• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konferenca Ndërkombëtare e Nanoteknologjisë, Veliaj: Një fillim i mbarë i serive të eventeve të Kryeqytetit Europian të Rinisë

by Java News
04/10/2021 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edicioni i 21-të i Konferencës Ndërkombëtare të Trendeve në Nanoteknologji, një nga konferencat kryesore europiane kushtuar shkencës dhe teknologjisë nanoskale, ka mbledhur në Tiranë këtë vit rreth 400 pjesëmarrës nga e gjithë bota.

Objektivi kryesor i këtij Nano-Workshopi, i cili do të zgjasë plot 4 ditë, është rritja e mëtejshme e bashkëpunimit midis tre vendeve: Shqipërisë, Japonisë dhe Spanjës në fushën e Nanoshkencës dhe Nanoteknologjive dhe aplikimet e tyre në fusha të rëndësishme, si shkencat e jetës, teknologjitë e informacionit dhe energjisë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili ka përshëndetur Konferencën në ceremoninë e çeljes së saj, u shpreh i lumtur që më në fund kryeqyteti është hapur edhe për takime të tilla shkencore të nivelit të lartë.

“Është kënaqësi që ju sollët këtë Konferencë në Tiranë, por ajo që më bën mua jashtëzakonisht të lumtur është hapja e kryeqytetit pas Covidit edhe për shkencën. Unë shpresoj vërtet që ky të jetë vetëm fillimi i serive të këtyre eventeve, pasi Tirana vitin e ardhshëm do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë,” u shpreh Veliaj.

Ndërsa duke e vënë theksin te hapja e Shqipërisë ndaj vetë shkencës, kryebashkiaku tha se në zemër të Tiranës po ngrihet qendra më e madhe e teknologjisë në Ballkan. “Ju e dini që në Bulevardin pranë zyrës së Kryeministrit ne po punojmë për Piramidën e re. Piramida e Tiranës funksionoi si një mauzoleum për diktatorin Enver Hoxha, pasi ai u nda nga jeta kaloi në një muze, pastaj në një disko, ndërsa tani ajo do të jetë akademia më e madhe e kodimit për fëmijët tanë. Mendoj se ky është një angazhim dhe vullnet i yni politik për të zhvilluar shkencën,” nënvizoi Veliaj.

Në Shqipëri vetëm pak kohë më parë është ngritur pranë Akademisë së Shkencave Njësia e Nanoshkencës dhe Nanoteknologjisë Shqiptare./m.j

Next Post
Arrihet dakordësia për deklaratën e samitit të BE, çfarë thuhet për Shqipërinë

Arrihet dakordësia për deklaratën e samitit të BE, çfarë thuhet për Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pagat e magjistratëve ndezin Kuvendin: Mazhoranca propozon +8.500 lekë, PD kundër! KLGJ-KLP kërkuan 10-fishin

Pagat e magjistratëve ndezin Kuvendin: Mazhoranca propozon +8.500 lekë, PD kundër! KLGJ-KLP kërkuan 10-fishin

September 14, 2026
“Po goditet demokracia vendore”, kryetarët e bashkive të Rrjetit B40 deklaratë të përbashkët për Veliajn

“Po goditet demokracia vendore”, kryetarët e bashkive të Rrjetit B40 deklaratë të përbashkët për Veliajn

September 14, 2026
Pse Natalie Harp është gjithmonë pranë Trump? Rriten pyetjet dhe polemikat

Pse Natalie Harp është gjithmonë pranë Trump? Rriten pyetjet dhe polemikat

September 14, 2026
“Kam denoncuar kancerin e politikës Ilir Meta”/ Valteri: PS nuk është si opozita që u fsheh në listën e mbyllur si ‘struci’

“Veliaj duhet të lirohet”/ Valteri: Hetimi ka një vit që është mbyllur, Tirana ka nevojë për kryebashkiakun

September 14, 2026
Porti i Durrësit/ Kapen 41.3 kg kokainë nga Brazili, droga me vlerë rreth 2 milionë euro

Porti i Durrësit/ Kapen 41.3 kg kokainë nga Brazili, droga me vlerë rreth 2 milionë euro

September 14, 2026
“Pasqyrë Albania një mur për të mashtruar qytetarët”- Berisha akuza kryeministrit: Rama do që të vjedhë 130 mln euro në Aeroportin e Vlorës!

“Asnjë takim personal”/ Berisha pas kthimit nga SHBA-të: Tre ngjashmëritë me vizitën e para 35 viteve

September 14, 2026
Treni pranë kufirit u sulmua, a është ky një paralajmërim për Europën?

Treni pranë kufirit u sulmua, a është ky një paralajmërim për Europën?

September 14, 2026
Katër vjedhje në Peqin dhe Elbasan, në pranga dy persona, policia u gjen makinën e marrë me qira dhe mjetet e përdorura për grabitjet

Kishin humbur rrugën në një terren të vështirë malor në Qafë Mollë, Policia u shkon në ndihmë dy turistëve gjermanë

September 14, 2026
Pagat e magjistratëve, Rama: Hata që një gjyqtar thotë se pagat na takojnë sepse ‘i kemi mbledhur vetë’

Pagat e magjistratëve, Rama: Hata që një gjyqtar thotë se pagat na takojnë sepse ‘i kemi mbledhur vetë’

September 14, 2026
Zyrtarët indianë kapen "mat" duke ngrënë teksa Putin fliste në Samitin BRICS, reagime të shumta në rrjet (VIDEO) -

Zyrtarët indianë kapen mat duke ngrënë teksa Putin fliste në Samitin BRICS, reagime të shumta në rrjet (VIDEO) –

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com