• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Komisioni i Ligjeve, debate për çështjen CEZ

by A R
24/11/2015 12:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Komisionin e Ligjeve është debatuar për çështjen e CEZ-it, dhe deputeti demokrat Eduard Halimi tha se kryeministri Rama dhe deputetët e PS-së nuk duan hetim ndërkombëtar të çështjes.

“Nuk ka surprizë në relacionin e përgatitur nga PS për hetimin e CEZ. Edi Rama është kundër hetimit ndërkombëtar të “CEZ”. Deputetët e PS-së nuk duan hetimin ndërkombëtar të “CEZ”. Ne depozituam kërkesën dhe nga ai moment për 8 javë nuk është bërë asnjë  veprim. Ky ligj kalon vetëm nëse jep pëlqimin PS dhe argumenti për votimin me shumicë të thjeshtë apo cilësuar është fals. Pr/ligji është i ngjashëm me ligjin e miratuar në 2012 për akuzat e Dick Martit. Prokurori i huaj do vijë që të veprojë duke zbatuar pikë për pikë kodin e procedurës penale. Kam letrën që dërgon opdat, i cili mbështet qëndrimin që kemi ne lidhur me hetimin. SHBA marrin përsipër të mbështesin çdo kërkesë të ligjshme dhe kërkesa e ligjshme do jetë në rast se miratohet ligji. Për t’i qëndruar edhe retorikës dhe premtimit publik që u bë nga kreu i kuvendit, kryeministri dhe kreu i opozitës duhet të miratojmë ligjin. Rrëzimi i ligjit ne parim konfirmon se Edi Rama dhe deputetët e PS nuk e duan hetimin”, tha Halimi.

Ndërsa deputeti socialist Ulsi Manja tha se Pr/ligji i PD kërkon të bllokojë hetimin e çështjes dhe të çojë në kolaps financat e vendit, pasi kërkohet anulimi i marrëveshjes me CEZ.

“Pr/ligji i PD cenon tre parime kushtetuese. Herën e kaluar pyeta PD nëse kërkoni hetim ndërkombëtar më të huaj apo asistencë nga të huajt. Hetimi nga të huaj është i përcaktuar. Në këtë vend ka dy çështje të mbetura pezull. Kemi 26 të vrarë në Gërdec, qindra të plagosur dhe rasti i 21 janarit që nga ana e mazhorancës sot dje në opozitë kemi kërkuar ekspertizë të huaj për ta hetuar dhe ju s’keni pranuar pas vrasësit me uniformë fshiheshin në kryeministri. Instrumentet janë për të hetuar dhe s’ka nevojë për ligj të tillë për të futur në ngërç çështjen. Të hetohen të gjitha çështjet e mbetura pezull dhe instrumentet ligjore i kemi. Përgjigjja e opdat është mirë të lexohet deri në fund. Shprehet për ekspertizë sipas konventës. Është në kuadër të ndihmës së ndërsjellë”, tha Manja.

BW

Next Post

Kalaja e Rozafës do t’i nënshtrohet restaurimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ejani, ju presim”/ Ministri iranian sfidon Trumpin për një operacion tokësor: Plani A për një fitore të shpejtë, ju dështoi

“Ejani, ju presim”/ Ministri iranian sfidon Trumpin për një operacion tokësor: Plani A për një fitore të shpejtë, ju dështoi

March 5, 2026
President nga populli! Miratohen amendamentet kushtetuese, pritet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

President nga populli! Miratohen amendamentet kushtetuese, pritet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

March 5, 2026
Korrupsioni si vepër penale është strikt çështje fakti, jo llafesh

Korrupsioni si vepër penale është strikt çështje fakti, jo llafesh

March 5, 2026
Projekti energjetik për lidhjen mes Shqipërisë dhe Kosovës, Balla–opozitës: Ju e penguat, qeveria e PS e realizoi

Projekti energjetik për lidhjen mes Shqipërisë dhe Kosovës, Balla–opozitës: Ju e penguat, qeveria e PS e realizoi

March 5, 2026
BE paralajmëron për luftë civile në Iran/ Italia, Spanja, Franca dhe Holanda po dërgojnë asete ushtarake në Qipro

BE paralajmëron për luftë civile në Iran/ Italia, Spanja, Franca dhe Holanda po dërgojnë asete ushtarake në Qipro

March 5, 2026
Meloni e vendosur për dërgimin e azilkërkuesve në Gjadër, reagon ashpër ndaj vendimit të gjyqësorit

Meloni e vendosur për dërgimin e azilkërkuesve në Gjadër, reagon ashpër ndaj vendimit të gjyqësorit

March 5, 2026
“O burr legen, je mësuar me ku*vat në partinë tënde”/ Bardhi e Balla përplasen në Kuvend: Numrin 0900 e ka jot motër!

“O burr legen, je mësuar me ku*vat në partinë tënde”/ Bardhi e Balla përplasen në Kuvend: Numrin 0900 e ka jot motër!

March 5, 2026
Vangjel Tavo, greku ynë

Një shtesë për konferencën e Ministres së Shëndetësisë

March 5, 2026
Aksident në aksin “Manëz–Durrës”, 24-vjeçari përplaset me automjetin e parkuar, dërgohet në spital

Aksident në aksin “Manëz–Durrës”, 24-vjeçari përplaset me automjetin e parkuar, dërgohet në spital

March 5, 2026
Bllokohen 1.5 tonë çokollatë në doganën e Kapshticës, shkak mungesa e dokumentacionit të produktit

Bllokohen 1.5 tonë çokollatë në doganën e Kapshticës, shkak mungesa e dokumentacionit të produktit

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In