• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kompania gjermane mbjell pemë në Tiranë, Veliaj: Vizioni ynë, t’i nxisim të rinjtë drejt teknologjisë së informacionit

by A R
07/04/2022 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana po shndërrohet në qendrën e industrive kreative dhe të fushës së teknologjisë së informacionit, ku shumë të rinj dhe të reja punojnë për kompanitë më të njohura botërore. Të tillë janë edhe 300 djem dhe vajzat pjesë e “Lufthansa Industry Solutions” – kompania e mirënjohur gjermane që operon në Tiranë – që iu bashkuan sot nismës së Bashkisë së Tiranës për të mbjellë 20 pemë të reja bliri.

Pasi vizitoi mjediset e tyre të punës, kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se ardhja e kompanive ndërkombëtare, që ofrojnë mundësi të mira punësimi për të rinjtë dhe të rejat shqiptare, përfaqëson vizionin e Tiranës. “Lufthansa Industry Solutions është një copë Gjermanie në qendër të Tiranës, ku punojnë 300 vajza dhe djem, me moshë mesatare 27-28 vjeç. Ky është vizioni ynë për Tiranën: mundësi të mira punësimi, që i mbajnë të rinjtë këtu, dhe që i nxisin të ndjekin profesionin e tyre”, tha ai.

Veliaj nënvizoi se shkollat shqiptare po nxjerrin gjithnjë e më shumë të rinj e të reja, të cilët punojnë për kompani ndërkombëtare, pa pasur nevojë të largohen jashtë. “Fakti se shkolla shqiptare, përfshirë këtu edhe shkollat publike, prodhojnë kodues, zhvillues, njerëz të aftë – kjo do të thotë se duhet më shumë besim. Të investojmë sa më shumë besim te universitetet dhe tregu i punës. Më vjen mirë që sot takova të rinj që mund të punonin në çdo zyrë në Gjermani apo në vende të tjera, por punojnë këtu pa u larguar nga familja dhe qyteti i tyre”, tha kreu i Bashkisë.

Administratorja e Përgjithshme “Lufthansa Industry Solutions” për Tiranën, Albana Shkurta, tha se kompania investon fort tek talenti i të rinjve shqiptarë në fushën e teknologjisë. “Ne përfaqësojmë një nga kompanitë me përqendrimin më të madh të të rinjve, veçanërisht të atyre që janë të përfshirë në fushën e teknologjisë informacionit. Këtu kemi 300 punonjës, me moshë mesatare 28 vjeç. Jemi pjesë e grupit “Lufthansa”, një kompani gjermane që ka investuar në Shqipëri në këtë fushë, dhe jemi këtu për të qenë sa më gjatë”, tha ajo.

Jörn Messner, Drejtori Ekzekutiv i “Lufthansa Industry Solutions”, nënvizoi se Tirana ofron potenciale të mëdha zhvillimi edhe për mjaft të rinj të talentuar, të cilët mund të punojnë në fushën e kodimit. “Ne si ‘Lufthansa Industry Solutions’ kemi në fokus dixhitalizimin, prandaj kemi nevojë për njerëz të rinj, që mund të punojnë në mënyrë “agile”, dhe një nga investimet kryesore të kompanisë është që të investojmë tek të rinjtë e talentuar këtu në Shqipëri dhe t’i trajnojmë ata. Kemi parë se ju keni shumë potencial për të ardhmen, që edhe ne si grup të rritemi me kolegët tanë në Shqipëri”, përfundoi ai.

Kompania “Lufthansa Industry Solutions” dhuroi edhe 20 pemë bliri për qytetin, të cilat u mbollën në Shtegun e Qershive Japoneze, pranë Korpusit Universitar.

Next Post
Rritja e mafias shqiptare në Romë: Inteligjentë, të këqinj dhe oportunistë! “Tradicionalët” që u bënë “modernë”

Rritja e mafias shqiptare në Romë: Inteligjentë, të këqinj dhe oportunistë! “Tradicionalët” që u bënë “modernë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com