• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beqaj i drejtohet SPAK-ut: Na tregoni cilat janë standardet mbi të cilat ndërtohet prova

Në cilësinë e mbrojtësit të lir Beqajt, avokati Ermal Yzeiraj ka publikuar sot reagimin e ish-ministrit:

by Ilir Beqaj
11/01/2026 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, vijon të këmbëngulë në kërkesën për t’u njohur me dosjen hetimore dhe veçanërisht me mënyrën sesi janë administruar dhe përdorur provat digjitale në çështjen penale ndaj tij. Përmes një letre publike, bërë të ditur nga avokati Ermal Yzeiraj, Beqaj shprehet se që prej korrikut 2025 mbrojtja e tij i është drejtuar në mënyrë të përsëritur SPAK-ut me kërkesa dhe pyetje konkrete, pa marrë asnjë përgjigje.

Sipas ish-ministrit, mbrojtja nuk ka kërkuar sekrete hetimore dhe as nuk ka synuar të cenojë procesin, por vetëm të dijë bazën teknike mbi të cilën është ndërtuar një provë që, sipas tij, mund të rëndojë mbi jetën e një njeriu. “Kemi kërkuar minimumin që çdo shoqëri e drejtë e quan të arsyeshëm”, shprehet Beqaj, duke shtuar se përballë këtyre kërkesave ka marrë vetëm heshtje.

Në reagimin e tij, avokati i Beqajt ngre pikëpyetje të forta mbi mënyrën sesi trajtohen pajisjet digjitale në proceset penale në Shqipëri. Ai thekson se në praktikë laptopët, kompjuterët dhe telefonat inteligjentë po trajtohen si “sende” apo “prova materiale” në kuptimin klasik, ndërkohë që thelbi i hetimit nuk është pajisja fizike, por të dhënat e ruajtura në të. “Qëllimi janë të dhënat, jo sendi”, thekson ish-ministri.

Beqaj i referohet vendimit të Gjykatës Kushtetuese në çështjen “Studio Pustina”, duke argumentuar se aty është hapur një debat thelbësor mbi kuptimin e “sistemit kompjuterik” dhe garancitë procedurale që duhet të respektohen kur organet e drejtësisë nxjerrin, kopjojnë dhe analizojnë të dhëna digjitale. Sipas tij, vendimet e GJKKO-së në të dyja shkallët dhe të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë bien ndesh me Kushtetutën, Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, Konventën e Budapestit dhe Kodin e Procedurës Penale.

Në reagimin e gjatë, ish-ministri shpjegon se përkufizimi i “sistemit kompjuterik” në Konventën e Budapestit përfshin çdo pajisje që, në bazë të një programi, kryen përpunim automatik të të dhënave, duke theksuar se edhe një smartphone e plotëson këtë kriter. “Prova janë të dhënat, jo kompjuteri ku ato janë ruajtur”, shkruan ai, duke shtuar se trajtimi i pajisjeve si “mekanizma të automatizuar” apo thjesht si “sende” rrezikon të anashkalojë garancitë ligjore për mbrojtjen e të drejtave themelore.

Beqaj kritikon faktin që, sipas tij, Konventa e Budapestit shpërfillet në praktikë nga gjyqtarë, prokurorë dhe hetues, edhe pse ajo është pjesë e legjislacionit shqiptar prej më shumë se 20 vitesh dhe ka përparësi ndaj ligjit të vendit. Ai nënvizon se sot shumica e çështjeve penale në Shqipëri mbështeten në prova digjitale, çka e bën edhe më të domosdoshme respektimin rigoroz të standardeve ndërkombëtare.

Një pjesë e veçantë e reagimit i kushtohet deklarimit të SPAK-ut në Gjykatën Kushtetuese, ku thuhet se “ekspertimi bazohet në standarde të larta teknike, ndërkombëtarisht të njohura”. Beqaj vë në dyshim këtë pretendim, duke theksuar se standardet, nëse ekzistojnë realisht, duhet të emërtohen. “A mund të quhet ‘standard i lartë’ një metodë që nuk pranon të identifikohet? A mund të quhet ‘ndërkombëtarisht e njohur’ një praktikë që nuk guxon të thotë emrin e vet?”, pyet ai.

Ish-ministri kërkon publikisht që SPAK të sqarojë se cilat janë standardet ndërkombëtare që zbatohen, kush i njeh apo i akrediton dhe që prej cilës date përdoren. Sipas tij, kjo çështje duhet të jetë në vëmendjen e KLGJ-së, KLP-së dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, por edhe politika, sipas Beqajt, nuk duhet të rrijë mënjanë.

Në fund të reagimit, Beqaj shkon edhe më tej, duke sugjeruar ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për të verifikuar respektimin e Konventës së Budapestit dhe procedurës penale në të gjitha çështjet penale të regjistruara pas vendimit njësues të Gjykatës së Lartë të dhjetorit 2021, ku janë sekuestruar pajisje digjitale. Sipas tij, vetëm një transparencë e tillë mund të garantojë që provat digjitale të mos kthehen në një rrezik për të drejtat themelore të qytetarëve.

Next Post
Paralajmërimi i fortë i Iranit: Nëse sulmohemi, do godasim bazat amerikane dhe izraelite

Paralajmërimi i fortë i Iranit: Nëse sulmohemi, do godasim bazat amerikane dhe izraelite

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In