Sokol Cikalleshi është një nga sulmuesit më të pafatë të Kombëtares shqiptare si dhe ndoshta i vetmi që në thuajse të gjitha ndeshjet kur ka luajtur me fanellën kuqezi ka goditur të paktën një herë shtyllën por pa gjetur golin.
Për këtë fakt, kompanitë e basteve në Shqipëri kanë vendosur që përveç
Një lajm surprizë vjen nga një kompani bastesh për të gjithë tifozët shqiptarë koeficentëve për 3 rezultatet e ndeshjes Shqipëri-Serbi, të vendosë edhe një koeficent vetëm për sulmuesin kuq e zi, Sokol Cikalleshi, nëse do të godasë shtyllën edhe ndaj Serbisë.
Kompania e vlerëson me koeficientin 6 nëse Cikalleshi godet shtyllën apo jo.
Ja ndeshjet kur Cikalleshi ka goditur shtyllën.
Itali– Shqipëri 0-1: Në minutën e 36-të Cikalleshi gjuan nga 30 metra me të djathtën dhe topi përplaset në shtyllë.
Shqipëri – Armeni 2-1: Në minutën e 34-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, Cikalleshi lëshon një “predhë”, topi përplaset në shtyllë dhe del jashtë. Në minutën e 73-të, përsëri Cikalleshi gjuan me të majtën nga 20 metra dhe përsëri shtylla i mohon golin.
Shqipëri – Portugali 0-1: Në minutën e 75-të sulmuesi Cikalleshi gjuan nga 25 metra, topi devijohet nga Pepe dhe topi përplaset në traversë….