• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konfliktet absurde të partive të reja me njëra-tjetrën

by Ervis Iljazaj
02/04/2025 13:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

Ndër të tjera, në panoramën politike shqiptare po shpërfaqet një konflikt i ri. Është konflikti midis partive të reja. Duke qenë se këto parti, nga “Shqipëria Bëhet”, “Nisma-Thurje” apo “Bashkë” e Arlind Qorrit, pa hequr këtu ndonjë parti tjetër si “Mundësia” për shembull, synojnë pak a shumë një tortë elektorati të ngjashme, do të ishte normale që herët apo vonë të kishte dhe konflikte midis tyre.

Sepse që të gjitha këto parti retorikën kryesore të tyren, më shumë se sa ideologjike, e kanë anti sistemike.

Të gjitha pa përjashtim, kryefjalën e tyre kanë ndryshimin dhe rinovimin e klasës politike kundër dyshes dhe sistemit Rama-Berisha.

Duke qenë kështu, duket sikur secili drejtues prej tyre pretendon që ta përfaqësojë këtë elektorat. Në këtë mënyrë, lufta e tyre ka filluar që tani, në studiot televizive më së paku. Gara e tyre është se cila nga ato përfaqëson vërtetë të renë dhe se cila nga ato është kundër oligarkëve apo kundër sistemit politik. Me pak fjalë, cila nga ato është ‘’ndryshimi’’ i vërtetë.

Një konflikt i tillë ka shkuar sot në gjykatë ku Adriatik Lapaj ka paditur Agron Shehajn për shpifje. Një konflikt që ka filluar prej kohësh me akuza dhe kundër akuza për ndershmëri apo dinjitet politik.

Mirëpo kjo ‘’luftë’’ absurde që bëjnë midis njëra-tjetrës është njësoj si ‘’lufta’’ midis të varfërve. Lufta midis të varfërve është një metaforë sociologjike që paraqet konfliktet në shtresat më të varfëra të shoqërisë duke lënë të qetë shtresat më të pasura të saj. Zihen në varfërinë e tyre në vend që të kërkojnë të kenë akses në të mirat materiale të shoqërisë.

Fiks kështu po ndodh edhe me partitë e reja, në Shqipëri. Diku për delirin e ndonjë drejtuesi, diku për paaftësinë politike, partitë e reja janë duke zhvilluar një betejë se kush do të përfaqësojë të renë. Në vend që të bashkojnë forcat kundër sistemit politik aktual, ato janë duke e ndarë edhe atë pak elektorat që mund ta përfaqësonin më së mirë së bashku. Në vend që të pretendojnë që të marrin elektorat nga dy partitë e mëdha, ato janë duke punuar për të marrë një pjesë të vogël të elektoratit duke krijuar përçarje dhe midis njëra-tjetrës.

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2025 do të kenë edhe një funksion të rëndësishëm për demokracinë shqiptare. Përveç faktit se kush do të jetë fituesi, ato të përcaktojnë nëse sistemi politik 34 vjeçar Rama-Berisha do të depërtohet dhe do të çahet nga parti të reja, apo ky sistem do të vazhdojë të qeverisë Shqipërinë edhe për shumë vite të tjera. Futja në skenën politike të partive të reja, kësaj here nuk ka rëndësi, të majta apo të djathta, do t’i shërbente sistemit politik shqiptar dhe demokracisë tonë. Kjo gjë do t’i jepte fund binomit Rama-Berisha dhe do të krijonte një hapësirë të re politike për perspektivën e Shqipërisë.

Mirëpo ky qëllim mund të arrihet vetëm nëse partitë e reja bëhen bashkë kundër këtij sistemi. Në të kundërt, do të fragmentizonin elektoratin e tyre dhe në terma pragmatiste do të humbisnin qëllimin. Nuk ka dyshim se skena politike shqiptare ka nevojë për ripërtëritje. Ka nevojë për fytyra dhe forca të reja. Ata që thonë se fragmentizimi i opozitës apo dalja e partive të reja është në favor të Ramës, ende nuk e kanë kuptuar se sfida e vërtetë e zgjedhjeve të vitit 2025 nuk është nëse do të fitojë Rama apo Berisha, por nëse ky binom 34 vjeçar do të arrijë që të çahet dhe të fillojë rinovimi i sistemit politik shqiptar.

Dhe këtë qëllim partitë e reja duhet ta kuptojnë që vetëm bashkë mund ta arrijnë qëllimin. Në të kundërt, sistemi politik 34 vjeçar i Shqipërisë do të vazhdojë të qeveriset edhe për shumë vite të tjera nga binomi Rama-Berisha.

Next Post
Skype nuk do të ekzistojë më nga 5 maji! Në cilën platformë do kalojnë përdoruesit?

Skype nuk do të ekzistojë më nga 5 maji! Në cilën platformë do kalojnë përdoruesit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, mblidhen edhe prokurorët: Shqetësim, sulmet e vazhdueshme publike

Zyrtarizohen kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, pesë emra në garë

August 3, 2026
Nga sot, temperatura përvëluese në Shqipëri: Si të parandaloni emergjencat e lidhura me nxehtësinë

Tjetër “goditje” nga i nxehti afrikan! Në mesjavë temperaturat shkojnë mbi 40 gradë celsius

August 3, 2026
Nafta në bursë 10% më lirë se në nisje të vitit, por në Shqipëri u ul vetëm 1.2%! Kompanitë e karburantit nuk reflektojnë as zhvlerësimin e dollarit

Sinjalet për ulje të tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit, bie çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare

August 3, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Kur kolltuku lëkundet, digjen teserat e partisë…

August 3, 2026
Dronët ukrainas godasin sërish Rusinë, zjarr në magazinën e gjigantit Wildberries

Dronët ukrainas godasin sërish Rusinë, zjarr në magazinën e gjigantit Wildberries

August 3, 2026
Berisha anti-SHBA ose vesi del me shpirtin dhe Gonja, ‘biri i erës’

Huaja 302 milionë dollarë mes Kushtetutës, non grata-s dhe Uashingtonit

August 3, 2026
Garancia Evropiane / Sala: Plani i Veprimit 2026–2030 do të mbështesë rreth 100 mijë fëmijë në nevojë

Garancia Evropiane / Sala: Plani i Veprimit 2026–2030 do të mbështesë rreth 100 mijë fëmijë në nevojë

August 3, 2026
Greqia në luftë me flakët, zjarri në Atikën Perëndimore del jashtë kontrollit, evakuime dhe operacione nga toka dhe ajri

Greqia në luftë me flakët, zjarri në Atikën Perëndimore del jashtë kontrollit, evakuime dhe operacione nga toka dhe ajri

August 3, 2026
Akuzat: SHBA dhe Izraeli kanë ‘gisht’ në valën e emigrantëve marokenë drejt Spanjës!

Akuzat: SHBA dhe Izraeli kanë ‘gisht’ në valën e emigrantëve marokenë drejt Spanjës!

August 3, 2026
Fokusi te “Shqipëria 2030”/ Publikohet agjenda e detajuar e Samitit të IV të Diasporës

Tej retorikave për hapje konsullatash dhe një paralele

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com