• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kompanitë e siguracioneve duhet të jenë edhe më të interesuara për pakësimin e aksidenteve rrugore

by Eduard Zaloshnja
22/03/2024 14:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Në shumicën dërrmuese të aksidenteve rrugore, kompanitë e sigurimeve janë të përfshira financiarisht – ato duhet të mbulojnë dëmet e automjeteve të siguruara prej tyre, si dhe një pjesë të shpenzimeve mjeksore të personave të përfshirë në aksidente. Për rrjedhojë, ato janë tejet të interesuara të ndodhin sa më pak aksidente rrugore. Dhe në fakt, vitet e fundit, ato kanë financuar fushata promocionale për reduktimin e aksidenteve rrugore. Porse shumat e financimit kanë qenë fare modeste…

Në kushtet kur numri i automjeteve në qarkullim (me targa shqiptare e të huaja) pritet të kapë rekorde të papara në këtë sezon (priten rreth 1 milion mjete aktive mesatarisht në ditë gjatë verës, dhe 1.2 milion gjatë fundëjavave), rritet probabiliteti i ndodhjes së aksidenteve rrugore.

Në kushtet kur Policia Rrugore ka gjithsej 830 efektivë (nga Drejtori deri tek polici i fundit në terren), fluksi rrugor i kësaj vere mund të jetë i papërballueshëm për të. Kuptohet që kompanitë e siguracioneve nuk mund të ngrenë një polici rrugore private, për të ndihmuar Policinë e Shtetit. Sidooqftë, ato mund ta ndihmojnë atë, duke i dhuruar pajisje elektronike monitoruese, që janë provuar botërisht se parandalojnë shkeljet e Kodit Rrugor me pasoja për qytetarët dhe për bilancin e kompanive të siguracioneve…

Në qoftë se 10 kompanitë e siguracioneve të licencuara në Shqipëri për aksidente rrugore grumbullojnë së bashku një fond prej 1 milionë eurosh, mund të blejnë për Policinë Rrugore pajisjet e mëposhtme elektronike monitoruese:

· 340 pajisje testuese të nivelit të alkolit për drejtuesit e automjeteve – kushtojnë 1600 euro secila.

·  60 teleskopë për evidentimin e shkeljeve me fotografim – kushtojnë 1000 euro secili.

·  20 shpejtësimatës/ANPRtë teknologjisë Vidar (Poliscan/ANPR) – kushtojnë 20000 euro secili.

Me shtimin e këtyre pajisjeve (që aktualisht Policia Rrugore i ka në nivel jo të mjaftueshëm), shkeljet e Kodit Rrugor me pasoja për qytetarët dhe për bilancin e kompanive të siguracioneve do të shënonin një ulje drastike (kam analizuar miliona aksidente rrugore gjatë 20 vjetëve që kam punuar tek Pacific Institute for Research and Evaluation and Evaluation, për të arritur në këtë konkluzion).

Kuptohet që një investim prej 1 milion eurosh nga 10 kompanitë e sikuracioneve së bashku nuk do t’u kthehej atyre brenda një vere, por pajisjet elektronike monitoruese mund të përdoren për shumë vite nga Policia Rrugore. Dhe në një periudhë 5-vjeçare, për shembull, investimi 1-milionësh mund t’u rikthehet disafish kompanive të sikuracioneve!

Next Post
Emrat/ Vrasja me thikë e 27-vjeçarit shqiptar në Londër, arrestohet autori

Emrat/ Vrasja me thikë e 27-vjeçarit shqiptar në Londër, arrestohet autori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

April 3, 2026
“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

April 3, 2026
Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

April 3, 2026
Popullsia e Shqipërisë në 2025 ra me ritmet më të larta në rajon

Revista britanike “Express”: Tirana, destinacioni surprizues për një udhëtim pranveror në Evropë

April 3, 2026
Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

April 3, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

April 3, 2026
Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

April 3, 2026
Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

April 3, 2026
Sjellja e SPAK ndaj Veliajt: Përhapja e akuzës në media përpara se i akuzuari të njihet zyrtarisht, cenon thellë besimin e publikut te drejtësia

Nis seanca e katërt e gjyqit në themel ndaj Veliajt. Në 13:00, përballja me Prokurorin Dado në Administrative

April 3, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

Në kërkim për lëndë narkotike dhe armë pa leje, arrestohet 33-vjeçari

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In