• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gjosha në Takimin e 9-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri

by A R
09/11/2015 19:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha mori sot pjesë në Takimin e 9-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri. Ministrja Gjosha ne fjalën e saj, bëri një përmbledhje të arritjeve për punën e bërë me 5 prioritetet dhe të gjitha reformat e ndërmarra për zhvillimin e vendit.

“Ne besojmë dhe kemi shprehur kërkesën tonë që me miratimin e reformës në drejtësi në Parlament në fillim të vitit 2016, të mundemi nëpërmjet një raporti të ndërmjetëm,të sigurojmë  një rekomandim për hapjen e negociatave. Në këtë mënyrë ne do të mund të kemi  një shtysë më e madhe në  rrugës së Shqipërisë në BE, dhe të përshpejtojmë  procesin”, tha Ministrja Gjosha në fjalën e saj.

Sipas Ministres, pas miratimit të reformës në drejtësi në Parlament, është e rëndësishme që të vazhdohet zbatimi i saj  nëpërmjet hapjes së negociatave për kapitujt 23 dhe 24. “Kjo do ta bënte procesin e monitorimit nga Komisioni Europian më efektiv, ndërsa në të njëjtën kohë, Shqipëria do të jetë në gjendje të ruajë ritmin e tanishëm në rrugën e saj të integrimit në BE, siç ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se reforma në drejtësi do të kërkojë kohë në zbatimin e saj dhe rezultatet nuk do të jenë të menjëhershme”, deklaroi  Ministrja Gjosha.

Ministrja theksoi se përkundër punës së vazhdueshme dhe përpjekjeve për përmbushjen  e të gjitha standardeve të kërkuara nga Bashkimi Europian, mbetet shumë punë për t’u bërë.

“Ne jemi gjithashtu të vetëdijshëm se ndryshimi nuk mund të vijë në një ditë, por vizioni ynë për integrimin e Shqipërisë në BE është shumë i qartë. Ne aspirojmë për zhvillim ekonomik dhe politik në vendin tonë. Ne duam të konsolidojmë demokracinë tonë dhe të ecim përpara me procesin. Për të arritur gjithë këtë, ne besojmë se gjithëpërfshirja dhe një dialog i shëndetshëm politik është thelbësor”, -tha Gjosha.

Next Post

Pellegrini i del në mbrojtje Mourinho-s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com