• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Komunistët e lavdërojnë se e thjeshtojnë, antikomunistët me po aq zjarr…”, Fuga: Kadare shpalli pavarësinë e kulturës nga politika

by A R
03/07/2024 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Fuga

Në këtë ditë të fundit që trupi i Tij është edhe pak orë mes nesh, ndodhi ajo që pritej, u shfaq dora e fundit që Ai na jep për t’u emancipuar!

Komunistë e lavdërojnë sepse e thjeshtojnë atë që Ai krijoi te idealet e tyre. Antikokomunistë që e lavdërojnë me po aq zjarr sepse ai i dha goditje mitit të një stalinizmi që nuk kishte të bënte me shqiptarët.

Por, po ndodh edhe më tej: Komunistë hedhin gurin mbi të sepse ai nuk i qëndroi besnik idealeve të tyre. Antikomunistë që vjellin vrer sepse e quajnë në shërbim të komunizmit!

E gjitha kjo jehonë, zhurmë, kjo qarje-qeshje, ky trishtim – gëzim, ky vlerësim – baltosje vërtetoi në ditën e fundit kur Ai është edhe pak trup-midis-nesh se letërsia e Tij nuk mund të gjykohet politikisht, se kultura që Ai derdhi mbi mendjen e këtij kombi nuk mund të jetë e gjykueshme politikisht, apo sikurse thuhet se letërsia dhe arti i tij nuk mund të reduktohet te politika.

Politikisht kultura nuk mund të kuptohet!

Edhe ditën e fundit, pa folur, sikurse dukej se nuk mund të fliste prej kohësh, Ai prodhoi aktin sublim të shprehjes madhore:

Pavarësinë e kulturës nga politika! Ai nuk mund të gjykohet politikisht.

Shteti ynë para së gjithash duhet t’i kërkojë falje. Ky është nderimi më i madh që mund t’i bëjë. Në dekada të tëra ai kishte pasur të drejtë ndaj shtetit. Por, shteti kishte forcën fizike mbi të. Por, vetëm kaq ama!

Forca publike për dekada me radhë të jetës së tij e dhunoi psikologjikisht, makina propagandistike deshte ta bënte robin e vet, por nuk ja doli dot, lloj-lloj veprimesh tinzare kanë dashur t’i dërmojnë gjeninë krijuese, qarkullime, përgjime,kanosje, emërime, letra anonime, kërcërnime.

Ai sapo iu dha mundësia nuk deshi më të përzjehej me politikën!

Sot pa folur, i ftohtë, me atë që po ndodh, Ai kreu aktin e fundit sublim !

Shpalli pavarësinë e kulturës ndaj politikës, papajtueshmërinë e gjykimit politik me krijimin letrar dhe kulturor, artistik, lirinë e intelektualit për të qenë përtej burokracisë!

Ai përsëri u ngrit lart, i pakuptueshëm!

Next Post
“Nuk e more Nobelin, por…”, Rama: Ismail, s’ta tregoj dot ç’më panë sytë duke u marrë me funeralin tënd

"Nuk e more Nobelin, por…", Rama: Ismail, s'ta tregoj dot ç’më panë sytë duke u marrë me funeralin tënd

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In