• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Komuniteti i ri politik europian, Rama: Kemi vëmë theksin tek të rinjtë dhe bota universitetare

by A R
03/10/2022 11:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka folur këtë të hënë në lidhje me takimin e liderëve europiane që do të mbahet në Pragë më 6 Tetor. Kreu i qeverisë u shpreh se së bashku me Holandën, Shqipëria ka marrë një nismë ku synohet të konkretizohet në mënyrë sa më reale vizioni dhe projekti i ri i komunitetit politik europian. Rama tha se së bashku me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte ka shkruar një editorial për disa nga drejtimet që besojnë se janë shumë të rëndësishme. Rama theksoi se si Shqipëri është vënë theksi ndër të tjera tek të rinjtë dhe tek bota universitare. Sipas Ramës, ky do të jetë një proces që do të kërkojë kohën e vet dhe shtoi se dimensioni akademik dhe arsimor i integrimit të plotë në BE duhet t’i paraprijë anëtarësimit të plotë të vendeve të Ballkanit në BE.

“Dua ta mbyll me një koment mbi një nismë e cila deri pak vite më parë do të ishte totalisht e paimagjinueshme, një nismë e përbashkët të Shqipërisë dhe Holandës apo Holandës dhe Shqipërisë, si të doni për të angazhuar bashkësinë europiane në një drejtim ku ne synojmë një konkretizim sa më real të vizionit dhe të projektit të ri të komunitetit të ri politik europian. Brenda pak ditësh në datën 6, të gjithë liderët e kësaj gjeografie, që përfshijnë vendet e BE, vendet e Ballkanit, vendet që janë shumë të zhvilluara, por që nuk janë pjesë e BE si Zvicra apo si Norvegjia e kështu me radhë do të mblidhen në Pragë për të diskutuar jetësimin e idesë së një komuniteti të ri politik europian. Së bashku me kryeministrin Rutte kemi shkruar një editorial që do të publikohet nesër në Politico mbi disa nga drejtimet që ne besojmë janë shumë të rëndësishme për këtë komunitet të ri europian dhe nga ana jonë si Shqipëri kemi vënë theksin ndër të tjera tek të rinjtë dhe tek universiteti, bota universitare europiane, tek domosdoshmëria që të rinjtë tanë dhe që universitetet tona që janë jashtë rrjetit të universiteteve europiane të BE, të kenë mundësinë e një aksesi të barabartë. Çka do t’i jepte një hov shumë të konsiderueshëm procesit të ndërkombëtarizimit të universiteteve tona duke mundësuar krijimin e sinergjive me universitetet europiane dhe praktikisht për ta ulur bisedën krejtësisht me këmbë në tokë duke u dhënë mundësi nxënësve tanë që mbarojnë gjimnazet në Shqipëri që të mos kenë nevojë domosdoshmërisht të largohen për të shkuar për të studiuar në një universitet serioz në Spanjë, apo në Holandë, Gjermani e kështu me radhë, por ta gjejnë këtu në Shqipëri mundësinë që duke hyrë në një fakultet vendas të kenë programin dhe pastaj në fund diplomën e barazvlefshme të një universiteti europian, të Spanjës, Holandës, Gjermanisë e kështu me radhë. Ky do të jetë një proces, do të kërkojë kohën e vet, por për ne është e rëndësishme që të shtyjmë në këtë drejtim sepse nuk ka asnjë diskutim që dimensioni akademik dhe arsimor i integrimit të plotë në BE nuk duhet të presë anëtarësimin e plotë të vendeve të Ballkanit në BE. Por duhet t’i paraprijë këtij anëtarësimi. Nëse kjo do të përqafohet edhe nga vendet e tjera dhe nëse do të kthehet në një politikë të re të BE do të jetë një arritje e jashtëzakonshme dhe një lehtësim i jashtëzakonshëm për të gjitha ato familje që investojnë shumë nga kursimet apo nga financat e tyre për t’i shkolluar fëmijët në universitete jashtë vendit, për të gjithë ata që i përkasin botës akademikë këtu në vend, dhe nuk diskutohet për përfituesit e drejtpërdrejtë që janë studentët dhe studentet”, u shpreh Rama.

