Eksperti i gjeopolitikës, Ledjon Krisafi ishte sot në Studio Live teksa komentoi punimet e Konferencës së Mynihut që po mbahet aktualisht në Gjermani dhe temën e nxehtë për kontinentin e vjetër, atë të luftës në Ukrainë.
Krisafi evidentoi për Arbër Hitajn qëndrimin e SHBA-së përmes zv.presidentit JD Vance në këtë konferencë, i cili sipas tij duke më tepër një ofensivë ndaj Europës se sa Rusisë.
‘Këto ditë edhe me sekretarin mbrojtjes kemi një ofensivë amerikane kundër Europës. Ajo që tha JD Vance se Rusia dhe Kina nuk janë rreziqe, por rreziku për Europën është brenda Europës. Idetë ndryshe brenda Europës po shtypen. Përmendi rastin kur janë anuluar zgjedhjet në Rumani. E njëjta gjë në Britani kur persona që flasin kundër qeverisë, burgosen mënjanohen. Thelbi i asaj që tha JD Vance që ka qenë pasuar me deklarata një pjesë e vendeve europiane po zbatojnë politika shumë të majta, të ngjashme me Biden dhe Harris.
Për hir të këtyre politikave po shtypen idetë ndryshe. Dikush që kundërshton qeverinë për trasgjinorët burgosen. Çdo zë sipas JD Vance duhet të jenë të pranueshme. Kandidati që fitoi në Rumani është pro rus. Këto janë fjalë jo të mira për BE, pasi Rusia mbetet ende një kërcënim. Qeveritë ndryshojnë. Kjo administratë amerikane përfaqësuar nga Vance dhe sekretarie i mbrojtja po sjellin idetë e tyre në BE. Ide që mbështeten nga Elon Musk, që kanë mbështetje të madhe ndaj forcave të djathta. Po shohim një ofensivë kundër Europës.’
Krisafi shikon si shqetësuese edhe fjalët e sekretarit amerikan të mbrojtjes Pete Hegseth në konferencë, se Europa do jetë vetëm pa SHBA-në në rast konflikti me Rusinë.
‘Dje, sekretari i mbrojtjes në një takim në NATO deklaroi se Europa është e vetme përballë Rusisë. Ky është një lajm i mirë për Rusinë. Prej dekadash vendet e Europës shfrytëzuan mbrojtjen e SHBA-së. Thelbi i fjalëve është një ulje vigjilence nga ana e NATO-s. I tha Europës nëse keni luftë me Rusinë jeni të vetëm. Këto janë fjalë shqetësuese nga sekretari amerikan i mbrojtjes. Një lloj zhbërje e NATO-së në Europë. Europa duhet të mendojë për mbrojtjen e saj pa Uashingtonin. Ndryshim radikal në politikën amerikane. Zhbëu atë që është NATO. Është si muzikë për Vladimir Putin.’
Krisafi bie dakord se BE nuk ka bërë sa duhet për mbrojtjen ndër vite dhe tani e sheh veten të vetme përballë kërcënimit rus.
‘Vendet europiane kanë shfrytëzuar ekonominë amerikane. Gjermania, Franca apo të tjera nuk kanë investuar në mbrojtje pasi kanë qenë në mbrojtjen e SHBA. Thelbi i deklaratës që SHBA nuk do mbrojë më Europën, hedh poshtë 80 vjet histori. Europa pa NATO, pa SHBA nuk e ka më atë fuqi. Europa duhej të kishte investuar në ushtri prej dekadash. Kemi çarje brenda perëndimit.’
Lidhur me këto qëndrime të SHBA-së, rusët janë të kënaqur vijon më tej Krisafi.
‘Në Rusi janë pritur me gëzim. Jo vetëm fjalët e JD Vance por edhe fjalët e Trump. Pete Hegseth tha se Ukraina nuk do jetë në NATO. Kanë plotësuar kushtet e Rusisë përpara se të ulen në tavolinë.3 kushtet e Rusisë i plotësoi, i dha territorin, Ukraina jo në NATO, SHBA nuk e mbrojnë më Europën përballë kërcënimit rus. Tani që do ulen në tavolinë nuk e di çdo firmosin. Rusët thanë administrata amerikane është kthyer te realizmi. Vladimir Putin mund të kërkojë më shumë kur të ulen në tavolinë.’
Trump është i gatshëm të ulet me Putin, por paraprakisht duke i plotësuar atij të gjitha kushtet që përpara marrëveshjes.
‘Trump i gatshëm të ulet me Putin. Më i gatshëm se Putin. Kemi një lloj qasje të ndryshme nga administrata Trump, nga ajo Biden. Trump mjafton të arrijë paqen, pavarësisht si janë kushtet. Po i jep Rusisë çdo gjë që dëshiron.’
Rusët do vijojnë luftën edhe nëse vijojnë negociatat për paqen.
‘Për momentin do vazhdojë lufta njëkohësisht me negociata. Putin nuk pranon armëpushimin. Armëpushimi do vijë kur të ketë marrëveshje. nuk ka armëpushim pasi Rusia kërkon sa më shumë territor. Rusia të 4 territoret i ka aneksuar, por kontrollon 80%, në tavolinë kërkon edhe 20% tjetër. Ideja e tyre negociatat bëhen në mënyrë paralele me pushtimin.’
Zelensky në këtë mes nuk ka më asnjë rol dhe SHBA pret të bëhen zgjedhje në Ukrainë.
‘Zelensky e ka kuptuar se nuk ka asnjë rol. Kur të arrihet një marrëveshje, nga administrata do kërkojë zgjedhje të reja në Ukrainë. Dhe me shumë mundësi do humbasë. Ajo çka kërkoi Trump prej Ukrainës, kërkon që paratë e investuara në Ukrainë të rikthehen prej mineraleve të rralla. Ukraina dhe Zelensky duhet të pranojnë kushtet se s’bën. Gjaku i ushtarëve të Ukrainës ka shkuar dëm.’
Krisafi është kundër një marrëveshje sipas propozimit amerikan, pasi e nxjerrë perëndimin dhe SHBA-në humbëse përballë Rusisë.
‘Nëse marrëveshja do jetë kjo që kemi parë në këto momente, atëherë perëndimi dhe SHBA dalin të humbur. Prandaj them që nuk ka shumë logjik kjo qasje e Trump dhe administratës. Duhej të bëheshin front me BE dhe Britani. Por shohim se amerikanët po luftojnë më shumë me europianët se me Rusinë. Ky është një gabim i administratës Trump. Për të treguar se është president paqebërës, është duke e nxjerrë perëndimin humbëse. Putin ka ndryshuar kufij me dhunë. Jo vetëm po i plotësohen kërkesat por vendos precedentë që mund ta aplikoj dhe Kina në Tajvan.’