• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konfirmohet Zoran Zaev, LSDM-ja fituese e zgjedhjeve lokale në Maqedoni

by Java News
16/10/2017 10:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

LSDM-ja e kryeministrit, Zoran Zaev, sipas të dhënave të para jozyrtare të KSHZ-së është fituese e zgjedhjeve lokale të së dielës.
Kjo parti ka njoftuar fitoren në 40 nga gjithsej 80 komuna të Maqedonisë, ndërsa thuajse në të gjitha të tjerat do të shkojë në balotazh në rrethin e dytë zgjedhor.
LSDM-ja, bazuar në të dhënat e përpunuara ka fituara komunat më të mëdha të vendit, thuajse shumicën e dhjetë komunave të Shkupit, si dhe të qyteteve tjera në Manastir, Prilep, Ohër, Strumicë, Shtip e të tjera.

Fitoren në zgjedhje e shpalli Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së dhe njëherësh kryeministër i vendit
“Populli në këto zgjedhje dha mesazhin, se mbështet politikat e qeverisë së re, i dha mbështetje politikës sonë për një shoqëri për të gjithë, i dha mbështetje rritjes dhe zhvillimit ekonomik”, ka deklaruar Zaev.

LSDM-ja ka fituar edhe në komunën e Haraçinës ta banuar tërësisht me popullatë shqiptare.
Ndërkohë, VMRO DPMNE-ja e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, në paraqitjen rreth mesnate ka shprehur kritika për mbarëvajtjen e zgjedhjeve duke denoncuar parregullsi të shumta, sipas tij.
Gruevski tha se për të gjitha parregullsitë do t’i informojë organet kompetente, por gjithashtu nuk e përjashtoi mundësinë që të marrë përgjegjësinë për humbje në zgjedhje.

“Për rezultatin zgjedhor do të diskutojnë organet më të larta partiake dhe gjithsesi se edhe unë nuk do t’i ik përgjegjësisë për rezultatin e arritur”, ka deklaruar Gruevski pa saktësuar nëse do të japë dorëheqje.
Te partitë shqiptare, zgjedhjet kanë përfunduar vetëm në dy komuna, në Kërçovë ku ka fituar kandidati i BDI-së, por i mbështetur edhe nga partitë e tjera shqiptar, si dhe në një komunë tjetër më të vogël rurale, në Pllasnicë.

Në 12 komuna tjera të banuara kryesisht me popullatë shqiptare si në Tetovë, Gostivar, Strugë, Çair si dhe komuna tjera do të ketë balotazh me kandidatëve të BDI-së si dhe lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët.
“Bashkimi Demokratik për Integrim dukshëm udhëheq në nivel të republikës. Mendoj se ky do të jetë mandati i 11-të i fitoreve të BDI-së”, ka deklaruar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. BDI-ja pretendon se është fituese e zgjedhjeve me rreth 100 mijë vota.

Lëvizja Besa, ndërkohë, në vlerësimin e parë për zgjedhjet ka folur për parregullsi të shumta gjatë procesit zgjedhor, të cilat ka njoftuar se i ka deponuar në organet përgjegjëse për procedim të mëtejmë.
Por, edhe kjo parti opozitare ka thënë se është fituese e zgjedhjeve pasi sipas saj ajo ka fituara vota pa koalicion me parti maqedonase, siç ishte BDI-ja me LSDM-në në disa komuna.

“Duke pasur parasysh se BDI-ja ishte në koalicion me LSDM-në, kjo i bie që BESA është partia e parë shqiptarë në Maqedoni. Nga votat e numëruara deri tani ne kemi rritje të dyfishtë dhe kjo na bën partinë e parë shqiptare”, ka deklaruar Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.
Nga Aleanca për Shqiptarët, gjithashtu, kanë thënë se rezultati i tyre është dyfishuar, ndërsa kanë shpallur fitoren e kandidatëve të saj në Strugë dhe Gostivar, të cilët në rrethin e dytë kalojnë në avantazh kundrejt kandidatëve të BDI-së dhe LSDM-së.

Kjo parti në balotazh shkon edhe në disa komuna tjera me BDI-në. Ilmi Aziri nga shtabi zgjedhor i kësaj partie tha se në zgjedhjet e së dielës e dielës Aleanca për Shqiptarët i ka dyfishuar votat duke u bërë forca e dytë politike te shqiptarët.

“Këto zgjedhje shërbyen për të konfirmuar Aleancën për Shqiptarët si forcën kryesore kombëtare dhe progresive të së ardhmes, kurse Zijadin Sela u konfirmua si lider i pakontestueshëm i shqiptarëve në Maqedoni”, ka deklaruar Aziri.
Dalja në votimet e së dielës ka qenë pak më shumë se 50 për qind, te zonat e banuara me shqiptarë, dalja ka qenë me e ulët, madje në disa zona edhe deri në 40 për qind. /REL

a.ç

Next Post
Kryeministri i ri austriak dhe rreziku për Europën

Kryeministri i ri austriak dhe rreziku për Europën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In