Një projekt në Institutin e Teknologjisë në Universitetin e Massachusetts është duke zhvilluar një seri kompjuterash që mund të njohin emocionet njerëzore.
Sistemi që është ende në proces perpunimi nga dr.McDuff funksionon nëpërmjet një kamere të thjeshtë që do të jetë në gjendje të kapë ndryshimet e shprehjeve të fytyrës.
Këto shprehje fytyre do të përkthehen më pas në 7 prej gjendjeve emocionale më të njohura: mërzi, habi, frikë, kënaqësi, dëfrim, neveri dhe përbuzje.
Kompjuteri i mëson shprehitë prej një database me 4 milionë video nga vullnetarë e hulumtues me shprehi të ndryshme emocionale dhe algoritmat përditësohen vazhdimisht nëpërmjet testimt të tyre me skenare nga jeta reale.