• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konferencë në Romë/ Shqiptarët në Itali: Puna, Integrimi dhe Mbrojtja Sociale

by Ardit Rada
22/11/2020 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Romë u zhvillua  konferenca me temë: “Shqiptarët në Itali: Puna, Integrimi dhe Mbrojtja Sociale”, e cila diskutoi problematikën e njohjes të së drejtës së pensioneve për qytetarët shqiptarë në Itali, e cila prek nje numur të madh prej tyre. Organizatoret e kësaj konference ishin një numur sindikatash dhe institucionesh italiane si FaiCisl (Sindikata e Punëtorëve të Industrisë Agrare), INAS (Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqerore), Confronti (Qendra e Studimeve Sociale, Politike e Fetare) në bashkëpunim me Ambasadën e Shqiperisë në Itali. Ky ishte hapi i parë i një fushatë sensibilizuese publike ndaj institucioneve dhe politikës italiane për të marrë vendime konkrete në planin e njohjes të së drejtës së pensioneve për qytetarët shqiptarë me vendbanim të rregullt në Itali.

Nga pala shqiptare në këtë aktivitet morën pjesë zëvendësministri i Evropës dhe Punëve të Jashtme, Sokol Dedja, në cilesinë e Koordinatorit Kombëtar për Mbrojtjen Sociale dhe Pensionet për shqiptarët në Diasporë dhe ambasadorja e Shqipërisë në Rome, Anila Bitri. Nga pala italiane moren pjesë zevendesministrja e Punës dhe Çeshtjeve Sociale, Francesca Puglisi; Senatori Tommaso Nannicini (PD), Kryetar i Komisionit parlamentar për Punën dhe Mbrojtjen Sociale; Sekretari i Përgjithshem i FAI CISL Onofrio Rota; Presidenti i INAS CISL Gigi Petteni; Sekretari i Përgjithshem i CISL Giulio Romani, dhe sociologu Rando Devole.

Gjatë konferencës, që u u ndoq online nga afërsisht 42 mijë shikues përmes faqeve zyrtare në Facebook të FAI CISL, Centro di Studi Confronti dhe të Ambasadës së Shqipërisë në Romë u paraqitën dëshmi të gjalla të qytetarëve shqiptarë që kanë punuar dhe kontribuar gjatë këtyre tri dekadave në Itali. Në Konferencë u theksua se cështjet e mbrojtjes sociale dhe të pensioneve janë një proces i vazhdueshëm dhe se po përparohet drejt një marrëveshjeje përfundimtare mes të dy vendeve. Njohja e së drejtës së pensioneve për qytetarët shqiptarë dhe marrëveshja eventuale do të jetë një deshmi tjeter e thellimit të marrëdhenieve të ngushta te partneritetit strategjik mes Shqiperisë dhe Italisë, nënvizoi Konferenca

Next Post
Pako me tritol poshtë “Benz”-it në Vlorë

Pako me tritol poshtë “Benz”-it në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

March 11, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Tensionet në Lindjen e Mesme, Putin përfiton për rritjen e ekonomisë së Rusisë

March 11, 2026
Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

March 11, 2026
Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

March 11, 2026
Tirana qendër festimesh për Ditën e Verës, Veliaj zbulon aktivitetet që mbahen sot

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Si do të bëhet lëvizja e mjeteve më 14 mars

March 11, 2026
I shumëkërkuari u arratis/ Shoferi: E mora rastësisht në rrugë, s’ia kam idenë se kush është

I shumëkërkuari u arratis/ Shoferi: E mora rastësisht në rrugë, s’ia kam idenë se kush është

March 11, 2026
Von der Leyen paralajmëron: Mendësia e Rusisë nuk ka ndryshuar që nga Konferenca e Jaltës

Rritja e çmimeve, Von der Leyen: Kthimi i BE te karburantet ruse do të ishte një gabim strategjik

March 11, 2026
Ndryshimet në qeveri/Blendi Klosi: Janë ekskluzivitet i Kryeminstrit. Nesër mblidhet grupi parlamentar…

“Nuk e pengojmë hetimin për Ballukun”, Klosi: Imuniteti, vendimmarrje që i takon Kuvendit

March 11, 2026
Gogu i tërheq veshin drejtësisë: Duhet proces i rregullt ligjor, barazi mes palëve dhe respektim i të drejtës për t’u dëgjuar!

Gogu i tërheq veshin drejtësisë: Duhet proces i rregullt ligjor, barazi mes palëve dhe respektim i të drejtës për t’u dëgjuar!

March 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

“Ndënë thundrën e përdhunës…”

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In