitalin e Korçës për të marrë ndihmën mjekësore. Por bluzat e bardha, për shkak të gjendjes së rënduar të tij vendosën ta dërgonin me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, në Tiranë. Ata kanë kërkuar helikopter, pasi transportimi me autoambulancë mund t’i rrezikonte jetën.

Grupi hetimor i ngritur për ngjarjen ka shoqëruar autorin, ndërsa është duke hetuar për të zbardhur rrethanat e plagosjes.

Aktualisht janë duke u marrë në pyetje edhe të tjerë persona që ndodheshin në lokal, pasi dyshohet se edhe ata mund të jenë të përfshirë në sherr. Motivet e ngjarjes mendohet të jenë për shkak të konsumit të alkoolit, por nuk përjashtohet edhe dyshimi që shkak të ketë qenë ndonjë femër raporton Panorama.

Ky nuk është rasti i parë që në të njëjtin lokal tallavaje në Dishnicë të ndodhin sherre e përplasje për motive banale ndërmjet klientëve të ndryshëm. “Specialistët e Seksionit të Krimeve kundër personit, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Olsi Zyberi, 41 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi, sot në lokalin e tij, në afërsi të fshatit Dishnicë, ky shtetas pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, me shtetasin M.O, 23 vjeç, banues në Korçë, e ka goditur këtë të fundit, në kokë me sende të forta.

Shtetasi M.O, pas ndihmës mjekësore të marrë në Spitalin e Korçës, u dërgua në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë të specializuar mjekësore”, thuhej në njoftimin e Policisë së Korçës./a.m.

Next Post
Petkoviq: S’mu desh të bindja asnjë prej kosovarëve

Petkoviq: S’mu desh të bindja asnjë prej kosovarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump ble një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump ble një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In