• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Komisioni hetimor për Presidentin, Meta duhet të dëshmojë brenda javës

by A R
03/09/2019 08:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i posaçëm parlamentar që po heton vendimet e Presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit, si dhe dekretimin e një date tjetër më 13 Tetor, pritet ta thërrasë këtë të fundit në datën 6 Shtator, në mënyrë që ai të japë versionin e tij për dekretet

Mbledhja zyrtare e anëtarëve të komisionit do të mbahet të martën.

Mbetet për t’u parë nëse Presidenti do t’i përgjigjet thirrjes, apo do të presë takimet e ekspertëve të Venecias para se të paraqitet në Kuvend.

Sipas rregullores së Kuvendit dhe ligjit për komisionet hetimore, Presidenti i Republikës është i detyruar të paraqitet në një seancë kur të thirret nga Kuvendi.

Nëse ai nuk pranon të marrë pjesë, atëherë mund të thirret me forcë.

Sakaq, ekspertët e Venecias do të vijnë në Tiranë në datat 9-11 shtator, ku do të takojnë, krahas Presidentit, edhe anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kolegjit Zgjedhor, anëtaren e vetme të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, dhe anëtarët e komisionit hetimor për shkarkimin e Metës.

Deri më  8 Tetor, deputetët kanë kohë t’i paraqesin Kuvendit raportin me gjetjet për shkarkimin e Presidentit.

Brenda pesë ditësh nga votimi i tij, Gjykata Kushtetuese, që ende funksionale,  nuk duhet të shprehet për verdiktin përfundimtar. Megjithatë, ekziston një tjetër variant, që anëtarët e opozitës të kërkojnë shtyrjen e punimeve të komisionit deri sa të ngrihet Gjykata Kushtetuese.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve, Presidenti Ilir Meta dhe opozita jashtë Kuvendit shprehen të bindur se dekreti për zgjedhjet e 13 Tetorit është kushtetues .

Kuvendi nisi sot seancën e parë plenare për sesionin e ri parlamentar, ndërkohë që të gjitha dekretet që Meta ka kthyer për rishqyrtim pritet të miratohen nga deputetët e maxhorancës dhe nëse është nevoja edhe me votat e deputetëve të opozitës së re. Këta të fundit janë shprehur skeptikë, lidhur me faktin se kryeministri Edi Rama po i kushton më tepër vëmendje opozitës jashtë dyerve të Kuvendit, teksa edhe sot kryeparlamentari Gramoz Ruçi bëri sërish thirrje për dialog.

/a.r

Next Post
Nadal siguron një biletë për çerekfinalet e US Open

Nadal siguron një biletë për çerekfinalet e US Open

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shiteshin pa kupon tatimor, sekuestrohen 191 ora dore të kontrabanduara në Berat

Shiteshin pa kupon tatimor, sekuestrohen 191 ora dore të kontrabanduara në Berat

February 5, 2026
Flet një nga viktimat e Jeffrey Epstein: Isha 16 vjeçe kur më abuzoi, Trump na tradhtoi

Flet një nga viktimat e Jeffrey Epstein: Isha 16 vjeçe kur më abuzoi, Trump na tradhtoi

February 5, 2026
Lufta për mineralet kritike, si SHBA synon të thyejë dominimin e Kinës

Lufta për mineralet kritike, si SHBA synon të thyejë dominimin e Kinës

February 5, 2026
EMRAT/ Këta janë katër anëtarët e familjes shqiptare, që humbën jetën në Itali

EMRAT/ Këta janë katër anëtarët e familjes shqiptare, që humbën jetën në Itali

February 5, 2026
“Mos e përmendni nenin 5 të NATO-s”, Finlanda paralajmëron SHBA-të, zbulohet kabllogrami

“Mos e përmendni nenin 5 të NATO-s”, Finlanda paralajmëron SHBA-të, zbulohet kabllogrami

February 5, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Shoqata e Gjyqtarëve, seksion i PD”, Beqiri: Kërkesa për rritje pagash, e turpshme dhe abuzive!

February 5, 2026
Ish-gjyqtari Gjermeni: Si u spastrua drejtësia në ‘92 dhe ‘98. Nano, i vetmi kryeministër që nuk na preku

Ish-gjyqtari Gjermeni: Si u spastrua drejtësia në ‘92 dhe ‘98. Nano, i vetmi kryeministër që nuk na preku

February 5, 2026
Vangjeli: Sistemi i drejtësisë po kthehet në regjim represiv, nevojitet një klithmë kombëtare

Vangjeli: Sistemi i drejtësisë po kthehet në regjim represiv, nevojitet një klithmë kombëtare

February 5, 2026
Gjashtë vite nga miratimi/ PS-PD, konsensus për korrigjimin e Reformës në Drejtësi

EKSKLUZIVE / Sondazhi: 90% e shqiptarëve i duan pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve ashtu siç janë ose më të ulëta

February 5, 2026
Xi paralajmëron Trumpin: Kujdes me shitjen e armëve për Tajvanin

Xi paralajmëron Trumpin: Kujdes me shitjen e armëve për Tajvanin

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In