• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Komisioni Europian “viktimë” e sulmeve kibernetike çfarë dihet dhe çfarë nuk dihet

by Java News
25/11/2016 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Europian ka qenë “viktima” e radhës e një sulmi kibernetik të një shkalle të gjerë, duke bllokuar aksesin në internet për disa orë gjatë së enjtes. Institucionet kryesore pritet të përballen gjithashtu me valë të tjera sulmesh të ngjashme.

Shërbimet “IT” të KE-së dërguan një “e-mail” për të gjithë stafin rreth orës 6 të pasdites së djeshme, në të cilin sulmi kibernetik përshkruhej si “pengim të shërbimit që rezultoi me tejngopje të lidhjes së internetit”.

Megjithatë, një zëdhënës i Komisionit tha për “Politico” se “asnjë e dhënë nuk është siguruar nga piratët kompjuterikë”.

“Sulmi është ndalur me sukses deri më tani, duke mos ndërprerë shërbimet tona, edhe pse shpejtësia e lidhjes së internetit është ndikuar ndjeshëm në njëfarë kohe”.

Ngjarja ka ndodhur në një moment kur jo i gjithë stafi ka qenë në detyrë, por vetëm një punonjës. “Askush nuk mund të punonte gjatë pasdites, pasi interneti u ndërpre në dy raste dhe zgjati për disa orë”, tha një prej anëtarëve të stafit.

Por çfarë dihet mbi këtë sulm kibernetik? Sulmi nisi rreth orës 15 apo disa minuta më vonë. Gjatë kësaj kohe, miliona kërkesa për të aksesuar faqen e internetit të Komisionit u dërguan njëherazi, duke shkaktuar një mbingopje të serverave të institucioneve, në atë që konsiderohet si shpërndarje e bllokimit të shërbimeve.

Sulme të tilla synojnë të rrëzojnë faqet e internetit, por mund të shoqërohen edhe me përpjekje për të hyrë në sistemin “IT”. Një ekip i Komisionit u përball me këtë sulm gjatë pasdites së vonë, por një burim i Komisionit thotë se situata ishte sërish nën kontroll.

Ekipi “DIGIT” i Komisionit e zmbrapsi një sulm të tillë, por është ende në pritje të një vale të re sulmesh, pasi kështu ndodh në të tilla raste. Përveçse shkaktuan trafik të rënduar në faqen zyrtare të Komisionit Europian, piratët shënjestruan gjithashtu edhe portat e rrjetit duke ndërprerë shërbimin e internetit për stafin e institucionit.

Dhe ajo që nuk dihet ende? Identiteti apo origjina e “hacker”-ave është ende mister, ose të paktën nuk është zbuluar. Komisioni nuk ka dhënë gjithashtu detaje mbi veprimet e tyre për kundërvënien ndaj këtij sulmi, kjo si masë paraprake. Zakonisht, sulmet për ndërprerje të shërbimeve kryhen disa herë, ndaj dhe ekipet e “IT”-së nuk e dinë me saktësi se kur mund ta presin valën e radhës apo sa mund të zgjasë ajo./tch/a.k

Next Post
Chelesea nuk tërhiqet, rrit ofertën në 35 mln euro për mbrojtësin e Milanit Romagnoli

Milan me 5 mungesa përballë Empolit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e sigurisë për ish-partneren e Safet Bajrit

Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e sigurisë për ish-partneren e Safet Bajrit

February 27, 2026
Ndahet nga jeta infermieri i QSUT, kolegët të pikëlluar: Dha një kontribut të pashoq gjatë pandemisë

Ndahet nga jeta infermieri i QSUT, kolegët të pikëlluar: Dha një kontribut të pashoq gjatë pandemisë

February 27, 2026
A kanë dorë agjenturat e huaja për ngjarjet e fundit?

A kanë dorë agjenturat e huaja për ngjarjet e fundit?

February 27, 2026
Bill Clinton dëshmon për raportin e tij me Epstein, ja çfarë tha ish-Presidenti amerikan

Bill Clinton dëshmon për raportin e tij me Epstein, ja çfarë tha ish-Presidenti amerikan

February 27, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Të gjithë të mërzitur nga qeveria e re, përveç SPAK

February 27, 2026
Paralajmërimi i ministrit polak: Të përgatitemi për luftë, mund të shohim atë që kanë parë gjyshërit tanë

Paralajmërimi i ministrit polak: Të përgatitemi për luftë, mund të shohim atë që kanë parë gjyshërit tanë

February 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

De Gol, koteci dhe kasollja me yll

February 27, 2026
Bie miti i Dubait si ‘parajsë’ për të kërkuarit nga drejtësia: Deri tani 15 të ekstraduar, priten edhe pesë të tjerë

Bie miti i Dubait si ‘parajsë’ për të kërkuarit nga drejtësia: Deri tani 15 të ekstraduar, priten edhe pesë të tjerë

February 27, 2026
“E ke figurën atërore të dështuar”/ Rogerti përplaset me Selinën dhe Arditin: Ejani, unë jam babai juaj në këtë lojë

“E ke figurën atërore të dështuar”/ Rogerti përplaset me Selinën dhe Arditin: Ejani, unë jam babai juaj në këtë lojë

February 27, 2026
SHBA–Iran drejt përballjes. Perëndimi dhe Kina largohen nga Irani. Alarm në Izrael

SHBA–Iran drejt përballjes. Perëndimi dhe Kina largohen nga Irani. Alarm në Izrael

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In