Super presidenti, Ronald Reagan

The Ronald ka qenë ndër banorët më të mirë të Shtëpisë së Bardhë, duke udhëhequr fuqinë më të madhe plamnetare në vitet e Luftës së Ftohtë. Megjithatë është nënvlerësuar, sidomos për shkak të së kaluarës së tij si aktor. Siç e shpjegon në radhët e mëposhtme autori i një libri të ri që i jep drejtësi konservatorizmit popullor të tij.

Dok: «Djalë nga e ardhmja, më tuaj kush është president i Shteteve të Bashkuara në vitin 1985?».

Marty: «Ronald Reagan».

Dok: «Ronald Reagan? Aktori? Ah! Po zëvendëspresident kush është, Jerry Lewis? Supozoj se Marilyn Monroe është First Lady dhe John Wayne ministër Lufte!».

Ky është një bashkëbisedim i lezeçëm që shfaqet në një skenë të Kthim në të ardhmen (Back to the future), filmi kult i drejtuar nga Robert Zemeckis në vitin 1985. Një dialog që simbolizon me përsosmëri habinë e vërtetë, përzier me një pamje të caktuar mjafueshmërie, që priti ngjitjen e Reagan në Shtëpinë e Bardhë më 1980. Një aktor Hollywood, për më tepër i dorës së dytë, një kauboj, në drejtimin e superfuqisë më të madhe planetare në kulm të Luftës së Ftohtë. Një rrezik për botën, sipas disave, prej atëhere kanë kaluar shumë vite. Të mjaftueshme për t’u mundësuar historianëve dhe shkencëtarëve të politikës që të arrijnë në një vlerësim të matur e të medituar të punës së tij. Megjithatë, thuajse unanimisht, Ronald Reagan konsiderohet ndër presidentët më të mirë në historinë e Shteteve të Bashkuara, «ai që ka fituar Luftën e Ftohtë pa e shkrepur një pushkë», siç do të thotë Margaret Thatcher. Karakterizimi që Reagan do t’i japë një periudhe të gjatë të historisë amerikane e botërore, me politikën novatore ekonomike dhe të jashtme, do të të bëhet një «izëm», domethënë reaganizëm.

Kur në vitin 1980 Jimmy Carter përfundon presidencën e tij, inflacioni është në masën 12.5%, ndërsa kur do të largohet Reagan, në vitin 1988, do të jetë në masën 4.4%. papunësia zbret nga 7.5% në 5.4%. Olivier J. Blanchard, Drejtor i Departamentit të Ekonomisë në Massachusetts Institute of Technology (MIT) dhe më pas Kryeekonomist në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), ka konkluduar se «të dy reformat fiskale (në periudhën 1981 – 1983 dhe në 1986) e kanë modifikuar thellësisht panoramën. Investimet janë mbrojtur nga efektet e një politikë rigoroze monetare antiinflacioniste dhe shumë deformime janë reduktuar».

Në se sot vitet Tetëdhjetë kujtohen si një sezon i lumtur mirëqenieje, kjo i detyrohet asaj shtytje optimizmi, pragmatizmi dhe modernizimi që Reagan diti të ngulisë në Shtetet e Bashkuara dhe, për pasojë, në të gjitha vendet e industrializuara të Perëndimit. 40 vjet nga inaugurimi i tij në Shtëpinë e Bardhë, debati historiografik lidhur me figurën e Reagan ka përfunduar duke i njohur rolin aktiv dhe përcaktues në rindërtimin material e moral të Perëndimit, sukseset e një ekonomie që ka rikuperuar efikasitetin dhe prosperitetin, triumfet e një politike të jashtme që ka mbyllur në mënyrë paqësore Luftën e Ftohtë dhe ridhënë krenari Shteteve të Bashkuara, pas krizës së besimit të shkaktuar nga humbja në Vietnam.

I lindur më 6 shkurt të vitit 1911 në Tampico, një lagje me pak më shumë se 849 shpirtëra, aq e vogël sa nuk kishte mjek.

