Alvaro Morata është lënduar në ndeshjen e fundit me Manchester Cityn, pasi ka zgjatur muskulin e këmbës. Sulmuesi spanjoll do të mungojë për të paktën një muaj e gjysmë, pas lëndimit që pësoi në ndeshjen ndaj Manchester Cityt, shkruan The Guardian.
Morata ka zgjatur muskulin e këmbës së djathtë, duke humbur kështu disa ndeshje shumë të rëndësishme.
Ai përveç që do të mungojë në dy ndeshjet e Kombëtares spanjolle, Morata nuk do të luaj as në dy ndeshjet ndaj Romës në Ligën e Kampionëve dhe disa ndeshje në Premierligë, përgatiti ”Express”. (b.an)