• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kompanitë ajrore anulojnë qindra fluturime për në SHBA/ Shkak rrjeti 5G

by Java News
21/01/2022 07:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qindra fluturime drejt Shteteve të Bashkuara dhe disa të tjera që ishin planifikuar të niseshin nga disa aeroporte amerikane u anuluan të mërkurën edhe pas njoftimit të kompanive AT&T dhe Verizon për të ngadalësuar implementimin e rrjetit me shpejtësi të lartë të telefonave celularë, 5G që mund të ndërhyjë në teknologjinë e avionëve që mat lartësinë.

Transportuesit ndërkombëtarë që mbështeten shumë në avionin Boeing 777 me trup të gjerë dhe avionë të tjerë të kompanisë Boeing, anuluan fluturimet e hershme ose përdorën avionë të llojeve të tjera pas paralajmërimeve nga Administrata Federale e Aviacionit dhe prodhuesi i avionëve me bazë në Çikago.

Kompanitë ajrore që përdorin kryesisht avionët e kompanisë Airbus, duke përfshirë kompaninë franceze “Air France” dhe atë irlandeze “Aer Lingus”, janë prekur më pak nga implementimi i rrjetit të ri 5G.

Linjat ajrore anuluan më shumë se 320 fluturime deri të mërkurën në mbrëmje, që kishin për destinacion Shtetet e Bashkuara, thuhet në një njoftim të organizatës “FlightAware”.

Organizata “Airlines for America” tha se anulimet nuk ishin aq të rënda sa mendohej sepse kompanitë AT&T dhe Verizon ranë dakord të reduktonin përkohësisht implementimin e rrjetit 5G pranë dhjetëra aeroporteve amerikane, ndërkohë që industria e aviacionit dhe qeveria punojnë për gjetjen e një zgjidhje afatgjatë. /VOA

g.kosovari

Next Post
Dyshimet e deputetit të PS: Më 21 Janar nuk qëlluan gardistët…

11 vjet nga protesta e 21 janarit ku 4 persona mbetën të vrarë para Kryeministrisë/ Familjarët në kërkim të drejtësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com