• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryeministri i ri austriak dhe rreziku për Europën

by A R
16/10/2017 10:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sebastian Kurz nuk ka vendosur ende, por një koalicion i djathtë në Austri do të sjellë me vete një valë nacionalizimi dhe vështirësi për BE-në, mendon Bernd Riegert.

Ish-ministri i Jashtëm i Çekisë, Karel Schwarzenberg, një evropian i zgjuar, ka frikë se Austria do të  “orbanizohet”. Schwarzenbergu mendon se krijimi i një koalicioni të djathtë do të sjellë me vete një valë nacionalizimi në Austri, gjë që si në Hungarinë e drejtuar prej kryeministrit Victor Orban, mund të çojë në një ristrukturim të plotë të shtetit. Nëse Sebastian Kurz, i ri, por plotësisht i vetëdijshëm për pushtetin, do të krijojë koalicion me partinë populiste të djathtë FPÖ të Heinz-Christian Strache, politika e migracionit, siguria e brendshme, por edhe çështje strukturore do të marrin një drejtim të ri, ndonjëherë të dyshimtë.

Kurz dhe Strache janë të të njëjtit mendim se azilkërkuesit dhe emigrantët ilegalë mund të ndalen vetëm nëse mbyllen kufijtë. Më tepër dëbime dhe ekstradime, kampe për emigrantët në Afrikë apo në ishuj të pabanuar: Këto janë disa nga argumentet që përdori Kurz-i për të bindur zgjedhësit.

Edhe pse shumica e të huajve në Austri janë nga vendet e BE-së frika në Austri është e madhe. Edhe aty sikurse në Gjermaninë Lindore populistët e djathtë fituan më tepër vota në zonat ku ka më pak të huaj.

Populistët e djathtë në Evropë të gëzuar

Madje edhe socialdemokratët filluan nga fundi i fushatës që të përdornin ide të tilla, por ndoshta me vonesë. Sebastian Kurz dhe Heinz-Christian Strache duan të lejojnë më tepër referendume në Austri, p.sh. për anëtarësinë në eurozonë dhe në BE. Prania e populistëve të djathtë në qeverinë austriake do ta forconte pa nevojë frontin e tyre në Evropë, nga Finlanda, në Hungari, Greqi dhe Itali. Miqtë më të ngushtë të Heinz-Christian Straches janë nacionalistët francezë dhe qeveria ruse.  Dhe Sebastian Kurz duket se nuk ka frikë nga këto dhe mendon se me Heinz-Christian Strachen do ta ketë më të lehtë koalicionin se sa me socialdemokratët.

Evropa do ta ketë të vështirë me Kurzin si kancelar

Partnerët në BE, sidomos kancelarja Angela Merkel, do të ndeshin në vështirësi me kolegun e tyre të ri. Ky mendohet se do të ndjekë në të ardhmen një kurs nacionalist dhe do të bashkohet me grupin e Vishegradit, Poloninë, Çekinë, Hungarinë dhe Slovakinë. Ky grup, opozita jozyrtare ndaj Brukselit, që e ndjen veten nën tutelën e Gjermanisë, do të forcohet. Pra pritet ndoshta që nën presionin e Austrisë qëndrimi qortues i BE-s ndaj praktikave jodemokratike në Poloni ose Hungari të bëhet më i vështirë. Po ashtu pritet të ketë edhe korrigjime në qëndrimin ndaj Rusisë. Austria është tepër e interesuar për biznese me Rusinë, edhe në sektorin e energjisë, dhe pritet të angazhohet për heqjen e sanksioneve.

Një koalicion mes konservatorëve dhe populistëve të djathtë do të ishte një eksperiment fatal për Austrinë. Justifikimet se populistët e djathtë kanë qenë në koalicione të mëparshme me socialdemokratët apo liberalët nuk vlejnë. Sepse tani  Heinz-Christian Strache dhe partia e tij ndjekin një kurs të fortë izolues. A vlen më parulla e dikurshme  “Tu Felix Austria” që ishte pjesë e vulës së perandorëve të mëparshëm? Le të shpresojmë se Sebastian Kurz do të marrë vendmin e duhur dhe do të hyjë në koalicion me socialdemokratët.

Next Post
Tiranë, nis aksioni për zhbllokimin dhe pastrimin e pusetave

Tiranë, nis aksioni për zhbllokimin dhe pastrimin e pusetave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Shqiptarë e serbë, më mirë nën sindromën e viktimizimit apo viktima të megalomanisë?

August 12, 2026
“Piromanët para drejtësisë, të ndëshkohen ashpër”- Lamallari thirrje Prokurorisë për të hetuar zjarrvënësit: Luftë nga ajri dhe toka për të shuar flakët

“Piromanët para drejtësisë, të ndëshkohen ashpër”- Lamallari thirrje Prokurorisë për të hetuar zjarrvënësit: Luftë nga ajri dhe toka për të shuar flakët

August 12, 2026
Linjë falas për pensionistët, Ministria e Shëndetësisë publikon numrin ku mund të telefonojnë për këshillim dhe mbështetje!

Linjë falas për pensionistët, Ministria e Shëndetësisë publikon numrin ku mund të telefonojnë për këshillim dhe mbështetje!

August 12, 2026
Qeveria nisi procedurën për anulimin e kontratës koncesionare, MABCO e Pacollit letër ministrit Karakaçi: Të zgjidhim mosmarrëveshjet me negociata

Qeveria nisi procedurën për anulimin e kontratës koncesionare, MABCO e Pacollit letër ministrit Karakaçi: Të zgjidhim mosmarrëveshjet me negociata

August 12, 2026
Zjarr i madh edhe në Perlat të Mirditës, flakët rrezikojnë banesat dhe shkollën e fshatit!

Zjarr i madh edhe në Perlat të Mirditës, flakët rrezikojnë banesat dhe shkollën e fshatit!

August 12, 2026
Zjarr i madh në Daias të Tiranës, helikopter nga ajri dhe forca nga terreni për shuarjen e flakëve!

Zjarr i madh në Daias të Tiranës, helikopter nga ajri dhe forca nga terreni për shuarjen e flakëve!

August 12, 2026
Më shumë se 4 orë, mbyllet takimi i kryeministrit Rama me krerët e bashkive në Kuç të Vlorës! Zbardhen diskutimet

Më shumë se 4 orë, mbyllet takimi i kryeministrit Rama me krerët e bashkive në Kuç të Vlorës! Zbardhen diskutimet

August 12, 2026
Bloomberg: Lufta e brendshme midis pragmatistëve dhe fanatikëve shpërthen në Iran, ndërsa Khamenei mbetet i padukshëm!

Bloomberg: Lufta e brendshme midis pragmatistëve dhe fanatikëve shpërthen në Iran, ndërsa Khamenei mbetet i padukshëm!

August 12, 2026
Blerëse e fuqishme në tregun global

Blerëse e fuqishme në tregun global

August 12, 2026
Rusia godet një anije mallrash që transportonte pajisje ushtarake në Odessa dhe magazinat e karburantit!

Rusia godet një anije mallrash që transportonte pajisje ushtarake në Odessa dhe magazinat e karburantit!

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com