• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kompjuteri parashikon rezultatet e “Euro 2016”, Shqipëria e mbyll në grup

by Aalison Pearse Stevens
03/06/2016 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Gracenote” ka simuluar nëpërmjet kompjuterit rezultatet e “Euro 2016” nga faza e grupeve e deri në finale. Titullin e kampionit e ka fituar mikpritësi, Franca. Por, ku përfundoi Shqipëria?

Franca do të triumfojë në “Euro 2016”. Në finale, skuadra vendase do ta mposhtë Spanjën, duke ia shuar ëndrrën e triumfit të tretë të njëpasnjëshëm në një Evropian. Ky është parashikimi nga “Gracenote”, që ka simuluar nëpërmjet kompjuterit rezultatet e “Euro 2016” nga faza e grupeve e deri në finale.

Skuadra e trajnerit Gianni de Biasi ka përfunduar në pozitën e fundit në Grupin A ku gjendet “kampioni” Franca, së bashku me Zvicrën dhe Rumaninë. Skuadra e Xherdan Shaqirit e Granit Xhakës u kualifikua si e dyta, së bashku me Rumaninë me bilanc të mirë në pozitën e tretë.

Nga grupet tjera u kualifikuan për në fazën eliminatore Anglia, Rusia, Sllovakia, Gjermania, Polonia, Ukraina, Spanja, Kroacia, Turqia, Belgjika, Italia, Portugalia dhe Austria. Së bashku me Shqipërinë, kompjuteri eliminoi edhe Gareth Balen në skuadrën e Uellsit dhe Zlatan Ibrahimovicin me Suedinë, në mesin e skuadrave me futbollistë të mëdhenj në radhët e tyre.

Por, ai nuk parashikoi rrugëtim të gjatë për Zvicrën që në rrethin e dytë u mposht nga një prej favoritëve, Spanja. Në çerekfinale së bashku me Spanjën u plasuan edhe Polonia, Anglia, Portugalia, Gjermania, Belgjika, Franca dhe Rusia. Por, në rrugëtimin drejt gjysmëfinales, Spanja e mposhti Poloninë kurse Anglia i dha fund rrugëtimit të Portugalisë së udhëhequr nga Cristiano Ronaldo.

Gjermania u kualifikua tutje pas fitores ndaj Belgjikës. Kurse, nikoqiri i garës, Franca doli fituese ndaj Rusisë, që megjithatë arriti mjaft shumë deri në mesin e tetë skuadrave më të mira të kontinentit.

Në dy super ballafaqime në gjysmëfinale, Spanja përfundoi ëndrrën e Anglisë për titull të kampionit, kurse duelin e madh mes Francës dhe Gjermanisë e fitoi ekipi i selektorit Didier Deschamps. Në finale, Franca mposhti Spanjën për trofeun e kampionit të Evropës. Por, këto janë vetëm parashikimet nga “Gracenote”, rezultatet e vërteta do t’i mësojmë së shpejti, duke filluar nga 10 qershori deri më 10 korrik.

 

Rezultatet:

Grupi A: 1. Francë, 2. Zvicër, 3. Rumani, 4. Shqipëri.

Grupi B: 1. Angli, 2. Rusi, 3. Sllovaki, 4. Uellsi.

Grupi C: 1. Gjermani, 2. Poloni, 3. Ukrainë, 4. Irlandë e V.

 

Grupi D: 1. Spanjë, 2. Kroaci, 3. Turqi, 4. Republika çeke.

Grupi E: 1. Belgjikë, 2. Itali, 3. Republika e Irlandës, 4. Suedi.

Grupi F: 1. Portugali, 2. Austri, 3. Hungari, 4. Islandë.

1/8 e finales: Polonia fiton kundër Rumanisë, Spanja fiton kundër Zvicrës, Anglia fiton kundër Turqisë, Portugalia fiton kundër Italisë, Gjermania mposht Sllovakinë, Belgjika mposht Kroacinë, Francë mposht Ukrainën, Rusia mposht Austrinë.

Çerekfinale: Spanja fiton kundër Polonisë, Anglia eliminon Portugalinë. Gjermania mposht Belgjikën, Franca triumfon ndaj Rusisë.

Gjysmëfinale: Spanja mposht Anglinë, Franca fiton ndaj Gjermanisë.

Finale: Franca fiton kundër Spanjës. (b.an)

Next Post

Greqi, në rrezik mbytjeje një anije me 700 emigrantë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Situata me karburantet në Kosovë, Kusari-Lila: Nuk e lirojmë tvsh-në dhe nuk e heqim akcizën

Situata me karburantet në Kosovë, Kusari-Lila: Nuk e lirojmë tvsh-në dhe nuk e heqim akcizën

March 23, 2026
Kombëtarja nis stërvitjen me tre mungesa, njëra për një arsye shumë të veçantë

Kombëtarja nis stërvitjen me tre mungesa, njëra për një arsye shumë të veçantë

March 23, 2026
“Të kthehet prostitucioni, zhigolo edhe për gratë”, ish-deputetja e PD hap debat me propozimin e bërë së fundmi

“Të kthehet prostitucioni, zhigolo edhe për gratë”, ish-deputetja e PD hap debat me propozimin e bërë së fundmi

March 23, 2026
Berisha: Siç përmbysim komunizmin, do hedhim poshtë diktaturën e krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve!

Berisha: Siç përmbysim komunizmin, do hedhim poshtë diktaturën e krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve!

March 23, 2026
Mediat izraelite zbulojnë datën, ja kur synon SHBA t’i japë fund luftës me Iranin

Mediat izraelite zbulojnë datën, ja kur synon SHBA t’i japë fund luftës me Iranin

March 23, 2026
Shqipëria me ministre robot/ Italia, vendi i parë në BE që miraton ligjin për kufizimin e inteligjencës artificiale

Referendumi në Itali/ Qytetarët i thonë “JO” ndryshimeve në drejtësi, Meloni: Respektojmë vendimin e popullit

March 23, 2026
“Qëllimi i Berishës është baltosja e Shqipërisë”, Beqiri ‘shpërthen’ ndaj protestës së PD-së: Kryengritje kriminale e një njeriu të dëshpëruar

“Qëllimi i Berishës është baltosja e Shqipërisë”, Beqiri ‘shpërthen’ ndaj protestës së PD-së: Kryengritje kriminale e një njeriu të dëshpëruar

March 23, 2026
“Emri i shefit të ri të Zyrës ruse në Kosovë figuron në një databazë që e lidh me inteligjencën ruse”

“Emri i shefit të ri të Zyrës ruse në Kosovë figuron në një databazë që e lidh me inteligjencën ruse”

March 23, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

Trump deklaroi se SHBA dhe Irani duan marrëveshje, Teherani mohon kontaktet: Nuk ka bisedime

March 23, 2026
“Prisni lajme të mëdha”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Shenja që do ketë prurje të papritura ekonomike

“Prisni lajme të mëdha”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Shenja që do ketë prurje të papritura ekonomike

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In