• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Kompania greke që ndërtoi rrugën Tiranë-Elbasan u la furnitorëve shqiptarë borxhe

by Java News
11/09/2019 08:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa punimet në rrugën e re Tiranë-Elbasan kanë prekur finishin me rehabilitimin e shembjes ne Ibë, kompania greke Copri-Aktor që udhëhoqi punimet, po lë një mal me borxhe në furnitorë, më së shumti biznese shqiptare që kanë furnizuar me mallra dhe shërbime kompaninë.

Sipas të dhënave nga bilanci i kompanisë për vitin 2018, detyrimet e kompanisë ndaj të tretëve arritën në 5,1 miliardë lekë në fund të vitit të kaluar ose 42 milionë euro. Detyrimet janë të fokusuara në dy zëra të “pagueshme ndaj furnitorëve” mbi 2 miliardë lekë dhe 3.1 miliardë lekë për “debitorë dhe kreditorë të tjerë”.

Zinxhiri i madh i borxheve që ka krijuar kompania konfirmohet edhe në ekstraktin e kompanisë në QKB ku shihet që nga maji i vitit 2018 deri në shtator të këtij ka 19 urdhra nga përmbarimi që kërkon bllokimin e llogarive dhe aksioneve të kompanisë deri në shlyerjen e detyrimeve ndaj kompanive shqiptare.

Duke vëzhguar listën e sekuestrove ajo që bie në sy janë fatura të pashlyera nga Copri-Aktor ndaj kompanive që janë furnizuar me mallra dhe shërbime, apo dhe mospagim kredie. Në listën e kompanive që kërkojnë pagimin e faturave dhe huave me ndihmën e përmbarimit janë AL-Gem, Jubica dhe Banka Amerikane e Investimeve.

Grekët e AKTOR ndërtuan të vetëm tunelin që përfshihet në projekt, ndërkohë që për Lotin 1 që nis nga rreth- rrotullimi i TEG deri në hyrje të tunelit dhe për Lotin 3, që nis nga dalja e tunelit deri në Elbasan, u bashkua me kompaninë Copri.

Në fakt, qysh nga nisja e punimeve situata me ndërtimin e autostradës ka qenë problematike. Copri-AKTOR kanë pasur përplasje disa herë me nënkontraktorët, të cilët kanë braktisur punën për shkak të vonesave në pagesa, por edhe vetë qeveria në disa raste ka krijuar vonesa. Sikur të mos mjaftonte vetëm zinxhiri i borxheve, projekti ka pësuar edhe ndryshime dhe vonesa për shkak të rrëshqitjeve të dheut në zonën e Ibës.

Ajo që u duk se do të ishte një autostradë që do të mbyllej shpejt dhe me lehtësi në fakt përfundoi në një epope më vete. Kompania AKTOR përfundoi në kohë rekord tunelin e Kërrabës i cili kushtoi 8.3 miliardë lekë por për dy lotet e tjera u fut në garë së bashku me kompaninë COPRI, por akoma dhe sot ska një bilanc përfundimtar sesa ka shkuar kostoja e këtyre dy loteve.

Rruga e re Tiranë -Elbasan me gjatësi 27 kilometra nisi të ndërtohej në vitin 2011 m një kosto 33 miliardë lekësh (260 milionë euro). Afati për përfundimin total të punimeve ishte viti 2015, por një shembje që ndodhi në Ibë, kërkoi rishikim të projektit dhe kosto të reja. Për dy vite ekzaminime dhe negociata qeveria shqiptare u detyrua të marrë edhe dy kredi të tjera shtesë për përfundimin e rrugës me vlerë 51 milionë euro, duke e çuar koston në total në mbi 300 milionë euro.

Kompania ka publikuar një bilanc katastrofik në aktivitetin e saj në Shqipëri. Humbjet e akumuluara në kapital ishin gati 5 miliardë lekë në fund të vitit 2018, ose rreth 40 milionë euro.

Me mbarimin e aktivitetit, të ardhurat në 2018-n ishin 623 milionë lekë, nga 6 miliardë lekë vitin e mëparshëm. (Monitor) /l.m

Next Post
Zbardhen detaje të reja për plagosjen me armë në Lezhë

Zbardhen detaje të reja për plagosjen me armë në Lezhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

50 ditë pa monopatina, kaos në terren, policia vijon sekuestrot, ligji nuk po vjen

Bllokimi i monopatinave, Koçiu: Po punojmë për ligjin, për ne ka rëndësi siguria dhe jeta e qytetarëve

February 20, 2026
Gëlon rrjeti! Bebe Rexha puthje në buzë me një të moshuar dhe mesazh “provokues” për shqiptarët

Gëlon rrjeti! Bebe Rexha puthje në buzë me një të moshuar dhe mesazh “provokues” për shqiptarët

February 20, 2026
Zbulohet bazë armësh në një banesë, poseduesi dyshohej se furnizoi autorët e atentatit të Rinasit

Zbulohet bazë armësh në një banesë, poseduesi dyshohej se furnizoi autorët e atentatit të Rinasit

February 20, 2026
Policia nuk mori përsipër tubimin e PD, reagon Berisha: Akt provokacioni i rëndë!

Policia nuk mori përsipër tubimin e PD, reagon Berisha: Akt provokacioni i rëndë!

February 20, 2026
Sa mund të dëmtojë arrestimi i ish-princit Andrew imazhin e Familjes Mbretërore?

Sa mund të dëmtojë arrestimi i ish-princit Andrew imazhin e Familjes Mbretërore?

February 20, 2026
Berisha: Policia i sulmon protestuesit me molotovë. Shihni pamjet, nuk i hedhim ne!

Berisha: Policia i sulmon protestuesit me molotovë. Shihni pamjet, nuk i hedhim ne!

February 20, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Gjenitalistët e diplomacisë

February 20, 2026
Vrasja e gjyqtarit, reagon ministrja Koçiu: Dënoj aktin barbar, kemi angazhuar ekspertët më të mirë

“Në RENEA do të merren deri në 2300 euro”, Koçiu njofton rritje pagash për 3 kategori në Policinë e Shtetit

February 20, 2026
18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Berisha: Sot jemi krenarë për arritjet e saj! Mbetet faktor kyç paqeje dhe stabiliteti

Takimi i Ramës me Trump në Bordin e Paqes, Berisha: Mori mesazhe në korridore…

February 20, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 22 Shkurt 2026

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In