• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konferenca ndërqeveritare, Costa: Inkurajuese të shohësh progresin e Shqipërisë

by A R
14/04/2025 09:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria do të çelë grupkapitullin e dytë të negociatave me Bashkimin Europian – “Tregu i Brendshëm”, në Konferencën e katërt ndërqeveritare Shqipëri – BE, e cila do të mbahet ditën e sotme në Luksemburg.

Kryeministri Edi Rama, kryeson delegacionin shqiptar në këto bisedime, i përbërë nga ministra, zëvendësministra dhe drejtues të punës për kapituj përkatës, teksa është pritur nga Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa.

Në një deklaratë të përbashkët për mediat, Rama u shpreh shumë mirënjohës për kohën e kushtuar nga Presidenti Costa. Kryeministri tha se jemi të përkushtuar për të përmbushur të gjitha detyrat për të përmbyllur negociatat.

“Një tjetër konferencë dhe çelim kapituj të tjerë ndërkohë që me Presidentin jam shumë mirënjohës për kohën që më ka kushtuar për të zhvilluar një bisedë rreth përparimit që ne po bëjmë për këtë proces dhe pastaj edhe për samitin e ardhshëm të komunitetit politik europian që është një eveniment i rëndësishëm në përgjithësi, por ka një rëndësi të posaçme në këtë moment në kohë dhe do të flasim për rajonin ndaj të cilit Presidenti është veçanërisht i përkushtuar. Kështu që ka shumë për të diskutuar dhe jemi tej mase të përkushtuar për të përmbushur të gjitha detyrat e kalendarit ambicioz për të mbyllur negociatat brenda 2027”, u shpreh Kryeministri Rama

Ndërkohë presidenti i Këshillit Evropian,Antoinio Costa u shpreh se është inkurajuese të shohësh progresin e Shqipërisë në rrugëtimin drejt BE.

“Së pari jam i gëzuar që pres sot kryeministrin Edi Rama sepse është kënaqësi të takohemi, të flasim dhe të shkëmbjemë me Edi Ramën dhe së dyti sepese zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor është përparësi e qartë për BE dhe është investimit më i rëndësishëm gjeostrategjik për paqen, begatinë dhe stabilitetin e kontinentit tonë dhe është vërtetë inkurajuese të shohësh progresin e Shqipërisë në këtë rrugëtim.  Sot po çelim një grupkapitull tjetër dhe ambicia jonë është që të çelim edhe më tej grupkapituj për tu negociuar gjatë këtij viti sepse kemi një kalendar shumë konkret dhe duam që të realizojmë dhe kjo është e rëndësishme për BE dhe Shqipërinë dhe mendoj që kjo është një shenjë e rëndësishme për rajonin sepse mendoj që mënyra më e mirë për të garantuar mirëqendine dhe paqen është me BE dhe anëtarësimin në të”, u shpreh presidenti i Këshillit Evropian,Antoinio Costa.

Ndër të tjera, presidenti i Këshillit Evropian tha se në mes të Majit do të zhvillojë një tur vizitash në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Ja pse do të vizitoj përsonalisht rajonin në mes të muajit Maj për të vizituar të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor për të rritur bashkëpunimin tonë dhe përpjekjet tona të përbashkëta pasur rezultate të mira. Kjo është një mundësi shumë e mirë për të folur për samitin që do të mbahet më 16 Maj në Tiranë. Europa është më shumë se BE, por ëhstë e rëndësishme që ne të jemi së bashku të bashkuar sepse të bashkuar jemi më të fortë dhe bota ka nevojë për një Europë më të fortë”, theksoi Presidenti Costa.

Next Post
Trump për sulmin ndaj Sumy, Ukrainë: “Ata bënë një gabim të tmerrshëm” – Zelensky e fton në Kiev

Trump për sulmin ndaj Sumy, Ukrainë: “Ata bënë një gabim të tmerrshëm” – Zelensky e fton në Kiev

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush do t’i bashkohet Sali Berishës? SHBA gati listën e re të “non grata”-ve, përfshihet edhe Shqipëria

Zbulohet dokumenti: PD pagoi 800 mijë dollarë në një vit për t’i hequr Berishës non-gratën

March 30, 2026
Serbia siguron marrëveshje të re importi gazi me Rusinë, Vuçiç: E falenderova presidentin Putin

Serbia siguron marrëveshje të re importi gazi me Rusinë, Vuçiç: E falenderova presidentin Putin

March 30, 2026
Vota e diasporës, PS: Të shtyhet afati vetëm për emigrantët që janë refuzuar

Sanksione deri në përjashtimin e subjekteve në zgjedhje, zbardhet drafti për financimin e partive

March 30, 2026
E përjashtuan nga PD, Madhi sulmon selinë blu: Unë nuk mbështes njerëz të krimit për pazare si ju!

E përjashtuan nga PD, Madhi sulmon selinë blu: Unë nuk mbështes njerëz të krimit për pazare si ju!

March 30, 2026
Negociatat me BE| Dhuka: Mbi 630 nisma për transformimin e vendit, kryesisht këtë vit

Negociatat me BE| Dhuka: Mbi 630 nisma për transformimin e vendit, kryesisht këtë vit

March 30, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Nga “gjyqtarë të gjyqtarëve” në kandidatë për gjyqtarë

March 30, 2026
“Ne i kemi bërë detyrat, Italia mbështetës kryesor”, Rama për RAI: Integrimi në BE është përshpejtuar

“Ne i kemi bërë detyrat, Italia mbështetës kryesor”, Rama për RAI: Integrimi në BE është përshpejtuar

March 30, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Rama: Barrën kryesore e ka ekonomia, siguria ushqimore “sfifda e sfidave”

Shqipëria drejt BE-së, Rama: Barrën kryesore e ka ekonomia, siguria ushqimore “sfifda e sfidave”

March 30, 2026
A ta therim patën?

A ta therim patën?

March 30, 2026
2.3 miliardë të krishterë në ankth! Konflikti mes Kishës Katolike dhe Izraelit në Jeruzalem

2.3 miliardë të krishterë në ankth! Konflikti mes Kishës Katolike dhe Izraelit në Jeruzalem

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In