• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

11 vjet nga protesta e 21 janarit ku 4 persona mbetën të vrarë para Kryeministrisë/ Familjarët në kërkim të drejtësisë

by Java News
21/01/2022 08:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot shënohen 11 vite që nga 21 ku mbetën të vrarë katër protestues të opozitës asokohe gjatë protestave para kryeministrisë. Më konkretisht, 11 vite më parë humbën jetën Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda. Partia Socialiste ishte në opozitë ndërsa Partia Demokratike qeveriste. Protesta ishte e dhunshme, kaotike, në mes të së cilës Garda e Republikës qëlloi me armë zjarri mbi protestuesit.

Plot 11 vite kanë kaluar, ndërsa ende kjo ngjarje nuk është zbardhur e plotë dhe vijon të prodhojë debate mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Katër viktimat, janë shpallur ‘Dëshmorë të Atdheut’ por drejtësia për këtë ngjarje të rëndë nuk është vënë në vend. Padyshim që 21 janari i vitit 2011 është një ndër ngjarjet më të rënda në Shqipëri ndërsa familjarët e viktimave, nuk kërkojnë gjë tjetër veçse drejtësi.

Në 11 vjetorin e vrasjes së 4 protestuesve në bulevard përpara Kryeministrisë, Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar përgjigje Policisë për veprimet e lëna për të bërë, për ekzaminimin dhe identifikimin e armës që vrau Aleks Nikën. Në maj të 2021 dosja e “21 Janarit” u kthye në polici për veprim, por ende Prokuroria nuk ka marrë një përgjigje.

Më 27 maj 2021 Prokuroria e Tiranës rifilloi hetimet për dosjen “21 janari” ku fokus ka zbardhjen e autorit që i mori jetën protestuesit Aleks Nika 11 vite më parë, e megjithatë nuk duket të jenë bërë përparime në këtë drejtim.

Kryedemokrati Lulzim Basha rreth 1 muaj më parë hodhi akuza të drejtëpërdrejta ndaj ish-kryeministrit Berisha, sa i përket masakrës së 21 janarit 2011. Teksa hoqi një paralele mes Berishës dhe skenarit të ndjekur nga Tom Doshi në 21 janar, Basha tha se ai sot nuk u përgjigj në të njëjtën mënyrë si ish-kryeministri Berisha 10 vite më parë.

“PD ka qenë dhe është e gatshme të përballet me çdo situatë. Në miniaturë Berisha kopjoi skenarin e Tom Doshit në 21 janar, por unë nuk u përgjigja, sic u përgjigj Berisha në 21 janar. Ne do ruajmë qetësinë, por do kemi vemndosmërinë për të ruajtur interesin e demokratëve, por duke mos lejuar asnjë horr, trafikant, asnjë hiç të vijë këtu për të marrë nëpërkëmbë dinjitetin e demokratëve. Për këtë të jeni të sigurtë. Ju e patë ndërkohë që ata bënin si gorilla jashtë ne vazhdonim mbledhjen. Ngutet frikacaku dhe ngutja e frikacaktut i ka kushtuar PD-së në 30 vite”, tha Basha.

Si nisi e gjitha?
Ishte ora 14:00, kur protestuesit përshkuan rrugën në këmbë nga sheshi “Skënderbej” deri para Kryeministrisë, pasi policia kishte ndërmarrë masat që të mos lejonte asnjë autobus më tej. Turma nisi me thirrje kundër kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha, ndërkohë që vetëm pak minuta më vonë, filloi hedhja e gurëve dhe sendeve të forta në drejtim të forcave të rendit.

Situata u tensionua pasi protestuesit tentuan të hynë në oborrin e kryeministrisë, ndërsa policia mbronte ambientin e brendshëm. Për një moment nisën të dëgjoheshin të shtëna armësh brenda territorit të kryeministrisë, dhe këto të shtëna lanë të vdekur Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikajn. Ky i fundit, pas mjekimit paraprak në Spitalin Ushtarak të Tiranës, është dërguar për kurim të mëtejshëm në Turqi, ku dhe vdiq pas disa ditësh.

Kryeministri Berisha doli në konferencë për shtyp, duke deklaruar se donin t’i bënin puç, ndërkohë që opozita u shpreh se shteti nëpërmjet Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit, ka vrarë katër qytetarë të pafajshëm shqiptarë dhe ka mbytur në gjak një demonstrim paqësor, që është e drejtë kushtetuese e qytetarit.

Partia Socialiste akuzoi si urdhërues të vrasjeve kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm. Por, Berisha nuk u ndal vetëm me akuzat për PS-në, ai sulmoi ashpër Prokurorinë, SHISH-in dhe Presidentin e Republikës, të cilët, sipas tij, donin ta rrëzonin me dhunë.

Hetimi i parë çoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon. Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite./ shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
Për herë të parë që nga 2011-ta, kreditë e këqija zbresin nën 16%

Standardet e kredisë për biznesin u lehtësuan në tremujorin e fundit 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Del foto e çiftit/ Kjo është e reja shtatzanë që u vra në dhomën e gjumit, në Kosovë

Del foto e çiftit/ Kjo është e reja shtatzanë që u vra në dhomën e gjumit, në Kosovë

August 24, 2026
Është e habitshme sa elastik bëhet kuptimi i ligjit, kur shkelja nuk na prek personalisht

Për ata që thonë se Erion Veliaj i është shmangur procesit në GJKKO

August 24, 2026
Fuqia fatale e lajmit të rrejshën: Nga Maroku i sotëm në pazarin e Prishtinës gjatë Perandorisë Osmane

Kosova para dhe pas 16 shtatorit

August 24, 2026
Udhëheqësit evropianë në Kiev për 35-vjetorin e pavarësisë – BE miratoi 6.1 miliardë dollarë shtesë

Udhëheqësit evropianë në Kiev për 35-vjetorin e pavarësisë – BE miratoi 6.1 miliardë dollarë shtesë

August 24, 2026
Vrau 45-vjeçaren dhe më pas u vetëvra, zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

Vrau 45-vjeçaren dhe më pas u vetëvra, zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

August 24, 2026
Pse shkollat në Norvegji po rikthehen te libri dhe lapsi

Pse shkollat në Norvegji po rikthehen te libri dhe lapsi

August 24, 2026
Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren

Pukë/ Zjarr i fuqishëm në fshatin Gojan i Vogël, flakët rrezikojnë banesa, evakuohen 6 familje

August 24, 2026
“Toronto Star”: Shqipëria në kulmin e bumit turistik: Nga izolimi te destinacioni “must-see” i Evropës

“Toronto Star”: Shqipëria në kulmin e bumit turistik: Nga izolimi te destinacioni “must-see” i Evropës

August 24, 2026
Vrasja e babë e bir në Dukagjin/ Autorët zbrazën kallashnikovin ndaj automjetit të viktimave, gjenden 50 gëzhoja në rrugë

Vrasja e babë e bir në Dukagjin/ Autorët zbrazën kallashnikovin ndaj automjetit të viktimave, gjenden 50 gëzhoja në rrugë

August 24, 2026
Shtyhet vizita e të dërguarve amerikanë në Moskë, përshkallëzohet përballja Rusi–Ukrainë

Shtyhet vizita e të dërguarve amerikanë në Moskë, përshkallëzohet përballja Rusi–Ukrainë

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com