Një rrugë e vetme e vërtetë dhe deri plot pluhur, Main Street, ku gjendet edhe dyqani ku punon i ati. Sipër është shtëpia e tyre. Një vend i ngjashëm me atë të shumë vendeve të tjera të provincës amerikane. Në të ardhmen, Ronald Reagan do të vetëquhet një «republikan nga Main Street», një mënyrë për të nënvizuar vërtetësinë e prejardhjes së tij. I ati është një katolikm irlandez, i alkoolizuar, që kalon nga një punë e përkohshme tek tjetra, gjë që e shtyn familjen në një varfëri ekstreme. E ëma është një grua fetare, që i përket Kongregacionit të Dishepujve të Krishtit. I edukon fëmijët me ndershmëri e respekt dhe u injekton atyre rëndësinë e studiuarit për të dalë nga varfëria. Në vitin 1920, pas një tentative të pafat për t’u vendosur në Chicago, familja shkon në Dixon, një qytezë tjetër e Illinois. Këtu familja Reagan kalon Depresionin e Madh, që e bën babain të papunë dhe i rëndon akoma më shumë kushtet ekonomike të familjes dhe ashpërsinë e jetës. Edhe një vakt i kënaqshëm në tavolinë është bërë problem. Pamjet dhe vuajtjet e këtyre viteve të tmerrshme do ta shoqërojnë Ronald Reagan gjatë gjithë jetës dhe do t’i shënojnë konturin prej eksponenti të së djathtës sociale.

Në vitin 1980, mbrëmjen e triumfit të madh elektoral që e konsakron si President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vëllai i tij i vetëm Neil do t’i thotë: «Kushedi se çfarë feste do të bëjnë sonte në Dixon». «Do të më pëlqente të isha aty, t’i shikoja nga ndonjë cep», i përgjigjet ai. Gjatë fushatës elektorale, një gazetar e pyet sesi e imagjinonte që e shikon amerikanët dhe ai, duke shfaqur të qeshurën e tij tipike, ja ktheu: «Do të qeshnin nëse do ju thuja se ndoshta tek unë shikojnë vetëveten dhe se jam njëri prej tyre? Në thelb, nuk kam qenë kurrë në gjendje aq të dallohem, as të mendoj se në një farë mënyre jam i ndryshëm prej tyre».

Reagan është një djalosh provincial që shërben si roje plazhi në Lowell Park, në brigjet e Rock River, dhe pagën e vogël dhe bakshishet ja jep së ëmës.

Një djalosh i thjeshtë dhe i qeshur, që kur pranohet në kolegj me një bursë studimi për merita sportive, shërben në mensë dhe lan pjata për kolegët e tij që të paguajë librat dhe strehimin. Nuk dëshpërohet prej gjendjes së tij dhe nuk heq dorë nga ëndërrat: u diplomuar në Ekonomi, refuzon punësimet banale dhe përshkn më këmbë thuajse të gjithë Illinois, si edhe të gjithë shtetet kufitare me të për të realizuar ëndërrën e tij: të bëhet radiokronist sportiv. Shumë i ri, ja arrin dhe bëhet yll, një zë i çmuar dhe i ndjekur në të gjithë Midwest.

I afruar në Hollywood thuajse rastësisht, heq dorë nga një karrierë e mirë në lëmin e gazetarisë sportive për të tentuar të çajë në botën e kinemasë. Do të quhet «aktor i serisë B», që punon shumë, por në prodhime me nivel të dobët apo në role të vogla. Ai nuk e vret edhe aq shumë, pasi fiton mirë dhe arrin ta nxjerrë veten dhe familjen e tij nga varfëria. Në realitet, punon me yjet më të mëdha të Hollywood, nga Olivia de Havilland tek Errol Flynn, nga Bette Davis tek Jane Wyman (që do të jetë edhe gruaja e tij e parë) dhe shumë të tjerë. Në vitin 1960 senatori i Arizona, kampion i së djathtës republikane, Barry Goldwater boton librin The Conscience of a Conservative (Vetëdija e një konservatori), shumë më tepër se një platformë programatike, një manifest kulturor në kuptimin e vërtetë të fjalës. Lindi konservatorizmi popullor, risi e vërtetë në terrenin e filozofisë politike në Shtetet e Bashkuara të pasLuftës së Dytë Botërore. Megjithatë, politikan tejet intelektual, Goldwater nuk arrin t’i përkthejë këto ide në fitore elektorale në presidencialet e vitit 1964, në sfidën ndaj demokratit Lyndon Johnson, që i stërfiton primaret. Por në orët e fundit të fushatës elektorale ndodh një fakt i destinuar që të shënojë të ardhmen. Stafi republikan vendos se i takon oratorit brilant Ronald Reagan, për llogari të kandidatit Goldwater, që të mbajë diskutimin përmbyllës; pavarësisht humbjes së Grand Old Party (GOP) në garën për Shtëpinë e Bardhë, diskutimi A Time for Choosing rezulton një sukses i mahnitshëm.

