• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Komisioni Europian i përgjigjet Holandës: Shqipëria ka bërë punë të madhe!

by A R
13/06/2019 21:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Europian ka reaguar pas vendimit të Parlamentit të Holandës me anë të zëdhënëses Maja Koëijaniç.

Pyetjes së  ABC News lidhur me argumentimin e Parlamentit të Holandës së nuk ka rezultate të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe se ministri i jashtëm holandez e konsideron, se rekomandimi i Komisionit Europian ishte i parakohshëm, Komisioni Europian i përgjigjet kështu:

Maja Koçijançiç, zëdhënëse e KE-së: “Ne mendojmë që zgjerimi është një investim gjeostrategjik i Bashkimit Europian për stabilitetin, paqen, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik në Ballkanin Perëndimor.

Ne e kemi shprehur qëndrimin tonë përmes publikimit të progres-raporteve në maj lidhur me reformat e integrimit të Ballkanit dhe Turqisë. Vlerësimi ynë është shumë objektiv, bazuar në prurjen e interlokutorëve të ndryshëm.

Vlerësimi ynë tregon se është bërë një punë shumë e madhe dhe pesë vitet e fundit, ne kemi parê një ndryshim pozitiv në Ballkanin Perëndimor.

Rekomandimi ynë tregon, se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë treguar vendosmërinë për të avancuar në rrugën e integrimit dhe se ato kanë arritur rezultate të prekshme dhe tê qëndrueshme.

Tani i takon Këshillit të Ministrave që të konsiderojë këtë rekomandim dhe të vendosë për hapat që vijnë. Ju rikujtoj edhe deklaratën e Presidentit të Komisionit Europian kur u takua me kryeministrin shqiptar, e cila tregon qartë qëndrimin e tij dhe të Komisionit”.

Lidhur me faktin,se raporti i Komisionit Europian nuk kontestohet vetëm nga Holanda, por edhe Gjermania, ku ka deputetë të Bundestagut  që konsiderojnë se rezultatet e paraqitura nga Shqipëria nuk janë bindëse dhe Franca që ka shqetësim kryesor numrin e lartë të azilkërkuesve, Komisioni nuk komenton qëndrimet, spekulimet dhe debatet e shteteve anëtare:

Maja Koçijançiç, zëdhënëse e KE-së: “Zgjerimi është një proces që kërkon përmbushjen e kritereve specifike politike dhe ekonomike dhe zbatimit të legjislacionit europian (acquis communautaire). Ka disa etapa në këtë proces.

Ne po flasim për etapën aktuale për të cilën Këshilli i ministrave bëri një rekomandim vitin e shkuar. Komisioni ka bërë një vlerësim tërësor me prurjet e shumë interlokutorëve, shteteve anëtare, qeverive të dy vendeve (Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut) ose më mirë të gjithë qeverive, shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Raportet janë përgatitur në një hark kohor disa muajsh dhe janë rezultati i një pune tërësore me analiza të detajuara. Nëse i lexoni, do ta shihni vetë; Askush nuk po thotë se të gjitha kriteret dhe të gjitha kushtet janë përmbushur. Ky është një proces. Por nëse i referohemi punës që duhej bërë për këtë stad, kjo është bërë. Kjo nuk do të thotë se puna mbaron aty.

Aspak, ka shumë punë për të bërë. Por ky është vlerësimi për procesin e përmbushjes së këtyre kritereve specifike për hapjen e negociatave. Nuk ka dyshim.

Ju e dini që lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet një prioritet, për të cilat shtetet janë angazhuar dhe për të cilat puna duhet të vazhdojë.

Gjërat duhen vënë në perspektivën e duhur. I takon këshillit të Bashkimit Europian të vendosë dhe nuk do të komentoj qëndrime, spekulime apo debate në gjirin e shteteve anëtare”.

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian pritet të marrin një vendim në datën 18 Qershor lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Next Post
Nuk është Gjykata Kushtetuese! Ja si mund të rrëzohet Meta nga mazhoranca

Mediat: Mblidhen 55 firma për shkarkimin e Metës, kërkesa dorëzohet nesër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Keni dëgjuar për ‘Revolucionin e Flamingove?”- Rama nga salla e OKB: Zemërimi u shndërrua në mobilizim, narrativa e fabrikuar u shndërrua në realitet politik

“Keni dëgjuar për ‘Revolucionin e Flamingove?”- Rama nga salla e OKB: Zemërimi u shndërrua në mobilizim, narrativa e fabrikuar u shndërrua në realitet politik

September 25, 2026
Zgjedhja e 3 anëtarëve të rinj të KLGJ-së, vendimi nga mbledhja e përgjithshme: Të kemi kërkesa gjykata dinjitoze, nuk është luks!

Zgjidhet edhe anëtari tjetër i KLGJ-së, Fatri Islamaj fiton përballë Igerta Hysit!

September 25, 2026
Rama flet në OKB edhe për protestën: U fabrikua një narrativë për ‘pushtimin izraelit’ të bregdetit shqiptar duke përdorur flamingot! Protestuan kundër një fantazme (VIDEO)

Rama flet në OKB edhe për protestën: U fabrikua një narrativë për ‘pushtimin izraelit’ të bregdetit shqiptar duke përdorur flamingot! Protestuan kundër një fantazme (VIDEO)

September 25, 2026
Rama mban fjalimin në Asamblenë e OKB: Shqipëria u bë vendi i parë që e solli Inteligjencën Artificiale në Qeveri me Diellën! Rreziku i AI është se…

Rama mban fjalimin në Asamblenë e OKB: Shqipëria u bë vendi i parë që e solli Inteligjencën Artificiale në Qeveri me Diellën! Rreziku i AI është se…

September 25, 2026
“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

September 25, 2026
Skandali i falsifikimeve prek një tjetër lojtar të Zvicrës, pas Xhakës edhe Embolo jashtë ekipit për mashtrim!

Skandali i falsifikimeve prek një tjetër lojtar të Zvicrës, pas Xhakës edhe Embolo jashtë ekipit për mashtrim!

September 25, 2026
Ambasadorja e BE takohet me ministren Pirdeni: Rikonfirmojmë angazhimin e plotë të Brukselit për të mbështetur Shqipërinë

Ambasadorja e BE takohet me ministren Pirdeni: Rikonfirmojmë angazhimin e plotë të Brukselit për të mbështetur Shqipërinë

September 25, 2026
Goli i Muriqit “tërbon” serbët! Shpërthejnë në reagime dhe i kërkojnë UEFA-s masa ndaj Kosovës dhe lojtarit!

Goli i Muriqit “tërbon” serbët! Shpërthejnë në reagime dhe i kërkojnë UEFA-s masa ndaj Kosovës dhe lojtarit!

September 25, 2026
“Jemi në kilometrin e fundit”- Berisha nga Foltorja e Elbasanit: Shqipëria ngjan me një të sëmurë në urgjencë, ripërtëritja e PD është jetike

“Jemi në kilometrin e fundit”- Berisha nga Foltorja e Elbasanit: Shqipëria ngjan me një të sëmurë në urgjencë, ripërtëritja e PD është jetike

September 25, 2026
Kryeministri Rama para fjalës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Krenar për Shqipërinë!

Kryeministri Rama para fjalës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Krenar për Shqipërinë!

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com