• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Komisioni Hetimor për privatizimin e CEZ pritet të marrë vendim për të thirrur forcërisht Nue Kalajn për dëshmi

by Java News
16/01/2017 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nue Kalaj do të thirret forcërisht për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për Privatizimin e CEZ. Kalaj sic është bërë e ditur ka pasur rol në privatizim. Komisioni hetimor ka arritur të faktojë rolin e tij në privatizim. Ndërkohë bëhet e ditur se Kalaj është larguar nga Shqipëria dhe nuk ka pranuar të dëshmojë. Në mbledhjen e sotme pritet të merret vendimi për të thirrur forcërisht Kalajn për të dëshmuar.

Nue Kalaj, është personi i akuzuar se ka luajtur rolin e sekserit për marrëveshjen e privatizimit të OSSH mes kompanisë çeke të energjisë, CEZ dhe qeverisë “Berisha”. Taulant Balla, kryetar i këtij komisioni, është shprehur se Kalaj ka kryer transaksione dhe tërheqje të dyshimta si shpërblim për këtë privatizim. Sipas kryetarit të komisionit, deputetit socialist Taulant Balla, hetimet kanë zbuluar se shtetasi Nuel (Nue) Kalaj, miku i ngushtë i djalit të ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha, ka marrë nga CEZ transferta bankare në miliona euro.

“Komisioni Hetimor për privatizimin e OSSH tek CEZ sot ka administruar prova shumë të rëndësishme lidhur person Nuel (Nue) Kalaj i cili sipas dëshmive të deritanishme ka qenë “sekseri” i martesës së qeverisë shqiptare të Sali Berishës me kompaninë CEZ.

Komisioni po heton pse CEZ i ka bërë këto transferta tek ky individ dhe ku i ka çuar paratë cash Nue Kalaj mik i ngushtë i djalit të Sali Berishës, Shkëlzen Berisha”, u shpreh Balla.

Ndërkohë, komisioni ka administruar llogari bankare të Nue Kalajt i cili ka marrë nga CEZ transferta bankare mbi 7 milionë euro. Dhe këto shuma më pas i ka tërhequr cash me 16 qershor 2009, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të vitit 2009.

Operacioni ka qenë i thjeshtë, CEZ s.a ka transferuar në kohë të ndryshme shumë parash në llogarine personale të Nuel apo Nue Kalaj. Pa asnjë justifikim, zero. Kështu deri në shifra marramendëse në miliona euro. Nuel apo Nue Kalaj i ka tërhequr ato cent më cen, në euro, “cash”, fizikisht, me çanta. Përsëri pa asnjë justifikim.

Debatet/Mbledhja e Komisionit

Është mbledhur mesditën e sotme Komisioni Parlamentar hetimor për CEZ. Kryetari i këtij komisioni, Taulant Balla theksoi se dëshmitari kyç, Nuel Kalaj ndodhet jashtë vendit ndaj i bëri thirrje policisë të sillet më forcë për të dëshmuar.

Sekseri Nuel Kalaj është thirrur për të dëshmuar në komisionin hetimor lidhur me rolin e tij në privatizimin e OSSH-së te kompania çeke, CEZ. Por rezulton se ai ndodhet jashte vendit.

“Ne i kërkojmë Policisë së Shtetit, sekretari të hartojë shkresën me qëllim që të bëhet sjellja me forcë e këtij dëshmitari të rëndësishëm.
Po kështu dhe ndaj shtetasit Hamza Merxhani. Nga informacioni i deritanishëm rezulton i larguar nga Shqipëria për të njëjtën procedurë të supercituar, të kërkohet sjellja me forcë e këtij dëshmitari dhe të ndiqen procedurat sipas ligjit”, tha Balla.

Balla i kërkoi gjithashtu Policisë të verifikojë hyrje-daljet nga vendi për vitin 2010, në sistemin TIMS të Nuel Kalaj, Sali Berishës e Shkëlzen Berishës.
“I kërkojmë drejtorisë së policisë që për gjatë muajit janar 2010 duke filluar nga data 1 janar 2010 deri në fund të shkurtit 2010 të kërkojmë nga sistemi TIMS të dhëna kur ka dalë dhe ka hyrë në Shqipëri, Nuel Kalaj, Sali Berisha e Shkëlzen Berisha. Sepse janë persona që janë cituar në emalin ku janë përmendur të tre”

Mbledhjen e shkuar, Kalaj njoftoi se ndodhej në Kosovë dhe nuk mund të dëshmonte në datën e caktuar.

Balla u shpreh se ka depozituar disa emaila ku Nuel Kalaj ka komunikuar direkt per CEZ.

“Depozitoj disa emaile që ky dëshmitar i quajtur Nuel Kalaj ka komunikim me drejtues të CEZ në Shqipëri dhe Pragë. Këto emaili duhen përkthyer sepse është e rëndësishme që përkthimi të noterizohet sepse do jetë objekt referimi.
Për shkak të informacionit të vyer ne hedhim dritë mbi disa çështje kryesore. Njoftoj se emailit mbajnë data të ndryshme duke filluar nga 2008, 2009, 2010
Ky person po i  shmanget hetimit dhe asnjë parti mos ta marrë në mbrotje, por nese ka kontakt dikush duhet ti thotë të paraqitet në këtë komision.
Dëshmitari Nuel Kalaj duket të ketë lidhje shumë të fortë me qoftë me drejtues të CEZ në Shqipëri dhe Prage, por ka lidhje të fortë me drejtuesit e qeverisë së asaj kohë sepse ai ne komunikmet përmend ish-kryeministrin Berisha, por edhe ministrin e Ekonomisë dhe Energjisë të asaj kohe.

