Trajneri De Biasi pritet që sonte në Elbasan të zbresë më fushë me skemën 4-5-1, teksa me mesfushën e ngjeshur synon që të bllokojë sulmet e serbëve duke i mbajtur sa më larg zonës kuqezi.
Edhe pse ende jo zyrtarisht, formacioni i Shqipërisë sonte pritet që të pësojë disa ndryshime.
Në portë do të jetë i përhershmi Berisha, i vetmi me vendin e sigurt.
Para tij do të rreshtohen Cana me Gjimshitin, ndërsa nga krahët Agolli me Hysajn.
Kukeli do të jenë mesfushori i fundit, ndërsa Xhaka do të thyejë aksionet e serbëve, me Lilën dhe Lenjanin nga krahët.
Rolin e fantazistit italiani pritet që t’ia besojë Memushajt ose Mehës, kjo është dilema e madhe, ndërsa në sulm i vetëm do të jetë Balaj.