Faqja e filmave porno, Pornhub kërkon të zbarkojë në Itali. Jo në Web. Aty portali i filmave për të rritur është prezent dhe gëzon reputacion. Objektivi është të vënë emrin në një prej uniformave të ekipeve sportive në Itali, qoftë Futboll, basketboll, a volejboll, kjo pak rëndësi ka.
Kjo nismë vjen pasi ka sponsporizuar një ekip futbolli në Angli, një klub basketbolli në Irlandë, një ekip golfi në Skoci dhe një klub beisbolli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ne u përpoqëm të mendojnë për një mënyrë kuptimplotë për të përfshirë komunitetin tonë të madh italian – thotë Corey Price, nënkryetar i Pornhub – dhe kjo duket të jetë mënyra më e përshtatshme. Ne inkurajojmë të gjithë ekipet të aplikojnë për të fituar sponsorizimin dhe do të bashkëpunojmë shumë mirë me fituesen”- vijoi Corey Price.
Por, kush ëhstë rregulli për pjesëmarrësit që duan të fitojnë sponsorizimin: Ekipet sportive që dorëzojnë aplikimet për sponsorizimin, duhet të plotësojnë kushtin që të gjithë pjesëtraët të jenë maxhoren.
Në fund, ekipi fitues, do të nënshkruajë me drejtuesit e Pornhub një kontratë 1-vjeçare, sipas së cilës do të parashikohet mbulimi i të gjitha shpenzimeve vjetore të klubit në fjalë. Ndërkohë, në uniformat e klubit do të jetë logoja e sajtit Pornhub.
Precedenti
Pornuhb ka një precedent të ngjashëm në të shkuarën me “Rutherford Raiders” ekipin e futbollit anglez të Universitetit Kent, dhe në të vërtetë punët nuk shkuan shumë mirë.
Kompania ishte pa sponsor dhe lojtarët sajuan një shaka duke vendosuar logon e Pornhub në uniformën e ekipit dhe shpërndanë në rrjetet sociale. Kjo gjë i pëlqeu sajtit të filmave porno dhe u ofrua për ta sponsorizuar skuadrën, por gjithçka u bllokua nga Universiteti.
“Departamenti Sportiv i Universitetit të Kent nuk do të aprovonte kurrë një sponsor të këtij tipi, -është totalisht i padëshirueshëm-, i’u tha skuadrës që nuk do t’i lejohet kurrë leja për të veshur një uniformë të tillë”,- thuhej në vendimin e Universitetit.