• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Konferenca dy ditore për Ukrainën, Von der Leyen zhbllokon 3 miliardë euro për Kievin

by E B
25/06/2026 17:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një konferencë dyditore për rindërtimin e Ukrainës pas luftës u hap në Poloni. Liderët e Polonisë, Bullgarisë, Estonisë, Finlandës, Letonisë, Lituanisë, Rumanisë dhe Suedisë, së bashku me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, u takuan në qytetin portual veriperëndimor të Gdanskut, për t’u bërë thirrje kompanive dhe vendeve të investojnë kapital në Ukrainë pas përfundimit të konfliktit.

Kryeministri polak Donald Tusk deklaroi në nisje të konfërencës se partenrët besojnë tek forca e Ukrainës për ti bërë ballë rusisë, teksa solli shëmbullin e nisjes së luftës së dytë botërore pikërisht në Gdansk dhe historisë së rindërtimit të atij qyteti.

“Ishte pikërisht këtu, në Gdansk, që Evropa përjetoi një nga ngjarjet më të trishta të historisë së saj, me të shtënat e para të Luftës së Dytë Botërore. Qyteti më pas u rindërtua jo vetëm në aspektin arkitektonik, por edhe në shpirt. Dhe ky do të jetë i njëjti fat edhe për Ukrainën. Në Bashkimin Evropian të gjithë besojmë se ky vend mund t’i rezistojë pushtimit rus”, tha Tusk.

Presidentja e KE Von Der Leyen, njoftoi lëvrimin e një pjese të kredisë që BE miratoi për UKrainën e që do të shërbejë për industrinë ukrainase të dronëve.

“Sot po transferojmë këstin e parë të kësaj kredie, mbi 3 miliardë euro ndihmë makrofinanciare. Ky është solidaritet në veprim që tregon se mbështetja e Evropës për Ukrainën është e destinuar të zgjasë.  Ne vazhdojmë t’u bëjmë thirrje të gjithë partnerëve tanë që të ruajnë mbështetjen e tyre, sepse një Ukrainë e fortë dhe e pavarur është në interesin e të gjithëve. Ambicia jonë nuk është vetëm të ndihmojmë Ukrainën të rezistojë, por ta ndihmojmë atë të rritet dhe të prosperojë si një vend i lirë dhe evropian”, tha ajo. 

Von Der Leyen nënvizoi edhe hapjen e grupkapitullit të parë me Ukrainën në kuadër të negociatave për anëtarësim, si një provë se mbështetja e BE ndaj Kievit është e vazhdueshme. Volodymyr Zelenskyy, anulloi pjesëmarrjen për shkak të krizës diplomatike të hapur me Varshavën dhe dërgoi si kryesuese të delegacionit kryeministren Yulia Svyrydenko.

Polonia dhe ukraina kundërshtohen pasi kjo e fundit emërtoi një njësi ushtarake me emrin Ushtria Kryengritëse e Ukrainës që konsiderohet simbol i rezistencës kundër sundimit sovjetik dhe i luftës për pavarësi por që në varshavë e shohin si përgjegjëse për vrasjen e shumë polakëve në të kaluarën.

Sa i takon rindërtimit, një raport i përbashkët i Ukrainës, Banka Botërore, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, i publikuar në shkurt, vlerësoi se rindërtimi pas luftës do të kushtojë rreth 588 miliardë dollarë. Megjithatë, pa përparim në bisedimet e ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund luftimeve, bindja e investitorëve për të mbështetur rimëkëmbjen e Kievit është treguar e vështirë.

Next Post
Gazment Bardhi, në sintoni me kë?

Kundër establishmentit, jo kundër SHBA-së!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Akademia e Sigurisë hap dyert për 390 studentë, Hita: Energjia dhe mentaliteti i të rinjve janë të domosdoshëm

Akademia e Sigurisë hap dyert për 390 studentë, Hita: Energjia dhe mentaliteti i të rinjve janë të domosdoshëm

October 7, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 8 Tetor 2026

October 7, 2026
Vdekja misterioze pas një epruvete të thyer, çfarë ndodhi në laboratorin e Siberisë?

Vdekja misterioze pas një epruvete të thyer, çfarë ndodhi në laboratorin e Siberisë?

October 7, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Gjuha diskriminuese e kryeministrit të Sllovenisë kundër shqiptarëve të Kosovës

October 7, 2026
Zgjidhën një mister mbi 100-vjeçar, dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në Kimi

Zgjidhën një mister mbi 100-vjeçar, dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në Kimi

October 7, 2026
Zjarr i madh në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër, dyshohet i qëllimshëm

Tre vatra zjarri në Bestrovë të Vlorës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

October 7, 2026
Dosja “Call Center”, 5 gra kërkojnë pezullimin e dënimit, shkak fëmijët e mitur

Dosja “Call Center”, 5 gra kërkojnë pezullimin e dënimit, shkak fëmijët e mitur

October 7, 2026
UEFA heton lojtarin izraelit për dyshimin se pështyu trajnerin e Irlandës -

UEFA heton lojtarin izraelit për dyshimin se pështyu trajnerin e Irlandës –

October 7, 2026
5 “gracka” në shtëpi që ju vjedhin hapësirën pa e kuptuar

5 “gracka” në shtëpi që ju vjedhin hapësirën pa e kuptuar

October 7, 2026
Frikë nga murtaja, OBSH-ja i kërkon Moskës sqarime për rastin e dytë të dyshuar -

Frikë nga murtaja, OBSH-ja i kërkon Moskës sqarime për rastin e dytë të dyshuar –

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com