Edhe pse tensionet janë të mëdha, ka edhe momente humori kur diskutohet për krizën mes Ukrainës dhe Rusisë. Presidenti i Ukrainës nuk e ka harruar profesionin e tij të parë, atë të komedianit. Gjatë fjalës së tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ai bëri shaka duke thënë se mikrofoni i tij është hakuar nga Rusia.
“E shikoni, Rusia nuk është këtu, por prapë se prapë është! Ata dëgjojnë”, tha Zelensky, duke bërë që audienca të qeshte me të madhe. “Një sekondë, më duket se është një sulm kibernetik”.