• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Zgjedhjet Cërrik/ Toska: Gratë do të marrin atë që meritojnë

by
30/05/2015 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati  i përbashkët i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” , për Bashkinë e Cërrikut, z. Altin Toska i shoqëruar nga Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, znj. Mesila Xhelili, si dhe  personalitete të së majtës, ka zhvilluar një bashkëbisedim me vajzat dhe gratë e këtij qyteti.

Në fjalën e tij, z. Toska shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen që këto gra në të gjithë bashkinë e re po i japin atij si kandidat gjatë këtyre ditëve. Z. Toska garantoi se ai do të jetë një mbështetje për ato, duke i  qëndruar më pranë  problemeve të tyre.

Kandidati i ASHE-së u shpreh se Bashkia e re do të ndjekë politika të qarta të cilat do të synojnë gjenerimin vendeve të reja të punës dhe veçanërisht për rritjen e punësimit për gratë dhe vajzat.

Duke vlerësuar nismën për forcimin e rolit të gruas në vendimmarrje dhe përfaqësimin e saj me 50 % në Këshillin Bashkiak, z. Toska premtoi për një vëmendje më të madhe ndaj problematikave dhe për zgjidhjen e tyre.

“Gratë do të marrin atë që meritojnë,sepse ato janë heroina. Do të dëgjohet zëri i tyre, do të merren vendime në interes të tyre dhe do të më kenë mbështetje për çdo problem. Bashkia e re e Cërrikut  do të ketë shumë projekte dhe plane konkrete, dhe  padyshim do të jetë një prioritet punësimi i grave dhe vajzave”, theksoi z. Toska.

Ndërkohë, në vijim të takimeve elektorale, kandidati  i përbashkët i “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, për Bashkinë e Cërrikut, z. Altin Toska  i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Bordit të Kullimit, z. Astrit Xhelili, si dhe personalitete të së majtës, zhvilluan një takim me banorët e fshatit Shtëpanjë , në komunën e Gostimës.

Toska inspektoi nga afër kanalin vaditës të Banjës, i lënë në harresë prej vitesh. Gjatë bashkëbisedimit, kandidati i ASHE-së u premtoi banorëve të kësaj zone, se do të ndërhyjë urgjentisht për restaurimin e këtij kanali vaditës, madje dhe para zgjedhjeve të 21 qershorit.

Një tjetër ndalesë e z.  Altin Toska dhe ekipit të tij ishte lagjja “ Bakallarë” në komunën e Gostimës, ku premtoi se  problemi i vaditjes së tokave bujqësore do të marrë fund, dhe shumë shpejt  do të ndërhyjë në furnizimin me ujë nga kanali i Naum Panxhit, si dhe të kanalizimeve të ujërave te bardha dhe të zeza.

Toska garantoi se gjatë katër viteve të drejtimit të Bashkisë së Cërrikut, do të ketë një vëmendje më të madhe për përmirësimin e infrastrukturës rrugore e bujqësore, të cilat sipas tij, do të jenë në listën e planeve konkrete dhe afatgjata të bashkisë së re.

Next Post

Tritoli tek "Vasil Shanto", objekti prej kohësh "mollë sherri" e pronarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngushtica e Hormuzit në qendër të samitit, NATO dhe vendet e Gjirit kërkojnë zgjidhje për sigurinë detare

Ngushtica e Hormuzit në qendër të samitit, NATO dhe vendet e Gjirit kërkojnë zgjidhje për sigurinë detare

July 7, 2026
Dhuna mes adoleshenteve në Fier, psikologia Valbona Treska: Përgjegjësia kryesore fillon nga familja

Dhuna mes adoleshenteve në Fier, psikologia Valbona Treska: Përgjegjësia kryesore fillon nga familja

July 7, 2026
Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

July 7, 2026
“Kompensim më i shpejtë, ulëse falas për fëmijët dhe ndryshime për bagazhet”, miratohen rregullat e reja për udhëtimet ajrore në BE

“Kompensim më i shpejtë, ulëse falas për fëmijët dhe ndryshime për bagazhet”, miratohen rregullat e reja për udhëtimet ajrore në BE

July 7, 2026
Protesta, pelikanët e harruar, vezët mbi deputetë dhe një arkivol

Protesta, pelikanët e harruar, vezët mbi deputetë dhe një arkivol

July 7, 2026
Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

July 7, 2026
“Shqipëria kërkon revolucion”, protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

“Shqipëria kërkon revolucion”, protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

July 7, 2026
Habi dhe humor në protestë, qytetarët lënë mesazhet politike dhe nisin përshëndetjet për shoqërinë (VIDEO)

Habi dhe humor në protestë, qytetarët lënë mesazhet politike dhe nisin përshëndetjet për shoqërinë (VIDEO)

July 7, 2026
“Athina e përfshirë në protestë”, Demiraj: Ju kisha paralajmëruar! Tubimet do fillonin më herët, por ndikoi konflikti i Iranit

“Athina e përfshirë në protestë”, Demiraj: Ju kisha paralajmëruar! Tubimet do fillonin më herët, por ndikoi konflikti i Iranit

July 7, 2026
Trump: Aleatët e NATO-s i vura në provë kur u kërkova mbështetje gjatë luftës kundër Iranit

Trump: Aleatët e NATO-s i vura në provë kur u kërkova mbështetje gjatë luftës kundër Iranit

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In