• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kompletimi i Reformës në Drejtësi, 6 ligjet votohen në Parlament më 22 shtator

by Aalison Pearse Stevens
06/09/2016 09:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sesioni i ri parlamentar ka nisur me përplasje mes maxhorancës dhe opozitës. Shkak është bërë përfshirja në kalendarin e punimeve të 6 projektligjeve të paketës së Reformës në Drejtësi. Dje gjate seances ne Kuvend Prishja e konsensusit për ligjin e vetingut vazhdon të jetë prezente në raportet mes pozitës dhe opozitës edhe për shqyrtimin e projektligjeve të tjera të paktës së drejtësisë.

Dje, maxhoranca ka përfshirë në axhendën e Kuvendit për votim në seancën e 22 shtatorit të gjashtë projektligjet e reformës, por ky fakt është kundërshtuar nga pakica. Sipas burimeve nga opozita, 6 projektligjet e reformës nuk mund të votohen në seancën e 22 shtatorit pasi në këtë mënyrë shkelet Rregullorja e Kuvendit.

Të gjashta nismat ligjore kërkojnë shumicë të cilësuar votash, pra 84 vota, dhe si të tilla nuk mund të futen me procedurë të përshpejtuar në punimet e Kuvendit. Kalendari i punimeve dhe programi i punës për tri javët e ardhshme ka kaluar pa konsensus në Konferencën e Kryetarëve, çka detyroi kryetarin e Parlamentit ta miratojë atë gjatë nisjes së seancës.

“Programi dhe kalendari nuk u miratuan sepse nuk patën konsensus të plotë, pasi patëm abstenim nga ana e opozitës, kështu që do të miratohen me votim”, u shpreh Meta.

Seanca e djeshme e Parlamentit nuk është shoqëruar me diskutime politike. Asnjë prej deputetëve të opozitës nuk ka mbajtur fjalime për të shprehur qëndrime politike Kuvend për kalendarin e punimeve trijavore. Këtë pakënaqësi opozita e ka shprehur me votën abstenim, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

AXHENDA

Në kalendarin e punimeve të 22 shtatorit është parashikuar të zhvillohet seanca e veçantë, në të cilën pritet të kalojnë në bllok të 6 projektligjet e paketës së reformës. Edhe pse nismat janë ende në proces shqyrtimi në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi, në kalendarin e punimeve trijavore rezulton se ato janë depozituar që më datë 29 qershor të vitit 2016.

Në rast se opozita nuk do të japë konsensus, atëherë maxhoranca pritet ta miratojë javën e tretë të shtatorit, me 84 vota, projektligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë”; projektligjin “Për organizimin e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”; projektligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”; projektligjin “Për organizimin e pushtetit gjyqësor”; projektligjin “për organizmin e Gjykatës Kushtetuese” dhe projektligjin “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK)”.

ma.me

Next Post
Operacion antidrogë në Shkodër, arrestohen dy persona sekuestrohen armë e municione

Tiranë, 2200 euro përmes mashtrimit për viza amerikane, kapet 54-vjeçarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia kryen bombardime edhe në Odesa, hedh në erë anijen tregtare, të paktën një i vrarë dhe tre të plagosur!

Rusia kryen bombardime edhe në Odesa, hedh në erë anijen tregtare, të paktën një i vrarë dhe tre të plagosur!

October 3, 2026
“S’e di se si mund të bllokohet me 83 mandate!”- Berisha mati ‘pulsin’ e aleatëve, por ata ia thanë kritikat në sy! Replikat e forta në selinë blu për bojkotin, protestat e reformën

“S’e di se si mund të bllokohet me 83 mandate!”- Berisha mati ‘pulsin’ e aleatëve, por ata ia thanë kritikat në sy! Replikat e forta në selinë blu për bojkotin, protestat e reformën

October 3, 2026
Zjarr i përmasave të mëdha në kullotat e Karjanit në Gjirokastër, era favorizon flakët

Zjarr i përmasave të mëdha në kullotat e Karjanit në Gjirokastër, era favorizon flakët

October 3, 2026
Nga tërmetet te mjedisi, Shqipëria kërkon recetën japoneze të përballjes me fatkeqësitë natyrore

Nga tërmetet te mjedisi, Shqipëria kërkon recetën japoneze të përballjes me fatkeqësitë natyrore

October 3, 2026
Dodik ‘pa frena’ në gjuhë, deklarata në tubimin e fundit parazgjedhor: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

Dodik ‘pa frena’ në gjuhë, deklarata në tubimin e fundit parazgjedhor: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

October 3, 2026
200 familje kujdestare për fëmijët pa kujdes prindëror, ministrja Spahiu: Nga institucionet drejt kujdesit në familje!

200 familje kujdestare për fëmijët pa kujdes prindëror, ministrja Spahiu: Nga institucionet drejt kujdesit në familje!

October 3, 2026
“Transparencë e plotë për publikun”- Jaupaj: “Flamingo Mirror” do të pasqyrojë dokumentet dhe studimet mjedisore për projektet publike

“Transparencë e plotë për publikun”- Jaupaj: “Flamingo Mirror” do të pasqyrojë dokumentet dhe studimet mjedisore për projektet publike

October 3, 2026
Regjistrimet në universitete/ Nis pagesa e tarifave të aplikimit, më 29 korrik – 3 gusht aplikohet online

Viti i ri akademik/ Mbi 20 mijë studentë të regjistruar në raundin e dytë, mundësi zgjedhje deri më 21 tetor

October 3, 2026
Zjarret në Peqin, shoqërohet në Polici autori i dyshuar i si piroman!

Zjarret në Peqin, shoqërohet në Polici autori i dyshuar i si piroman!

October 3, 2026
“Vetëm gjuhë faktesh përballë zhurmës”- Nga Sazani te KAYO dhe Milot-Balldren, Rama prezanton “Pasqyra Flamingo”: Dosja e parë që publikohet është Zvërneci!

“Vetëm gjuhë faktesh përballë zhurmës”- Nga Sazani te KAYO dhe Milot-Balldren, Rama prezanton “Pasqyra Flamingo”: Dosja e parë që publikohet është Zvërneci!

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com