Një incident me pasojë plagosjen u regjistrua mesditën e sotme, rreth orës 12:50 në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër.
Pas një konflikti të castit, 47-vjeçari i identifikuar si Agron Beqaj ka plagosur me thikë 42-vjeçarin Besnik Idrizi, banues në fshatin Shtoj i Ri Shkodër.
Ai është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Falë reagimit të shpejtë të forcave policore u bë kapja dhe arrestimi autorit të dyshuar.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
/a.r











