• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Komiku i famshëm francez që imiton shqiptarët, është… shqiptar!

by Aalison Pearse Stevens
25/06/2016 13:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjithë i kemi parë videot e humoristit francez gjatë evropianit dhe kemi mbajtur barkun me dorë për mënyrën sesi ai i portretizon shqiptarët dhe sa mirë e flet shqipen. Dialekti i tij i jugut, frazat tipike shqiptare ndërthurur me humorin ironik, na ka vënë të gjithëve në pikëpyetje nëse është vërtetë francez, nëse skeçet e tij janë të dubluara apo nëse është shqiptar.

Dritare.net ka realizuar një intervistë me humoristin më hit të internetit për shqiptarët, Gilles Bellatre.

Skeçet tuaja janë bërë hit mes shqiptarëve. E dinit këtë, si ndjeheni?

Përshëndetje dhe faleminderit për vëmendjen që po më jepni. Po, e di sepse shumë veta më kanë shkruar dhe përgëzuar. Ndjehemi shumë i lumtur për këtë fakt.

A mund të na thoni diçka për jetën tuaj, kush jeni, me çfarë merreni në Francë, cili është profesioni juaj?

Jam Gilles Bellatre, 28 vjeç. Jetoj me prindërit e mi në Nisë, në jug të Francës dhe studioj për mjekësi. Jam në vitin e fundit, më ka mbetur edhe një vit dhe përfundoj. Por komedia është pasioni im. Realizoj shumë video humoristike, kam dalë edhe në televizion dhe tani njerëzit më njohin në rrugë. Në fakultetin e mjekësisë në Francë, të gjithë studentët i njohin skeçet dhe batutat e mia mjekësore, madje edhe pacientët e mi në spital i dinë ato. Është kaq bukur.

Është e padiskutueshme që ju flisni shumë mirë shqip, aq shumë sa të bën të dyshosh nëse je francez apo shqiptar? Kur e keni mësuar shqipen, kush jua ka mësuar?

Kam mësuar shqip kur isha në shkollë të mesme… bëj shaka. Çdokush mund të flasë shqip, edhe ata që nuk kanë origjinë shqiptare. Ndërsa unë, kam origjinë shqiptare… epo do thosha më shumë se origjinë. Unë kam lindur në Fier dhe kam ardhur në Francë kur isha 7 vjeç. Pra jam 100% shqiptar!

Si si, jeni shqiptar? Po ju keni emër francez? Keni vetëm nënën shqiptare?

Jo, të dy prindërit e mi janë shqiptarë. Gilles Bellatre është emri im i artit, ndërsa emrin e vërtetë e kam Andi Bitri. Tingëllon totalisht shqiptar apo jo?!

Ngjan plotësisht shqiptar. Pra nuk e ke pasur të vështirë të bësh skeçe në shqip?

Jo, e kam pasur dhe e kam. Pavarësisht se jam shqiptar, kam ikur i vogël dhe shqipen e kam të vështirë ta flas. Por mundohem ta praktikoj me prindërit dhe të flas me to vetëm në shqip.

Çfarë ndjehesh më shumë, francez apo shqiptar?

Unë kam dy vende në zemrën time, Shqipërinë dhe Francën, por sot jam një djalë i ri francez, është normale. Gjithsesi, jam krenar që kam këto dy kultura.

Si erdhi ideja për të realizuar skeçe në shqip, për shqiptarët?

Vendosa të realizoj skeçe mbi Shqipërinë sepse e dashuroj mënyrën e tyre të të jetuarit, gjuhën dhe personalitetin e tyre. Sigurisht që është humor, e gradës së dytë… Jam i lumtur dhe krenar që kam realizuar skeçe për vendin tim të lindjes. Shumë nga miqtë e mi francezë kanë zbuluar Shqipërinë nga këto video dhe e kanë pëlqyer shumë atë.

Çfarë përshtypjesh ke marrë deri tani nga shqiptarë apo francezë?

Kam mbetur i çuditur nga përshtypjet që kam marrë, shumë mesazhe, përgëzime dhe përshëndetje nga shqiptarë në të gjithë botën. Ata janë shumë të mirë. Mund të them se kam marrë përshtypjet më të mira nga kjo eksperiencë.

Do vazhdoni të realizoni video për shqiptarët apo tani që mbaroi evropiani për ne, nuk do të ketë më humor?

Më pëlqen jashtëzakonisht shumë të bëj skeçe për Shqipërinë dhe mendoj se do vazhdoj të bëj të tjera. Është një nder për mua të tregoj këta njerëz të shkëlqyer dhe uroj që të gjithë të kenë mundësinë të vizitojnë Shqipërinë, pasi jam i sigurt se do të riktheheshin. Para disa vitesh isha me shokët e mi në Shqipëri dhe sot e kësaj dite, ata mendojnë se ai ka qenë udhëtimi i tyre më i bukur./dritare.net

Next Post

Siguria Ushqimore: Perimet e serave shqiptare janë tërësisht të pastra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In