• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Komunikimi publik, pjesë e shëmtisë shqiptare

by Aalison Pearse Stevens
04/10/2016 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Nga Skënder Minxhozi/

Dy personazhe të artit dhe atij që quhet rëndom gossip (thashetheme), janë sharë në mënyrë të ulët publikisht para dy ditësh. Epitetet që kanë fluturuar nëpër faqet e rrjeteve sociale i përkasin gjuhës vulgare të rrugës dhe jo imazhit e formatit të njerëzve publikë, me emër e mbiemër nga prapa. Por ky është vetëm një episod mikroskopik i banalizimit të komunikimit mes personave “Vip”, i cili ka prekur masivisht sot jo vetëm artin e spektaklin, por edhe institucionet e shtetit, përfshirë edhe politikën.

Sidomos politikën! Kur një gazetar bën një akuzë ndaj një deputeti, ky kthehet dhe e kërcënon se do të hapë ato që ka për gazetarin në fjalë në “xhepat e valixhes”. Kur një kryeministër shprehet për një kryetare bashkie (mbi të gjitha një grua) se “qyteti qeveriset nga një hu”, kjo të bën të ngresh supet i shokuar. Kur një kryetar opozite replikon me pasardhësin e tij në bashkinë e Tiranës, duke u shprehur se do t’i çojë një kastravec, si përgjigje ndaj padisë në gjyq, edhe ky është një standart tejet i ulët dhe i padenjë për veshët e atyre që e kanë votuar “pro” ose “kundër” politikanin në fjalë. Kur një ish kryeministër nuk le epitet të imagjinueshëm pa shpikur çdo javë, vetëm që të shajë e fyejë cilindo që i del përpara syve, ne kujtohemi në atë moment se sa kohë jemi duke humbur në rrugën drejt vendit normal që duam të krijojmë. Dhe kur më në fund, të gjithë politikanët bashkë, kapërcejnë të enjteve pragun e parlamentit, batërdia orale nuk njeh më kufi. E vetmja zgjidhje është të ndërrosh kanal dhe të shohësh ndonjë dokumentar shkencor apo të dëgjosh muzikë.

Elita e sotme shqiptare kultivon një nivel komunikimi publik që është pak ta quash skandaloz. Është një gjuhë e dhunshme, plot epitete fyese dhe sharje që duket se janë bërë të zakonshme, edhe kur dalin nga gojët më të “larta” të sferës politike e sociale të vendit. Politikanë sharës, këngëtarë banalë, futbollistë vulgarë e të dhunshëm – duket sikur rrethohemi nga një mungesë endemike e etiketës dhe edukatës më elementare. Aq sa thirrja dëshpëruar e orëve të fundit e Driteroit, për t’i dhënë fund sherreve në Kuvendin e Shqipërisë, ngjan me imazhin mitologjik të Diogjenit, i cili me qiri të ndezur në mes të ditës kërkonte njeriun!

Jeta shqiptare të fton të jesh i fortë. Bëhu i fortë, i ashpër, me “thepa”, nëse do të mbijetosh. I forti respektohet, i pasjellshmi tolerohet, i dhunshmi adhurohet, shkelësi i rregullave është i suksesshëm, bën karrierë dhe fiton miliona. Kjo është deviza e një shoqërie që nuk po e gjen dot busullën e normalitetit dhe që jepet me lehtësi përballë instiktit, e jo logjikës. Kultivimi i formatit të të fortëve, është një ndër veset më të shëmtuara që tranzicioni, me të gjithë deformimet e tij, e ka ngulitur fort në indin e shoqërisë tonë. Fatkeqësisht nuk po dalim dot nga ky qerthull vicioz, ku dhuna verbale vret po aq shumë sa dhuna fizike.

Next Post
Sot kundër Villarealit, Sadiku pret me padurim aventurën evropiane

ZYRTARE/ Armando Sadiku mungon ndaj Spanjës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In