KAKAVIJË
Komisionerja e BE-së për Punët e Brendshme Ylva Johansson, së bashku me ministrin e Brendshëm të Shqipërisë Blendi Çuçi kanë mbajtur një deklaratë për mediat nga Kakavija.
Johansson deklaroi se policia shqiptare e FRONTEX punojnë së bashku kundër krimeve në kufirin mes Shqipërisë e Greqisë, kurse shtoi se duke qenë se grupet kriminale kanë shtuar pasurinë, është e nevojshme të shkatërrohet çdo aset kriminal i tyre.
Blendi Çuçi: Policia jonë e kufirit patrullon kufirin e gjelbër që ne kemi me Greqinë. Shqipëria ka bërë arritje në bashkëpunim me BE-në në fushën e sigurisë. Shumë shpejt do kemi mbledhje të përbashkët mes Shqipërisë dhe BE-së. Kjo është me rëndësi, përpara se vendi ynë të integrohet në union.
Ylva Johansson: Shqipëria është vendi i parë që ka arritur marrëveshje me FRONTEX, por ka arritur marrëveshje me shtete të tjera në BE. Ky është hap me rëndësi për bashkëpunimin tonë të ngushtë. Forcat shqiptare dhe të FRONTEX punojnë së bashku. Ata punojnë jo vetëm për emigracionin e paligjshëm, por luftojnë edhe krimin. Duhet të luftojmë shumë për të zhdukur kriminalitetin.
Blendi Çuçi: Bashkëpunimi me FRONTEX ka bërë që të kemi kontroll më shumë në kufirin e gjelbër. Sot është bërë e mundur të luftohet krimi i organizuar. E thënë edhe nga Komisionerja e BE-së e përforcon këtë fakt.
Ylva Johansson: Mjedisi dixhital po përdoret shumë nga kriminelët. Drejtësia tani vepron më tepër se dikur. Ne duhet të sigurohemi që krimi, i cili fiton shumë para, të mos paguajë. Emigracioni është rritur, por duhet menaxhuar më mirë kjo çështje. Duhet menaxhuar kthimi i tyre në vendin e origjinës, pasi shumica prej tyre janë pa rregulla në territorin europian.