• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Komisariatit Dixhital/ 2 627 raportime, mbi 10 mijë shkarkime në 2 javë

by
30/05/2015 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

2 627 raportime, mbi 10 mijë shkarkime nga Play Store është bilanci dy javor i Komisariatit Dixhital i prezantuar nga Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri më 13 maj.

Komisariati Dixhital, një aplikacion për telefoninë e lëvizshme të zgjuar ka gjetur përdorim të gjerë në vendin tonë. Ky aplikacion, që i jep mundësi të gjithë përdoruesve të denoncojnë paligjshmërinë përmes një kliku në celularin e tyre është përqafuar nga më shumë se 10 000 përdorues të telefonisë së zgjuar të lëvizshme të vendit tonë, teksa numri i denoncime është duke iu afruar numrit 3 000.

11049558_955463457837147_8714332441491377993_nBurime nga Ministria e Brendshme kanë bërë të ditur se numri më i lartë i denoncimeve ka qenë me përmbajtje administrative. Mbi 60% të denoncimeve lidheshin me shkelje të ndryshme të kodit të qarkullimit rrugor. Denoncimet e tjera lidhen me vjedhjet, ndërtimet pa leje, por edhe konfliket të çastit, të cilat falë denoncimeve dhe ndërhryjes së shpejtë të Policisë së Shtetit janë asgjësuar.

Mësohet se përdorimin më të lartë ky aplikacion i “zgjuar” e ka gjetur në kryeqytet, teksa nuk ngelen pas qytete si Durrësi, Vlora, Elbasani, Shkodra e Korça, Lushnja e FIer, edhe pse përmes programeve të ndryshme në rrethe të ndryshme të vendit, ky aplikacion po njeh rritje edhe në zonat rurale, ku denoncimet kryesore në këto zona kanë qenë ndërtimet pa leje dhe konfliktet e çastit.

Aplikacioni Komisariati Dixhital është një mundësi e mirë për të gjithë qytetarët Shqiptarë, për t’i ardhur në ndihmë komunitetit ku jetojnë, duke denoncuar vetëm përmes një klikimi shkeljet e ndryshme ligjore me të cilat hasen gjatë ditës.

Ky aplikacion shkarkohet mjaft lehtë në Play Store, për telefonat e zgjuar të lëvizshëm me programin Android, ndersa për telefonat e Lëvizshme të zgjuar IPhone ky aplikacion shkarkohet nga App-Store. Shkarkimi i programit kërkon vetëm 10 sekonda më tej qytetari ka mundësi përmes ndjekjes së udhëzimeve që ka në komisariati-dixhital-b5fe88-h900program të denoncojë në anonimintet të plotë një ngjarje, teksa i jepet mundësia, gjithnjë në rast se denoncuesi ka dëshirë, të mund të zbulojë identietin e tij, që gjithnjë do të jetë vetëm në duart e Policisë.

Hapi i parë pasi shkarkohet programi është hapja e një dritare me  6 opsione për denoncim:
1. Parkim i gabuar/Aksidente
2. Ndërtime pa Leje;
3. Korrupsion;
4. Vjedhje;
5. Armëmbajtje, Dhunë/Konflikte të ndryshme dhe
6. Ankesa të tjera.

Poshtë këtyre 6-të mundësive në drejtim vertikal jepen tre opsione të tjera:
I pari është rrjeshtimi i të gjitha denoncimeve të bëra nga të gjithë përdoruesit. Së dyti është listimi i denoncimeve të bëra nga vetë përdoruesi në fjalë dhe së treti është opsioni për të marrë informacione për programin.

komisariati-dixhital-fc3aa1-h900Pasi klikon njërin prej 6-të opsioneve, dritarja e dytë është ajo ku plotësohen të dhënat e denoncimit:

A. Foto,
B. Përshkrimi i ngjarjes,
C. Qyteti apo Fshati ku ka ndodhur ngjarja, si dhe Adresa dhe

Më tej janë dy pyetje:

1. A dëshironi që denoncimi të bëhet anonim dhe
2. A dëshironi zbulimin e koordinatave, pra që policia përmes GPS zbulon vendodhjen tënde dhe përmes kësaj vendngjarjen. Në të dyja rastet përdoruesi e ka në dorën e tij përzgjedhjen e pëgjigjes.

Në rast se i përdoruesi i thotë po anonimitetit, atëherë ai duhet të plotësoje dhe tre vende të tjera bosh, emrin, mbiemrin, numrin e celularit dhe adresën e tij të E-Maili-t. Pasi plotëson të gjitha fushat dërgon denoncimin, i cili merret në shqyrtim menjëherë nga punonjësit e policisë.

Tek listimi i denoncimeve, bashkangjitur denoncimit vihet re një shenjë dhe këtu sërish janë tre mundësi. Një sy, ccka do të thotë që Policia po vlerëson ngjarjen. Një kryq, që do të thotë se ngjarja rezultoi jo e vërtet dhe  treta është një ticket, që do të thotë që ngjarja është vlerësuar dhe janë marrë masat përkatëse me sukses të plotë. ATA

Next Post

Zgjedhjet Cërrik/ Toska: Gratë do të marrin atë që meritojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngushtica e Hormuzit në qendër të samitit, NATO dhe vendet e Gjirit kërkojnë zgjidhje për sigurinë detare

Ngushtica e Hormuzit në qendër të samitit, NATO dhe vendet e Gjirit kërkojnë zgjidhje për sigurinë detare

July 7, 2026
Dhuna mes adoleshenteve në Fier, psikologia Valbona Treska: Përgjegjësia kryesore fillon nga familja

Dhuna mes adoleshenteve në Fier, psikologia Valbona Treska: Përgjegjësia kryesore fillon nga familja

July 7, 2026
Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

July 7, 2026
“Kompensim më i shpejtë, ulëse falas për fëmijët dhe ndryshime për bagazhet”, miratohen rregullat e reja për udhëtimet ajrore në BE

“Kompensim më i shpejtë, ulëse falas për fëmijët dhe ndryshime për bagazhet”, miratohen rregullat e reja për udhëtimet ajrore në BE

July 7, 2026
Protesta, pelikanët e harruar, vezët mbi deputetë dhe një arkivol

Protesta, pelikanët e harruar, vezët mbi deputetë dhe një arkivol

July 7, 2026
Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

July 7, 2026
“Shqipëria kërkon revolucion”, protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

“Shqipëria kërkon revolucion”, protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

July 7, 2026
Habi dhe humor në protestë, qytetarët lënë mesazhet politike dhe nisin përshëndetjet për shoqërinë (VIDEO)

Habi dhe humor në protestë, qytetarët lënë mesazhet politike dhe nisin përshëndetjet për shoqërinë (VIDEO)

July 7, 2026
“Athina e përfshirë në protestë”, Demiraj: Ju kisha paralajmëruar! Tubimet do fillonin më herët, por ndikoi konflikti i Iranit

“Athina e përfshirë në protestë”, Demiraj: Ju kisha paralajmëruar! Tubimet do fillonin më herët, por ndikoi konflikti i Iranit

July 7, 2026
Trump: Aleatët e NATO-s i vura në provë kur u kërkova mbështetje gjatë luftës kundër Iranit

Trump: Aleatët e NATO-s i vura në provë kur u kërkova mbështetje gjatë luftës kundër Iranit

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In