• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Komisioni shtetëror thotë se nuk lëvizi gurët e kufirit

by Aalison Pearse Stevens
09/08/2016 09:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Shtetëror i Kosovës për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, insiston se marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi është e drejt, dhe nuk ka ndryshim të vijës kufitare.

Përmes një komunikate për media, ky komision thotë se të gjitha shtetet e formuara nga shpërbërja e ish Jugosllavisë kufirin e kanë sipas kadastrave.

“Komisioni Shtetëror ua kujton se të gjitha shtetet e formuara nga shpërbërja e Jugosllavisë kufirin e kanë sipas kadastrave”, thekson komisioni.

Ky është njoftimi i komisionit shtetëror

Shpërbërja e Jugosllavisë solli shtatë (7) shtete të reja. Këto shtatë shtete i kishin kufijtë administrativë të bazuar në territorialitetin e Komunave, njësoj i kishte edhe Krahina e Kosovës. Parimi themelor i të gjitha marrëveshjeve të përkufizimit në mes të shteteve të dala nga shpërbërja e Jugosllavisë kanë qenë: baza kadastrale e vitit 1991, pikërisht 25 qershorit të vitit 1991, edhe më vonë edhe për shtetet e reja dhe parimi i dytë bazë ka qenë që zonat kadastrale të jenë determinanta kryesore të kufirit.

Përvoja e Republikave ish Jugosllave, tregojnë se parimet themelore në marrëveshjet për përcaktimin e kufijve në mes Republikave të dala nga RSFJ-ja.

Respektimi i gjendjes së para shpërbërjes së RSFJ përkatësisht respektimi i momentit te shpërbërjes se RSFJ është e mbështetur në të dhënat kadastrale – determinuese në procesin e shënjimit të kufirit mes te republikave të ish-Jugosllavisë.

Kufiri ndërmjet Mali i Zi – Bosnje Hercegovinë, Kroaci – Bosnje Hercegovinë, Kroaci – Slloveni, Serbi – Maqedoni kanë informuar se baze për të dy komisionet shtetërore kanë qene te dhënat nga kadastrat e të dy shteteve reciproke.

Materialet mund të gjinden në ëeb faqet e qeverive përkatëse. Kurse Qeveria e Malit të Zi me datë 15 Tetor 2014, nëpërmjet ëeb-faqes së saj zyrtare (http://www.gov.me/en/Neës/142634/Demarcation-and-identification-of-state-border-between-Montenegro-and-Bosnia-and-Herzegovina-completed.html), njofton opinion mbi përfundimin e procesit të shënjimit të kufirit me Bosnjën dhe Hercegovinën.

I gjithë procesi i negociatave mbi demarkacionin u bazua në kufijtë administrativë të ish Republikave apo Krahinave të shteteve të krijuara nga SFRJ. Ata kufij administrativë ishin njëkohësisht kufij administrativë të Komunave, të cilët bëhen kufij shtetërorë pasi Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina fituan pavarësinë e tyre.

Krahina e Kosovës në Ligjin mbi organizimin territorial të komunave (Gazeta Zyrtare e KSA të Kosovës) Nr. 25, 29 korrik 1975 – tekstualisht i kishte 22 komuna dhe në secilën komunë edhe vendbanimet e saj.

Me këtë Ligj rregullohet organizimi territorial i komunave në Krahinën Socialiste Autonome të Kosovës, mënyra dhe procedura e formimit të komunave të reja, suprimimit dhe bashkimit të komunave të reja, suprimimit dhe bashkimit të komunave ekzistuese, ndarjes dhe bashkimit të disa vendbanimeve, si dhe ndërrimet e selive të komunave.

Rregullore nr. 2000/43 (UNMIK/REG/2000/43), 27 korrik 2000 mbi numrin, emrat dhe kufijtë e komunave – Me këtë rregullore përcaktohen numri, emrat, shtrirja dhe kufijtë e komunave.

Ligji nr. 03/L-041 për kufijtë administrativë të komunave (Gazeta Zyrtare / nr. 26 / 02 qershor 2008) Me këtë ligj rregullohet, organizimi territorial i vetëqeverisjes lokale të Republikës së Kosovës, themelohen komunat e reja, përcaktohet territori i komunës si njësi e vetëqeverisjes lokale.

Zonat kadastrale janë të përkufizuara me Ligjin për Kadastrin Nr. 2003/25. 2.3 Me vendbanime nënkuptohen qytetet, lagjet urban dhe fshatrat. Territori i komunës përfshin vendbanimet që shtrihen në zonat kadastrale që janë brenda kufijve komunal.

Nga kjo rrjedh se, Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror i emëruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës përfundoj pjesën e rëndësishme ligjore dhe profesionale të shënjimit të vijës kufitare.

Komisioni sipas detyrës ligjore dhe kushtetuese dhe konform rezolutës të Kuvendit të Republikës se Kosovës qershor 2015, ka vërtetuar dhe shënjuar vijën administrative ndërmjet ish Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës dhe ish Republikës Socialiste të Malit të Zi.

Komisioni Shtetëror nuk ka krijuar hartë të re për zonat kufitare, Komisioni Shtetëror nuk ka ndryshuar territor të zonave kadastrale kufitare, Komisioni Shtetëror nuk ka ndryshuar territor të Komunave kufitare, Komisioni Shtetëror nuk ka ndryshuar vijën administrative të vitit 1988 perkatesisht 1974, Komisioni Shtetëror nuk ka ndryshuar vijën kufitare e as territorin e Kosovës as për një metër të vetme.

 

Rrjedhimisht nga kjo, Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror konstaton se propozimi i shënimit të vijës kufitare nga dy komisionet shtetërore nuk e favorizon e as nuk e dëmton Republikën e Kosovës as edhe për një metër katror të vetëm, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post

Vjedhja e bankës, kamera ka filmuar fytyrën e njërit prej autorëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët: Duhet të jemi më…

June 25, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“S’ka më shtigje dialogu”, Manjani për protestuesit: Po sillen si Basha! Dështimi i Ramës po na duket lule…

June 25, 2026
Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

June 25, 2026
Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

June 25, 2026
Rama reagon pas rezolutës së PE: Flamingot e kishin fitoren në xhep, amendamenti s’lidhet me Zvërnecin

Rama, përgjigje kritikëve me vargjet e Fishtës: Shikojeni se kush do t’ju shpëtojë nga unë…

June 25, 2026
A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

June 25, 2026
Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

June 25, 2026
“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

June 25, 2026
Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

June 25, 2026
Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit në ambasadë: Akt kriminal ekstremist dhe antisemit

Berisha reagon pasi Rama ndryshoi profilin në Facebook: Komentet vijojnë “Jepe dorëheqjen!”…

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In