• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Komisioneri i Mbrojtjes: 9 banka nuk ruajtën të dhënat

by
15/05/2015 11:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në zbatim të ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, ka realizuar hetime administrative në sektorin e “Bankave të Nivelit të Dytë” dhe në atë të “Shoqërive Kursim-Krediti dhe Unioneve të tyre”.

Këto subjekte, në kuptim të ligjit të sipërpërmendur janë kontrollues dhe kanë detyrimin për të njoftuar Zyrën e Komisionerit.

Këto institucione janë ndër kontrolluesit më të fuqishëm përsa i përket sasisë, larmisë së infomacionit personal dhe kategorive të subjekteve, të cilëve u përpunohen këto të dhëna dhe ky proces ka impakt të rëndësishëm e të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve.

Gjithashtu, Zyra e Komisionerit e vlerëson si mjaft të rëndësishme edhe ruajtjen e konfidencialitetit në sektorin bankar dhe në atë financiar jo-bankar.

Këto hetime administrative nga Zyra e Komisionerit janë realizuar mbi bazë ankesash nga qytetarë, por edhe kryesisht. Gjatë realizimit të këtyre procedurave janë evidentuar disa problematika në marrëdhëniet e këtyre institucioneve me klientët, por edhe me palë të treta. Për këto arsye, Zyra e Komisionerit ka vendosur t’u rekomandojë rast pas rasti subjekteve kontrolluese në sektorin bankar dhe atë financiar jo-bankar. një seri ndryshimesh konkrete procedurale, për përmbushjen e dispozitave të ligjit Nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar.

Njëkohësisht, në lidhje me konstatimet e verifikuara, Zyra e Komisionerit i ka rekomanduar edhe Bankës së Shqipërisë, në cilësinë e organit mbikqyrës të drejtpërdrejtë të sektorit bankar dhe atij financiar jo-bankar, të monitorojë zbatimin e dispozitave të ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Next Post

Qeveria propozon rritjen e pensioneve të akademikëve dhe pedgogëve sipas gradave shkencore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com