• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Komiteti i Emergjencave: Janë shpëtuar 1552 persona, 596 familje të evakuuara

by Java News
03/12/2017 13:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave pranë Kryeministrit ka dhënë të rejat më të fundit sipas përditësimeve deri në orën 12:00 në lidhje me gjendjen në vend si pasojë e motit të keq.

Sipas këtij komiteti, reshjet e shiut janë pakësuar dhe vendin e tyre a kanë zënë bora në zonat malore. Në përgjithësi moti në vendin tonë ka ardhur drejt përmirësimit. Rreziku kryesor nga lumi Vjosë në Vlorë dhe Fier është në ulje, nga zvogëlimi i prurjeve dhe tërheqja e ujërave. Strukturat shtetërore janë angazhuar pa ndërprerje, me fokus kryesor shpëtimin e jetëve dhe minimizimin e dëmeve. Janë evakuuar qytetarët dhe gjëja e gjallë nga zonat e rrezikuara, si dhe është punuar me forca dhe mjete të shtuara për kthimin sa më shpejt në normalitet.

Gjatë natës zona më e rrezikuar si dhe përpjekja kryesore është zhvilluar për të mbrojtur funksionimin e hidrovorit në Darëzezë të Fierit. Falë një punë të jashtëzakonshme u bë e mundur që të mbrohet hidrovori nga përmbytja, duke shmangur kështu pasoja të konsiderueshme.

Aktualisht deri tani janë evakuuar 596 familje dhe janë shpëtuar 1,552 qytetarë. Gjenden të përmbytura 10,217 ha tokë, kryesisht në Fier dhe Vlorë, si dhe 5,781 ha me prani uji. Banesa të përshkuara nga uji dhe të përmbytura janë 3,337 në mbarë vendin.

Rrugët janë të hapura, me përjashtim të disa rrugëve dytësore e rurale, ku po vijon puna për normalizimin e trafikut. Gjithsesi, përmbytjet kanë shkaktuar dëme permanente në infrastrukturë, si prishjen apo dëmtimin e 28 urave dhe shumë pjesë aksesh rrugore.

Shkatërrimi i urave është një ndër fenomenet e veçanta të emergjencës aktuale, që në ndryshim në ato të mëparshmet, lidhet me furinë e jashtëzakonshme të prurjeve të ujit, të shkaktuar nga intensiteti i jashtëzakonshëm i reshjeve.

Si rrjedhojë e punës së përkushtuar të OSHEE, është arritur të minimizohet numri i abonentëve pa energji. Dëme janë regjistruar edhe në shkollat e ciklit të ulët e si rrjedhojë të hënën nuk mund të rifillojë mësimi në 56 shkolla në mbarë vendin. Krahas menaxhimit të emergjencës, ka filluar edhe inventarizimi i dëmeve të shkaktuara. Për të gjithë individët apo organizata që duan të kontribuojnë me ndihma ndaj personave të dëmtuar është vënë në dispozicion numri i telefonit: +355 68 839 0899.

a.ç

Next Post
Kufizimet e energjisë, OSHEE: Janë të stakuar 31 fidera, problemet më të mëdha në Fier

Kufizimet e energjisë, OSHEE: Janë të stakuar 31 fidera, problemet më të mëdha në Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kushtetuta nuk lejon pezullimin e qeverisjes

Kushtetuta nuk lejon pezullimin e qeverisjes

February 10, 2026
Sportisti ukrainas tregon ‘çmimin’ e luftës përmes helmetës, Komiteti Olimpik ia ndalon!

Sportisti ukrainas tregon ‘çmimin’ e luftës përmes helmetës, Komiteti Olimpik ia ndalon!

February 10, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

“SPAK nuk solli tërmet elektoral”, Zaloshnja: Shumica mendon se Berisha ka ndikim me sulmet ndaj drejtësisë

February 10, 2026
Nëntë vite pas ‘Çadrës së Lirisë’: A po kthehet PD-ja ‘fituese’ e Berishës tek ‘tradhtia’ e Lulzim Bashës?

Nëntë vite pas ‘Çadrës së Lirisë’: A po kthehet PD-ja ‘fituese’ e Berishës tek ‘tradhtia’ e Lulzim Bashës?

February 10, 2026
Trump kundër Netanyahu-t? I thotë “jo” planit të ri për Bregun Perëndimor

Trump kundër Netanyahu-t? I thotë “jo” planit të ri për Bregun Perëndimor

February 10, 2026

Qerelez dhe Molotovë

February 10, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Vengu: Kjo padrejtësi e institucionalizuar rihap plagë historike

February 10, 2026
Protesta e opozitës, reagon Berisha: “Uragani i lirisë” vërshon sot në Tiranë. Fitore!

Protesta e opozitës, reagon Berisha: “Uragani i lirisë” vërshon sot në Tiranë. Fitore!

February 10, 2026
Shqipëri-Belgjikë, aktivizohet sistemi i përbashkët elektronik për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

Shqipëri-Belgjikë, aktivizohet sistemi i përbashkët elektronik për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

February 10, 2026

“Çfarë idioti ndërkombëtar”, Rama sulmon prokurorin e ish-krerëve të UÇK (VIDEO)

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In