• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Qeveria propozon rritjen e pensioneve të akademikëve dhe pedgogëve sipas gradave shkencore

by
15/05/2015 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria, përmes një projektligji të depozituar në parlament, propozon rritjen e masës së kontributeve për pensionet suplementare për punonjësit e sistemit universitar dhe akademik me grada shkencore, nga 3.5% në 5%.

Drafti synon të reformojë skemën e pensioneve suplementare për kategorinë e punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë.

Reforma konsiston në rritjen e masës së kontributeve shoqërore për të gjithë ata punonjës të sistemit të arsimit të lartë dhe akademik që kanë grada shkencore dhe që punojnë në institucionet publike.
Ligji ekzistues e përcakton masën e kontributit për personat me tituj shkencorë të punësuar në institucionet publike në masën 3.5% të pagës referuese dhe për personat e punësuar në institucionet private në masën 7% të pagës referuese. Ndërkohë që masa e përfitimit ka qenë pak a shumë e njëjtë.

Në këto kushte, ashtu siç është përcaktuar edhe ne “Dokumentin e politikave të pensioneve”, i miratuar në Këshillin e Ministrave, për përmirësimin e situatës financiare aktuale të kësaj skeme, për reduktimin e subvencioneve buxhetore dhe përmirësimin e parimit kontributiv, parashikohet të merren masa që rritin të ardhurat e skemës nëpërmjet rritjes së normës së kontributit për të punësuarit në sektorin publik, duke e bërë atë 5% të pagës referuese.

Aktualisht, në këtë skemë janë 595 përfitues dhe 510 kontribues. Gjithashtu, sipas të dhënave, rezulton se janë edhe rreth 400 persona të tjerë me tituj shkencorë, të cilët nuk janë pjesë e skemës. Shpenzimet totale janë 98. 525. 373 lekë dhe të ardhurat nga kontributet janë vetëm 26.928.000 lekë. Pra, me të ardhurat nga kontributet mbulohen vetëm 27% e shpenzimeve të skemës dhe buxheti i shtetit mbulon përmes subvencioneve pjesën tjetër prej 73% ose 71.597.373 lekësh.

Kështu, në dispozitat që paraqiten për shqyrtim përcaktohet rritja e masës së kontributit në 5% të pagës referuese për personat me tituj shkencorë të punësuar në institucionet publike, e cila sjell edhe rritje të lehtë të të ardhurave të skemës në masën 5 milionë lek në vit. Por, ndërsa rrit masën e kontributeve në 5%, nisma në fjalë mban në të njëjtat nivele masën e përfitimit të pensionit.

Një tjeter ndryshim me rëndësi është se tashmë masa e pensionit suplementar nuk mund të jetë më e madhe se dyfishi i pensionit të pleqërisë. Gjithashtu, këto ndryshime parashikojnë një harmonizim më të mirë dhe të njësuar të të drejtave nga sigurimi suplementar i të gjithë personave me tituj shkencorë, pavarësisht faktit nëse punojnë në institucione publike apo private.

Next Post

Edhe Arta Bajrami ekzpozon të pasmet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjike në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Tragjike në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

July 18, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Plaga, Flamingot dhe Aristoteli

July 18, 2026
Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

July 18, 2026
Numri i turistëve u rrit në korrik, INSTAT: 2.7% më shumë se i njëjti muaj i vitit të kaluar

Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

July 18, 2026
Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

July 18, 2026
VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

July 18, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Frikacakët e politikës, “mulizmi” dhe kështjella e Berishës

July 18, 2026
Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë, 46 u arrestuan

Zjarri mund të shuhet, por pasojat e tij vazhdojnë të mbeten në ajër

July 18, 2026
Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

July 18, 2026
“Opozita nuk vjen në pushtet me kryetarin non grata”, Martin Leka: Ja pse Trump nuk e ndryshon vendimin për Berishën

Sherr në Kuvendin e protestës, Leka: Degradimi nisi me pjesëmarrjen e vijoi me fjalorin dhe dhunën

July 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In