Në vitet në vazhdim do të citohet mijëra herë, i quajtur thjesht «The Speach», diskutimi që në fakt i dorëzon Ronald Reagan udhëheqjen politike e lëvizjes konservatore amerikane. Një dëshmi që ish aktori e kap menjëherë, duke arritur në ndërmarrjen që të arrijë të zgjidhet në vitin 1966, guvernator në një prej shteteve më të rëndësishme, California, ndër më të pasurit e më popullorët të traditës demokrate. Drejtimi i California, përveçse e ka konsakruar Reagan midis figurave të spikatura të Partisë Republikane, rezulton laboratori social i revolucionit konservator të tij, sidomos në ekonomi.

Në tetë vitet e mandatit të tij si guvernator, California bëhet një prej ekonomive më dinamike e më novatore të botës dhe sheh lindjen e Silicon Valley.

Fitorja elektorale e Reagan në vitin 1980 është thuajse e pashmangshme. Është ringritja që Amerika prej dhe që ai e interpreton në mënyrë të përkryer. Fiton në 44 shtete, duke i lënë presidentit në largim vetë 6 shtete dhe Distriktin e Columbia, 489 Votues të Mëdhenj kundrejt vetëm 49. Edhe në termin e votave absolute, fitorja e Ronnie është dërrmuese, 50.7% kundrejt 41% për Carter. Një fitore që tërheq të gjithë Partinë Republikane. Qëndrimi më i përhapur në Europë, përjashtim vetëm për atë që do të bëhet aleatja e tij më e mirë, Margaret Thatcher, është ai një skepticizmi në kufijtë e përqeshjes. Zgjedhja e tij në Shtëpinë e Bardhë klasifikohet si një amerikanatë me shije të keqe. Shumë gazeta europiane e fshinë thuajse krejtësisht atë që Reagan kishte qenë për dy mandate Guvernator i California. Ai nuk i përgjigjet skeptikëve ose ua kthen, me një ironi të thellë, denigruesve. «A mundet një aktor të jetë president?», e pyet një intervistues. Përgjigja: «A mundet një president të mos bëjë aktorin?».

Vite më vonë, duke i shkaputur nga një gjykim i parë, historiani Eric J. Hobsbawm në librin e tij të njohur Shekulli i shkurtër do të shkruante: «Reagan, ndoshta pikërisht pse ka qenë një aktor hollywoodian i dorës së dytë, e kuptoi më mirë gjendjen shpirtërore e popullit të tij dhe thellësinë e plagëve shkaktuar krenarisë së tij». Faktet do t’i japin historisë një prej prej presidentëve më të mirë amerikanë të të gjitha kohërave, ndoshta trashëgimtari i vërtetë i Abraham Lincoln për nga forca morale dhe frymëzimi nga vlerat e lirisë. Pas dekadash influence keynesiane, rifillohet nga frymëzimet filozofike të Hobbes, Locke dhe Tocqueville, për të afirmuar përparësinë e individit, me të drejtat e tij natyrore, lidhur me shtetin dhe shoqërinë. Në janarin e 2008 figura e Ronald Reagan do të bëhet shkëndija e një grindjeje të zjarrtë verbale midis dy kandidatëve krzesorë demokratë për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton dhe Barack Obama, në një debat televiziv të organizuar nga CNN në South Carolina, në pritje të primareve në këtë shtet.

Obama nuk do të ketë dyshime të pohojë se ka admirim të madh e të sinqertë për Reagan, gjë që nuk do t’i pëlqejë Hillary Clinton. Reagan i mbyll tetë vitet e tij me Shtëpinë e Bardhë me pëlqim edhe me të madh se ai që gëzonte kur ishte zgjedhur, herën e parë e të dytë, dhe me një tregues popullariteti edhe më të madh se ai i Ike Eisenhower që kishte qenë ndër presidentët më të pëlqyer të pasluftës.

(nga Panorama)

Përgatiti ARMIN TIRANA

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com