Kryeministri i bëri komentet gjatë Kongresi i Parë Ndërkombëtar i Nanoteknologjisë, i cili u mbajt këtë të hënë në Tiranë për arritjet e sfidat e sotme të teknologjisë, si edhe mundësitë e ambiciet zhvillimore të Shqipërisë në këtë aspekt, në fushat e shëndetit, sigurisë, bujqësisë, mjedisit etj.

Rama falenderoi lidershipin e ri të Akademisë së Shkencave për angazhimin dhe u shpreh se “Akademia nga një hapësirë përshpirtjeje ku më shumë e mbanin në këmbë të vdekurit se të gjallët është kthyer në një pikë referimi që dalëngadalë po çel dyer që dukeshin të pamundura për botën në të cilën akademia ishte kyçur”.

Sa i përket universitetit ai theksoi se janë katërfishuar fondet europiane për kërkimin shkencor. Sipas Ramës baza në arsimim është fuqizuar dhe përmirësuar, por duhet fuqizuar dhe përmirësuar universitetin.

“Është një ide legjitime, dhe një e drejtë legjitime për të synuar universitetet më prestigjioze europiane mbi bazën e rezultateve të shkëlqyera këtu në shkollën e mesme dhe është fakt që shqiptarët, vajza dhe djem, që mbarojnë të mesmen në Shqipëri shkëlqejnë në universitetet më prestigjioze dhe është fakt që mesatarja e rezultateve të tyre në universitetet europiane në tërësi është ndër mesataret më të larta të studentëve të huaj në ato universitete. Ç’ka tregon që Baza në arsimim është fuqizuar dhe përmirësuar. Por nga ana tjetër çfarë na vë para përgjegjësisë që të fuqizojmë dhe përmirësojmë universitetin”, u shpreh Rama.

/a.r

Next Post
Inflacioni në Turqi, më i larti në 24 vjetët e fundit

Inflacioni në Turqi, më i larti në 24 vjetët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma Territoriale, deputeti i PS: Do ta çojmë përpara edhe nëse nuk arrihet konsensus me opozitën

Reforma Territoriale, deputeti i PS: Do ta çojmë përpara edhe nëse nuk arrihet konsensus me opozitën

July 22, 2026
A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

July 22, 2026
Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër, disa persona e godasin me grushte pas një konflikti

Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër, disa persona e godasin me grushte pas një konflikti

July 22, 2026
Nafta në Shqipëri arrin në 206 lekë për litër, transporti kërkon ndërhyrje të Qeverisë për subvencionim

Nafta në Shqipëri arrin në 206 lekë për litër, transporti kërkon ndërhyrje të Qeverisë për subvencionim

July 22, 2026
Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge më 1 qershor 2027

Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge më 1 qershor 2027

July 22, 2026
“Transformimi nuk ndalet”, Rama: Ushtarakët më parë, të nënvlerësuar! Sot përkujdesje e veçantë për ta.

“Transformimi nuk ndalet”, Rama: Ushtarakët më parë, të nënvlerësuar! Sot përkujdesje e veçantë për ta.

July 22, 2026
Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

July 22, 2026
“Vallja e hajdutëve” para Kryeministrisë, qytetarët ia marrin valles në protestë të maskuar si politikanë (VIDEO)

“Vallja e hajdutëve” para Kryeministrisë, qytetarët ia marrin valles në protestë të maskuar si politikanë (VIDEO)

July 22, 2026
“Krimi” i banorëve të Thethit se zgjodhën qytetarinë e jo urrejtjen!

“Krimi” i banorëve të Thethit se zgjodhën qytetarinë e jo urrejtjen!

July 22, 2026
Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In