• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konferencë BE-Ballkan në shtator, Borrell: Anëtarët e rinj pranohen në BE vetëm me meritë

by Java News
31/08/2023 19:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenca spanjolle e Bashkimit Europian do t’i kushtojë një vëmendje të veçantë Ballkanit Perëndimor. Këtë e konfirmoi përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Gjatë një eventi në Madrid, ai njoftoi se Unioni do të mbajë një konferencë të përbashkët me Ballkanin Perëndimor në fund të shtatorit për të analizuar situatën në rajon. Borrell nënvizoi se kjo do të bëhet krahas takimeve tjera që do të zhvillohen, siç është samiti i Procesit të Berlinit.

“Çështja e zgjerimit ka qëndruar lart në diskutimet tona. Ukraina duhet të bëhet një vend anëtar i Bashkimit Europian. Ballkani Perëndimor gjithashtu. Sa më shpejt. Lufta në Ukrainë ka pasur një efekt kolateral për të përshpejtuar procesin e zgjerimit.

Sigurisht që është një proces i bazuar në meritë. Një shtet do të bëhet anëtar kur të përmbushë të gjitha kushtet. Por në të njëjtën kohë është mirë për të caktuar një objektiv politik”, tha Josep Borrell, përfaqësues i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme.

Borrell shtoi se BE duhet të jetë e përgatitur për pranimin e vendeve të reja anëtare, por vetëm kur kandidatët të kenë përmbushur kushtet. Shefi për politikën e jashtme foli edhe për dialogun duke konfirmuar takimin e radhës Kurti-Vuçiç.

“Më 14 shtator do të zhvilloj një takim të nivelit të lartë të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dhe si ndërmjetësues do të kërkoj për zgjidhje”.

Hera e fundit që Kurti-Vuçiç janë takuar ka qenë data dy maj. Më pas mes tyre ka pasur shkëmbim akuzash dhe tensione për shkak të krizave të vazhdueshme në veri të Kosovës./m.j

Next Post
Reagimi/ Arrestimi i drejtorit të shërbimit zjarrfikëses dhe vartëseve të tij, AMP del me njoftim zyrtar, zbardhen akuzat

Reagimi/ Arrestimi i drejtorit të shërbimit zjarrfikëses dhe vartëseve të tij, AMP del me njoftim zyrtar, zbardhen akuzat

Comments 1

  1. Armand Babi says:
    2 years ago

    Nuk duam qe Shqiperia te futet ne bashkimin Evropjan sepse Bullgaria dhe Rumania qe kane 17 vjet qe u futen ne bashkimin Evropjan njesoj jane sic ishin para 15 vjetesh nuk ndryshoi ndonje gje as aeroplan kane as tanke as raketa as nendetese as fabrika ne te njejtat shtepi jetojne qe jetonin ne kohen e komunizmit.bashkimi evropjan eshte kot fare eshte i pa rendesishem

    Reply

Leave a Reply to Armand Babi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në kërkim prej 1 viti, dorëzohet ish-zv kryeministri shqiptar i RMV

Në kërkim prej 1 viti, dorëzohet ish-zv kryeministri shqiptar i RMV

February 23, 2026
“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

Një i plagosur në Burrel pas një konflikti në lokal, dy persona shpallen në kërkim

February 23, 2026
SHBA ofronte 15 milionë $ për të, kush është “El Mencho”, që u vra nga ushtria meksikane

SHBA ofronte 15 milionë $ për të, kush është “El Mencho”, që u vra nga ushtria meksikane

February 23, 2026
Përshkallëzohen tensionet SHBA–Iran. Uashingtoni akuza Teheranit: Ke bërë marrëveshje me Moskën

Përshkallëzohen tensionet SHBA–Iran. Uashingtoni akuza Teheranit: Ke bërë marrëveshje me Moskën

February 23, 2026
“Mbajeni mend këtë emër”, Eni Çobani: Nuk ka ndodhur ndonjëherë në këto 14 vjet, noterja…

“Mbajeni mend këtë emër”, Eni Çobani: Nuk ka ndodhur ndonjëherë në këto 14 vjet, noterja…

February 23, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

A do mundet Albin Kurti të heqë qafe Vjosa Osmanin, si “presidente e SHBA” në Kosovë

February 23, 2026

Milano dhe Londra kryesojnë, si po ndryshon harta ajrore e Shqipërisë

February 23, 2026
Dita e sotme me kthjellime e vranësira kalimtare, rriten temperaturat

Dita e sotme me kthjellime e vranësira kalimtare, rriten temperaturat

February 23, 2026
Protesta para Kryeministrisë, procedohet nga policia Adriatik Lapaj: Zaptoi hapësirën publike

Çfarë pret Adriatik Lapaj?

February 23, 2026
4 marsi afati i fundit! Kurti nis konsultimet me opozitën, a ka marrëveshje për Presidentin?

4 marsi afati i fundit! Kurti nis konsultimet me opozitën, a ka marrëveshje për Presidentin?

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In