• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Konfirmohet pista e policisë, Afrim Kallari: Vëllain e vrava se mbillte hashash

by Aalison Pearse Stevens
04/06/2016 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zjarrfikësi 43-vjeçar, që vrau me çifte vëllain e tij në Valias të Tiranës, ka shpjeguar dje gjerësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes, duke saktë- suar se debati kishte të bënte me mbjelljen e kanabisit.
Afrim Kallari ka treguar para hetuesve se kishte pasur konflikte të vazhdueshme më të vëllain, Elmir Kallarin, ndërsa të enjten situata i doli nga kontrolli dhe e qëlloi me armë zjarri.

Kallari është shfaqur i penduar për krimin që ka kryer, por nga ana tjetër ka treguar se nëse Policia do të gjente kanabisin e kultivuar, ai rrezikonte të hiqej nga puna.

Ai ka shpjeguar se fillimisht ishte zënë me nënën e tij, pasi me të ishte ndeshur fillimisht te stallat e bagëtive. Edhe me nënën, Kallari ka deklaruar se kishte të njëjtin problem, pasi ajo mbante anën e të vëllait dhe nuk e kundërshtonte për mbjelljen e drogës. Madje, sipas tij, vëllai nuk kishte qenë aty në momentin që ka debatuar me nënën, por ajo e ka lajmëruar djalin tjetër që të shkonte aty.

Sipas 43-vjeçarit të arrestuar, nëna e tij Behija, ishte duke kullotur lopën, bashkë me vajzën e tij 10-vjeçare. Ndërsa vetë ai kishte shkuar te stallat e Universitetit Bujqësor ku zhvillohen eksperimente të Ekonomisë Didaktike, për të zëvendësuar kunatin që ishte në punë atje.

Në atë vend kishte gjetur nënën bashkë me vajzën dhe i kishte thënë që të shkonte në shtëpi, por ajo nuk e kishte dëgjuar.

Më pas, kur ka mbërritur vëllai i tij atje janë konfliktuar. Gjatë konfliktit, Kallari thotë se ka nxjerrë armën e gjahut nga makina duke qëlluar një herë në ajër dhe një herë drejt tij.

DESHMIA

Afrim Kallari ka treguar në Polici se kishte konflikte të shumta e debate të herëpashershme me të vëllain, por më i fundit ishte për mbjelljen e kanabisit, të cilin ai nuk e kishte toleruar.

“Sapo kisha mbyllur punën në Kombinat, ku punoj si zjarrfikës dhe kisha shkuar tek objekti i Universitetit Bujqësor ku zhvillohen eksperimente të Ekonomisë Didaktike, që ne e njohim si stallat e Valiasit. Aty shkova që të ndërroja kunatin tim që punon. Që të pushonte pak ai, do ta zëvendësoja unë për disa orë. Në atë vend jam përballur me nënën dhe me të u zura në fillim, sepse donte të vazhdonte të kulloste lopën dhe unë i thashë të shkonte në shtëpi, se kishte qëndruar mjaftueshëm.

Pata një debat të ashpër me nënën”, ka treguar në Polici 43-vjeçari i arrestuar. Sipas tij, vëllai nuk ndodhej aty në momentin që ndodhi debati me të ëmën, por ishte ajo që e njoftoi. “Nëna dërgoi vajzën 10 vjeçe që të lajmëronte vëllain. Ai erdhi aty brenda pak minutash me një makinë tip ‘Peugeot’ dhe menjëherë m’u drejtua duke më bërtitur e kështu u konfliktuam.

Filloi si një debat për të mbrojtur nënën, siç ndërhynte ai gjithmonë edhe kur flisja me familjarët e tjerë, por në fakt kishim edhe hesape të tjera bashkë”, është shprehur Kallari. Ndërsa ka shtuar se këto hesape kishin të bënin pikërisht me kultivimin e drogës.

“Ai donte të mbillte lëndë narkotike në tokat tona, por unë e kam kundërshtuar gjithmonë. Nuk doja të kisha probleme me shtetin. Sikur asgjë të mos ndodhte, mua do të më hiqnin nga puna.

Unë me atë punë mbaja fëmijët. U mblodhën shumë gjëra bashkë dhe unë nxora çiften që kisha me leje dhe e mbaja në makinë. Kam qëlluar një herë në ajër e më pas drejt”, ka dëshmuar Afrim Kallari. Ndërsa është shprehur i penduar për atë që ka ndodhur, pasi, sipas tij, gjithç- ka ndodhi nga gjaknxehtësia./Panorama/a.m.

Next Post

Kelmendi e Gjakova zyrtarisht në "RIO 2016"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

April 2, 2026
Pashkë nën breshërinë e dronëve/ Rusia “shkrin” armëpushimin, Zelensky thirrje urgjente SHBA-ve

Pashkë nën breshërinë e dronëve/ Rusia “shkrin” armëpushimin, Zelensky thirrje urgjente SHBA-ve

April 2, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 3 Prill 2026

April 2, 2026
Gjykata heq “pezullimin nga detyra” për kreun e IMT-së Tiranë

Gjykata heq “pezullimin nga detyra” për kreun e IMT-së Tiranë

April 2, 2026
Fushata elektorale/ Çupi del me parashikimin për zgjedhjet e 14 majit: Ja çfarë do të ndodhë të dielën

2 Prill, si mbetën të kënaqur vrasësit dhe të vrarët!?

April 2, 2026
Arsenal armësh në një studio tatuazhesh në Durrës, arrestohet 44-vjeçari

Arsenal armësh në një studio tatuazhesh në Durrës, arrestohet 44-vjeçari

April 2, 2026
Interpelanca/ Balliu: Efektivët janë të inkriminuar. Lamallari: Ka probleme, por s’mund të hedhim baltë politike mbi faktet

Interpelanca/ Balliu: Efektivët janë të inkriminuar. Lamallari: Ka probleme, por s’mund të hedhim baltë politike mbi faktet

April 2, 2026
Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takim me homologen Davkova! Çfarë do të diskutohet

Presidenca i përgjigjet PD-së: Këshilli i Sigurimit nuk merr vendime! Begaj, në kontakt me institucionet dhe partnerët

April 2, 2026
35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

April 2, 2026
Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In