Partia Socialiste ka akuzuar PD për shkelje të përcaktimeve të Kodit Zgjedhor.
PS ka bërë publike një foto, me anë të cilës shpjegon se në disa qendra votimi, komisionerët e Partisë Demokratike kanë shkelur përcaktimet e Kodit Zgjedhor, duke ekspozuar në ambientet e brendshme material propagandistik partiak dhe me siglën e kësaj force politike.