Balla lexon emailin

“Mirdita Tomas! Në ankese janë përgatitur dokumentat. Ne do të përmendim kërkesat tona ndaj qeverisë sa është debia që duhet paguar tani. Do të të pres ty me Nuelin në aeroport në sallonin Vip. Me Nuelin sapo mbarova negociatat e tjera, i shpjegova në detaje se çfarë ne kërkojmë. Takimi me të birin sipas Nuelit është shtyrë për nesër pas ardhjes së PM (Kryeministrit). Mbrëmë kam shtrënguar duart me kryeministrin në takimin me investitorët. Ai tha se është i kënaqur do të takoj nesër. Çfarë duhet të presim nga kryeministri. Sipas Nuelit rezultatet në mënyrë të sigurt do të jenë pozitive dhe në 90% konkrete. Ai më siguroi se për kryeministrin po punon një komision ndërministror i cili në mënyrë të specializuar po trajton problematikën tonë. Mund tju konfirmoj se kam folur me disa anëtarë të komisionit që po merren me këtë marrëveshje. Rezultatet e tyre nuk janë akoma të mabruara dhe përfundimtare. Ai më siguroi se do përfunojnë shpejt dhe pas kësaj kohe do të ulemi sërish. Sapo negociatat do të janë gati do të ftojmë M.R (Martin Roma, drejtuesi CEZ) në Tiranë.”

Bode: Këto nuk provojnë asnjë gjë. Ju kërkoni të hidhni baltë ndaj ish-kryeministrit. Bazoheni në ca deklarata të këtij Romeo Karaj ndaj të cilave nuk ka asnjë provë.

Anëtarja e djathtë në komision, Elmazi tha se Romeo Karaj nuk është person i besueshëm pasi është arrestuar për korrupsion. Sipas saj, Romeo Karaj, ka tentuar të vrasë dy herë veten pasi vuan dhe nga çrregullimet mendore.

 

ma.me

Next Post
Guardiolan e vënë para pas humbjes turpëruese nga Evertoni

Guardiolan e vënë para pas humbjes turpëruese nga Evertoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Buxheti 2027, vetëm 1,1 mld lekë më shumë për Bujqësinë, fondet arrijnë në 17,9 mld lekë! Zbardhen diskutimet në Komision

Buxheti 2027, vetëm 1,1 mld lekë më shumë për Bujqësinë, fondet arrijnë në 17,9 mld lekë! Zbardhen diskutimet në Komision

November 9, 2026
Bandat e drogës në Francë rekrutojnë fëmijë për të vrarë, adoleshentët joshen me para dhe përfundojnë në rrjetin e mafias!

Bandat e drogës në Francë rekrutojnë fëmijë për të vrarë, adoleshentët joshen me para dhe përfundojnë në rrjetin e mafias!

November 9, 2026
“Bizneset po ndiejnë pasojat, rritja do të jetë më e ulët”- Ibrahimaj në Komision: Protestat e dhunshme e ngadalësojnë ekonominë!

“Bizneset po ndiejnë pasojat, rritja do të jetë më e ulët”- Ibrahimaj në Komision: Protestat e dhunshme e ngadalësojnë ekonominë!

November 9, 2026
Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

“Veliaj duhet të operohet urgjentisht”- Avokati Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë: Nuk kemi informacion për ekzaminimet mjekësore

November 9, 2026
Tentuan të korruptonin policët pasi u kapën duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, procedohen dy persona në Durrës!

Tentuan të korruptonin policët pasi u kapën duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, procedohen dy persona në Durrës!

November 9, 2026
Kufizimet për gazetarët në GJKKO, Kushtetuesja pranon për shqyrtim kërkesën e AGSH-së për shfuqizimin e Rregullores!

Kufizimet për gazetarët në GJKKO, Kushtetuesja pranon për shqyrtim kërkesën e AGSH-së për shfuqizimin e Rregullores!

November 9, 2026
Koronavirus prek aktorin e humorit Florian Binaj: Jam vetëizoluar pas testimit, ja ku u infektova

“E konfirmoj, pa diskutim!”- Florjan Binaj shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, por a do e mbështesë PD këtë herë?

November 9, 2026
“Të shqetësuar, nesër mund të dhunojnë mësuesin e pedagogun”- Tryeza Kombëtare, Rama për përfshirjen e të miturve në protesta: Relativizuan dhunën dhe e justifikuan!

Rama njofton skemën e re të “Bonusit të Bebes”: Mbështetje financiare deri në 10 mijë lekë çdo muaj për 5 vite me radhë!

November 9, 2026
BE miraton masa të reja sanksionesh që prekin industrinë ushtarake të Rusisë, Kallas zbulon vendimin

‘Luftë’ e re në BE, Marine Le Pen kërkon “eliminimin politik” të Kaja Kallas!

November 9, 2026
Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In