• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA do të publikojë dokumentet e taksave të ish-presidentit Trump

by Java News
21/12/2022 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një komision i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan do të publikojë dosjet pjesërisht të redaktuara të taksave të ish-Presidentit Donald Trump, u tha gazetarëve të martën anëtari më i lartë republikan i komisionit, Kevin Brady.

Publikimi informacionit privat të taksave, të cilin ish-presidenti Trump e kishte kundërshtuar me forcë për vite me rradhë, mund të sjellë një vëmendje tjetër të padëshiruar ndaj tij në një kohë kur ai ka shpallur kandidaturën përsëri për Shtëpinë e Bardhë.

Trump, ndryshe nga kandidatët e mëparshëm presidencialë, refuzoi t’i bënte publike deklaratat e tij të taksave, pasi u përpoq të mbante sekret detajet e pasurisë së tij dhe aktivitetet e kompanisë së tij të pasurive të patundshme, “Organizata Trump”. Ai kundërshtoi përpjekjet e demokratëve për të pasur qasje tek ato dokumenta.

Kandidatëve nuk u kërkohet me ligj të publikojnë formularët e tyre të taksave, por kandidatët e mëparshëm presidencialë të të dyja palëve e kanë bërë vullnetarisht një gjë të tillë për dekada me radhë.

Demokratët e Komisionit për Mbikqyrjen e Taksave kanë thënë se duhet të shohin të dhënat për të vlerësuar nëse agjencia e taksave po i shqyrton siç duhet deklaratat tatimore presidenciale dhe për të vlerësuar nëse nevojitet legjislacion i ri në këtë drejtim.

Komisioni i posaçëm i Dhomës së Përfaqësuesve, për ngjarjet e 6 janarit u kërkoi prokurorëve federalë të ndjekin penalisht zotin Trump për nxitjen e sulmit vdekjeprurës ndaj Kapitolit. /VOA

Next Post
Hipotermia është një urgjencë mjekësore: Shenja paralajmëruese për t’u kujdesur

Hipotermia është një urgjencë mjekësore: Shenja paralajmëruese për t’u kujdesur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luksi në turizmin tonë duhet të jetë si “bukë, kripë e zemër” për të gjithë…

Çfarë kemi brenda, shohim jashtë? Dhe një histori nga Lindja e Largët…

October 26, 2026
Protestat prekin turizmin, bien prenotimet! Operatorët: Të huajt po shmangin zonat e tensionit

Protestat prekin turizmin, bien prenotimet! Operatorët: Të huajt po shmangin zonat e tensionit

October 26, 2026
Trump do ta presë personalisht në SHBA, por sytë do të jenë te Xi Jinping -

Xi Jinping kërkon më shumë besnikëri, kush rrezikon të humbasë pushtetin në Kinë?

October 26, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë: Prokuroria nis hetimet ndaj zyrtarëve për dështimet institucionale

Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë: Prokuroria nis hetimet ndaj zyrtarëve për dështimet institucionale

October 26, 2026
Rekord historik në Paris, piktura “Iris” e Monetit shitet në ankand për 50 milionë euro

Rekord historik në Paris, piktura “Iris” e Monetit shitet në ankand për 50 milionë euro

October 26, 2026
Kremlini konfirmon armëpushimin në Oleshky: Po punojmë me Ukrainën për kohën e evakuimit

Peskov: Rifillimi i negociatave trepalëshe nuk nënkupton kufizim të operacioneve ushtarake

October 26, 2026
Pse elozhohet dhuna kaq shumë nga kundërshtarët e Edi Ramës?

Pse elozhohet dhuna kaq shumë nga kundërshtarët e Edi Ramës?

October 26, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

Bilanci i 13 ditëve protestë: Mbi 270 të arrestuar, 344 të proceduar, 60 të tjerë në kërkim

October 26, 2026
Dita e 14-të e tubimit, nis grumbullimi i protestuesve përpara Ministrisë së Arsimit

Dita e 14-të e tubimit, nis grumbullimi i protestuesve përpara Ministrisë së Arsimit

October 26, 2026
VIDEO / Pas divorcit, plumba pranë banesës së ish-bashkëshortes

VIDEO / Pas divorcit, plumba pranë banesës së ish-bashkëshortes

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In