• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Komisioni ‘Antikorrupsion’, Xhafaj: S’marrim përsipër të bëjmë detyrat e institucioneve të pavarura

by A R
24/07/2025 11:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Komisionit ‘Antikorrupsion’ Fatmir Xhafaj ka deklaruar se planveprimi që po hartohet për çështjet kundër korrupsionit nuk ndërhyn dhe as nuk merr përsipër të bëjë detyrat e qeverisë apo të institucioneve të pavarura.

“Plani kombëtar i veprimit është i mirëpërcaktuar me çështjet që do të duhen të trajtohen, me ndryshimet e nevojshme apo ligjet e reja që duhet të hartohen, kush është përgjegjës në të gjithë këtë, Kuvendi është i përfshirë, sepse fokusi i këtij plani është Kuvendi.

Ne nuk marrim përsipër të bëjmë detyrat e qeverisë, nuk marrim përsipër të bëjmë detyrat e institucioneve të pavarura. Ne marrim përsipër për të bërë ato detyra që ka Kuvendi për të bërë”, u shpreh Xhafaj në një konferencë me gazetarët.

Ai theksoi se do të jetë Kuvendi ai i cili më pas do ta shndërrojë në ligj këtë planveprimi dhe do të kryejë mbikëqyrjen nëse ky ligj apo detyra të caktuara do të realizohen apo jo nga institucionet përgjegjëse.

Sa i përket modaliteve të ngritjes së komisioneve që do të shqyrtojnë këtë planveprimi, Xhafaj tha se edhe ato do të varen nga Kuvendi se si do të jenë këto komisione, të përhershme, nënkomisione apo të posaçme.

“Kuvendi ka 2 kompetenca të mëdha, ligjbërjen dhe mbikëqyrjen. Ky planveprimi parashikon ligjet që do të bëjë Kuvendi dhe mbikëqyrjen që do të bëjë Kuvendi për realizimin e këtyre nismave apo masave institucionale në mënyrë që ato të realizohen nga institucionet përgjegjëse.

Pastaj modalitetet se si do të jetë, do të jetë një komision i përhershëm parlamentar nga Komisionet ekzistuese apo një komision i ri i përhershëm parlamentar apo një nënkomision, apo një komision i posaçëm, kjo është një çështje që mbetet në vullnetin e Kuvendit”, shpjegoi Xhafaj.

Ai theksoi gjithashtu se ky planveprimi është hartuar nga grupi i ekspertëve të nivelit të lartë që ka “në përbërjen e tij rreth 119 ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, ndër të cilët 69 janë ekspertë kombëtarë, 19 nga diaspora dhe 31 janë ekspertë ndërkombëtarë”.

I pyetur nëse opozita do të jetë pjesë e këtij komisioni, Xhafaj tha se është detyrim që mazhoranca dhe opozita të përfaqësohen në komisionet e Kuvendit.

“Kuvendi ngre komisionin, dhe Kuvendi ka detyrimin që të caktojë vendet e opozitës dhe vendet e mazhorancës.  Është detyrim i Kushtetutës dhe rregullores që ata të ulen”, theksoi Xhafaj.

Next Post
Zgjedhjet në Elbasan nuk përsëriten, Kolegji rrëzon Partinë Demokratike!

Zgjedhjet në Elbasan nuk përsëriten, Kolegji rrëzon Partinë Demokratike!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi – Ballës: Jep leksione për ndarje pushtetesh ti që i bëje presion SPAK-ut për babanë e Suel Çelës!

Bardhi – Ballës: Jep leksione për ndarje pushtetesh ti që i bëje presion SPAK-ut për babanë e Suel Çelës!

February 19, 2026
Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, Manja: Do të ketë gjoba deri në 10 mln euro

Manja nga Kuvendi: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale nuk synojnë imunitet të ri, por balancim të pushteteve

February 19, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Tre mesazhe dhe një akt i McAllister

February 19, 2026
Tensione në Parlament, replika mes Berishës dhe deputetes Mila: Do pendohesh për atë kokë që lëviz

“Rrini si pula para të huajve”, Berisha-mazhorancës: Rama po ju përdor si lolo

February 19, 2026
I përfshirë në skandalet e Epstein-it, arrestohet ish-princi Andrew në Britani

I përfshirë në skandalet e Epstein-it, arrestohet ish-princi Andrew në Britani

February 19, 2026
LIVE! Përplasje në Kuvend, Bardhi kërkon seancë për Ballukun! Balla: S’jua marrim dorën juve për nismat tona

Braçe paralajmëron padi penale ndaj Tatimeve: Tejkaluan çdo afat!

February 19, 2026
KUVENDI LIVE! PD kërkon debat për programin e qeverisë, Balla: Ne ecim vetëm përpara!

Balla: GJKKO ndërhyri në kompetencat e Ramës! Vijojmë nismën tonë për ndarjen e pushteteve

February 19, 2026
VIDEO / Pasi u rrah nga dy të rinj, rikthehet avokati i Metës: Jam bé! Bejlerët nuk thyhen!

VIDEO / Pasi u rrah nga dy të rinj, rikthehet avokati i Metës: Jam bé! Bejlerët nuk thyhen!

February 19, 2026
PE publikon draft raportin për Shqipërinë: Përparim për negociatat. Më shumë punë për pavarësinë e gjyqësorit dhe…

PE publikon draft raportin për Shqipërinë: Përparim për negociatat. Më shumë punë për pavarësinë e gjyqësorit dhe…

February 19, 2026
“Ti ke fjetur me Lulin”, Balla përplaset me Bardhin te ‘Ligjet’, deputeti i PD: Mos u merr me mua se…

Balla zbulon për PD: Mbani telefonët ndezur! Në orën 16:00 Rama takohet me Trump

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In